Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Boksieri Nuri Seferi ne Shkoder
Boksieri Nuri Seferi ne Shkoder E-mail
Thursday, 15 March 2007
boksieri_nuri_seferiMe ftesë të trajnerit të kombëtares së boksit shqiptar Zef Gjoni ka mbërritur në qytetin e Shkodrës boksieri I njohur shqiptar me banim në Zvicër Nuri Seferi. Drejtuesit e klubit Vllaznia I kanë rezervuar atij një pritje të ngrohtë dhe miqësore, duke qënë të pranishëm edhe boksierët shkodranë, dhe autoritete të pushtetit vendor. I shoqëruar nga Agron Haxhihyseni, një mik I ngushtë I tij, boksieri I talentuar shqiptar ka kaluar një ditë të këndshme në qytetin verior, të cilën e ka shfrytëzuar në disa plane. “Jam shumë I lumtur që jam në Shkodër, pasi është hera e parë që vij në këtë qytet”, thotë Seferi, duke theksuar se për boksierët dhe traditën e këtij qyteti kam dëgjuar shumë edhe nga Zvicra ku jetoj. Por, më së shumti, për nivelin e boksit shkodran më ka folur shumë edhe miku dhe kolegu im boksier, shkodrani Artur Drini, I cili bokson prej disa vitesh me shumë sukses në Gjermani. Ndaj, dhe shpresoj, që tani e prapa do të kem një bashkëpunim të ngushtë me boksin shkodran përmes trajnerit Zef Gjoni”.
“Tajsoni shqiptar” Nuri Seferi një vizitë në Shkodër
 
Boksieri shqiptar me banim në Zvicër, I cili me 26 maj ndeshet në Zvicër për titull europe ka vizituar Shkodrën duke zhvilluar një bisedë të zgjeruar me trajnerin Zef Gjoni, duke kërkuar të bashkëpunojë me boksierët e talentuar të Vllaznisë në kultivimin e boksit profesionist
 
 
                                              nuri_seferi  Karriera
 
Është 31 vjeç, ka lindur në Gostivar të Maqedoinisë dhe banon në Zvicër. Në boksin profesionist bokson që nga viti 1999, karriera e të cilit përmban 18 fitore, ndër të cilat 14 me nokaut dhe pesë humbje. Aktualisht, kategoria e boksimit të tij është në Cruiserëeight(ËBOI dhe nisur nga stili I boksimit, forca e goditjes së grushtit dhe elemente të tjera të boksimit, fansat e tij të shumtë që e ndjekin në ballafaqimet profesioniste të ringut, e kanë për dëshirë ta thërrasin si “Tajsoni shqiptar”. Së bashku me të në Zvicër konkuron edhe I vëllai I Sefer Seferi, madje në të njëjtën peshë, duke ofruar shpesh herë edhe duele të ashpra stervitore në ring. Edhe pse, gjatë të gjithë karrierës së tij, ndeshjet I ka zhvilluar në Zvicër dhe vende të tjera të botës, kudo që ka boksuar ai ka respektuar flamurin shqiptar, madje edhe kostumin e ka tërëisht me dizenjon kombëtare, ku sspikasin  kryesisht figurat e Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit, për të cilat ai thotë se janë dy figurat më të mëdha të kombit shqiptar. Vlerat e tij si boksier kanë ngacmuar jo pak autoritetet e boksit të Maqedonië dhe Zvocrës për të boksuar në emër të tyre, por, ai asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë. Duke shpresuar në marjen sa më shpejt të jetë e mundur të pasaportës shqiptare, një gjë të tillë ai dëshiron ta bëjë zyrtarisht për Shqipërinë, madje ringu, mundësisht të jetë I instaluar në Tiranë.
 
                                    Bashkëpunimi me trajnerin Gjoni
 
Të njëjtën kënaqësi që shpreh Nuri Seferi për praninë e tij në Shkodër, paraqet edhe shkodrani Zef Gjoni, I cili vlerëson së tepërmi kontaktin me këtë sportist, të cilin ai e quan si një nga nundësitë më të mira për të ngritur sa më lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Faktikisht, për Nurin më ka folur boksieri im Artur Drini, I cili bokson në Gjermani, dhe në një farë mënyre, ai e ka adresuar të jetë sot në Shkodër”, thotë trajneri Gjoni. Më pas, ai tregon se :kemi folur gjatë për një bashkëpunim të mundshëm që boksi shkodran do të ketë me këtë boksier, dhe përmes tij, edhe me atë pjesë të diasporës që është rreth tij. Konkrertisht Gjoni sqaron se Nuriut, fillimisht I ka pëlqyer së tepër boksieri I talentuar shkodran Jetmir Kuçi, për të cilin ka premtuar se do të merret seriozisht me të duke I krijuar mundësitë e angazhimit sa më të shpejtë në boksin profesionist. Një gjë të tillë e ka pritur me shumë dëshirë edhe Kuçi, I cili është vënë në gadishmëri të një oferte të tillë.
 
                                    Me 26 maj, Nuri Seferi për titull europian
 
Me datë 26 maj, boksieri shqiptar Nuri Seferi do të ndeshet për titull Europe në Zvicër, ndeshje kjo kualifikuese, të cilën në se e fiton, do ta mundësojë të kalojë në garë për titullin botëror për federatën EBO, që është edhe ëndra kryesore e Nuriut, për të cilën ka premtuar se do ta bëjë realitet pa tjetër. “Do të jetë një ndeshje e mirëorganizuar, spjegon për “Sport Ekspres” Nuri Seferi. Një ndeshje, e cila ka vlera të mëdha pasi më përcakton fitimin e titullit europian, por, po aq e rëndësishme është edhe boksimi që do të bëjnë edhe dy shqiptarë të tjerë përpara meje, siç është shkodrani I boksit profesionist në Gjermani Artur Drini, si dhe vëllai im Sefer Seferi në një ndeshje po kaq interesante me një kundërshtarë shumë të fortë duke provuar kësisoj ndeshjen e tij të parë në ringun profesionist”. Siç bën të ditur vetë Nuriu, përballë tij në ring pritet të jetë serbi Aleksandër Pejoviç, por ndërkohë, në diskutim është edhe francezi Kamel Amrame, gjë që do ta zghishin menazherët në mes njëri tjetrit. “Për, kushdo që të jetë nuk ka problem, sepse përgatitjet e mija do të jenë vetëm për fitore”, shton ai. Ndërkohë, përpara kësaj ndeshjeje, Nuriu thotë se do të jetë në Shkodër për një fazë të rëndësishme përgatitore duke shfrytëzuar palestrën moderne të boksit në Shbkodër, por edhe ambientin boksdashës të Vllaznisë me në krye professor Zefin, për të cilin deklaron se I ka kërkuar të jetë prezent në ndeshjen e tij të 26 majit në Zvicër, ftesë të cilën Gjoni e ka pritur me shumë dëshirë.
                                                        
                                                                GASPER    MARKU
 
Foto: Boksieri shqiptar me banim në Zvicër Nuri Seferi


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496174

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page