|
“Shkëlqimi “flash” i shkodranëve në kabinetin Berisha.OPINION.Besi Bekteshi.Me që konsiderohen prurje të KOP-it si zonja Trashani dhe zoti Bumçi ndoshta është më me leverdi të thuash largim i disa KOP-istëve dhe futje e të tjerëve. Por me që zonja Troshani vjen nga Shkodra dhe është edhe sot e kësaj dite akoma jo mirë e larguar nga qyteti i madh verior, me që zoti Bumçi ka lidhje direkte dhe indirekte me Shkodrën dhe pse nuk ka lindur, por si të thuash është “nipçe” dhe me që Beli është një shkodran i lindur me origjinë jo të largët aspak shkodrane dhe që të tre u larguan nga postet e larta që kishin, mund të them se “shkëlqimi” i Shkodranëve në qeverinë Berisha ka qënë flash.Në fakt janë tre “A” të mëdha që janë larguar. Arenca, Aldo dhe Andi që patjetër nuk kanë shkuar aty në postet e larta ku ishin në qeverinë Berisha vetëm nga njohuritë e këtij të fundit. Patjetër që aty ato kanë shkuar se janë persona që zonja Topalli ka propozuar apo sëpaku ja kanë propozuar dhe kjo pastaj nga ana e saj i ka propozuar. Nejse deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Unë vetë duke ditur si funksionon në qeveritë shqiptare biles shumë më përpara se të lindin tre “A”-të dhe shumë më përpara se të lindëte edhe zonja Topalli, patjetër që më behej qejfi që në qeverinë e Berishës të kishte shumë më tepër ose sa më tepër shkodranë, sepse në qoftëse “do të harronte njëri për Shkodrën sëpaku të tjerët do ta kujtonin”. Kështu si zakonisht ndodh, për qytetin ku 80 përqind e rrugëve janë jashtë çdo koncepti, kur kanalizimet nuk egzistojnë, kur administrimi lokal dhe taksëmbledhja janë një rudiment i socializmit të zbatuar në tranzicion dhe një atavizëm i kapitalizmit të zbatuar në vënde të treta më poshtë se republikat e bananeve, pra mund të vinin fonde për të shpëtuar nga “fshatizimi i plotë” i qytetit tradicional dhe në vënd të parë më i qytetëruari për shekuj me rradhë.Nejse Berisha fonde dha, dhe është në dorë të firmave dhe vëndorëve në Shkodër që o ti shtrojnë në rrugë ose të shpërdorojnë duke abuzuar me to.
Kuptohet se përveç njërës “A” që është Andi Beli, dy “A”-ve të tjerë nuk para ju është dukur shumë ndikimi, por për Belin mund të thuhet se Shkodrën e ka furnizuar me energji, megjithse nuk mund të thuash se ka mbledhur për kundra veprim, më shumë lekë.
Ndoshta Troshani e ardhur nga universiteti i Shkodrës “ka faj” për integrimin, sepse ministria e saj po të kishte punuar më mirë edhe përplasja Berisha- Rama do të kishte qënë më e butë. Ndoshta Bumçi “ka faj” që nuk ishte i zoti të “neutralizonte Sollakun” apo të “shëronte” drejtësinë nga pislleku më tepër se 16-të vjeçar që e kaplon. Ndoshta Beli i ardhur nga jashtë, ka faj që nuk mundi të largonte të gjithë ato njerëz të KESH-it jo vetëm vertikalisht, por edhe horizontalisht në ngrehinën e stërmadhe të tij, që kanë vite që e dredhin me të gjitha pushtetet vetëm me një qëllim, “mjeljen” e kësaj lope gjigande që quhet KESH për ta çuar “tuj cofë” në dy rrugë: Falimentim apo shitje, (privatizim) gjysëm e falimentuar. Ndoshta “ka faj” edhe për kohën pa shi që e gjeti të shkretin pikërisht edhe për fushatë.
Kuptohet që Berisha ka larguar të propozuarit e zonjës Topalli dhe të kërkosh fajin në këtë moment duket sikur ta ndash atë përgjysëm, por që njëra gjysëm e “fajshme” në fakt nuk është disi fajtore, aq sa gjysma tjetër, që fajtore nuk ndihet kurrë.
Gjithsesi edhe pa lojë fjalësh kuptohet se edhe kësaj rradhe shkodranët “nuk bëjnë për qeverisje”, në lartësitë e saj pikërisht në Tiranë.
Atëherë problemit dikush duhet ti bjerë në kokë për të mos lënë gabime dhe faje jetim. I gjithë problemi është te propozimet dhe krijimi i ideve mbi cilësitë e të propozuarit. As që bëhet fjalë që të tre “A-të” nga Shkodra apo me bazament Shkodrën, janë persona të mirë dhe krejtësisht të aftë për të drejtuar dhe punuar në specialitetet ku kanë qënë përpara posteve të larta qeveritare.
Problemi qëndron në faktin e linjës së propozimeve që është linja partiake apo e lidershipit partiak që e kanë në dorë këtë gjë.
Ka kohë që Shkodra ka hequr dorë nga cilësia dhe lartësia në politikë dhe administrim, që vjen si pasojë e kësaj përzgjedhjeje politike.
Kur nuk del si individ vetë, kur nuk bën me të vërtetë bujë me veprën tënde, kur nuk je sëpaku një lidership partiak edhe lokal që ka edhe bazament të fortë në partinë tënde, kur nuk varesh vetëm në një gozhdë, kur mbetesh peng e propozimeve dhe jo aftësisë për t’ja kaluar propozuesve vetë, atëhere prit dhe rënien pa ndonjë lavdi.
Pra mbeten vetëm vajza dhe djem të mirë.
Kuptohet se Arenca me qeshjen dhe natyrën e saj që nuk mund të jetë kurrë luftarake dhe militante e ka zor të natyralizohet në këtë pikë me Berishën. Zoti Bumçi me edukatën dhe mënyrën e të folurit gjithmonë brënda kornizës etike dhe morale të njeriut të qetë apo me zë jo të çjerrë, nuk mund të jetë një beniamin i Berishës përballë pushtetit që duhet mbajtur fort. Por edhe kultura dhe gjysëm turpi në të folurën e Belit, zor se rregullojnë punë në KESH-in që ka filluar Berisha dhe e kanë “makiazhuar” socialistët siç është në ditët e sotme.
Atëherë pse duhet ti mbante Berisha kur i kërkoheshin ndryshime edhe për hatër të ndryshimit? Vetëm se janë të urtë? Apo se i binden propozuesve?
Jo, tanimë duhen njerëz të vendosur dhe shumë më tepër aktivë dhe që kanë lidhje direkte me Berishën.
Kështu që eksperimenti me shkodranë përfundoi, duke i vazhduar akoma më shumë me sa duket idenë Berishës, se atij i duhet vetëm Shkodra në votime, por jo shkodranët në qeverisje.
Mbase ka të drejtë?!!!
Mbase me gjithë mend nuk ka mundur të gjejë ai vetë njerëz të tillë në Shkodër. Mbase.....nga që gjithmonë i kanë treguar barcoleta që ai ose i ka ditur ose në fund të tyre nuk ka gjeshur. Mbase nuk kanë ditur edhe ti tregojnë!!!!?
|