|
Perfundon Edicioni Bilbilat e Vegjel 2007 |
|
|
Monday, 12 March 2007 |
Perfundon në Shkodër, festivali “Bilbilat e Vegjël Këndojnë”. Shkodër—Një nga evenimentet më të mirëpritura nga publiku shkodran i cili është edhe paradhoma e “Festivalit Mbarëkombëtar” në Shkodër këtë vit është në edicionin e 12-të të tij dhe ka mbushur plot teatrin “Qendren Kulturore te Femijve ne Shkoderi”.Ky festival organizohet nga “Qëndra Kulturore e Fëmijëve” dhe Bashkia e Shkodrës, por mbështetet edhe nga DAR-i.Një nga cilësitë e festivalit që ka me Kujtim Alinë edhe bazën e suksesit në konceptin e mirë organizimit dhe këngës për fëmijë, ka disa faza në të cilat kanë kaluar rreth 2000 fëmijë deri sa ka ardhur koha e vetë netëve finale.Ky festival ka nisur para dy ditësh dhe sot do të jetë në natën finale ku do të ndahen edhe çmimet e shumta. Mjafton të përmendim se nga ky festival i Shkodrës kanë dalë tashmë talente, përbën edhe suksesin e garantuar të muzikës për fëmijë në Shkodër. Nga “Bilbilat e Vegjël” kanë dalë edhe të sukseshmit te “Gjeniu i Vogël” Dorina Garuci dhe Klevis Dume.Nata e parë ka pasur 20 këngë dhe po aq edhe e dyta për të arritur në natën finale që ka një çmim të parë dhe dy të dyta, si dhe tre çmime të treta. Gjithashtu festivali ka edhe çmim inkurajues për këngëtarin e vogël më të mirë, por edhe çmime të tjera më pak të rëndësishëm.
|