Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Basketboll arrow Osmani: Vllaznia do pretendoje
Osmani: Vllaznia do pretendoje E-mail
Tuesday, 27 February 2007
-Basketboll
-Osmani: Vllaznia do pretendoje deri ne fund per katershen
Humbja ndaj Dinamos nuk i ka zbehur aspak synimet e Vllaznise per kete edicion. Pavaresisht se per momentin shkodranet e shohin veten jashte katershes se skuadrave qe i çon ata ne plej-of, serish trajneri Petrit Osmani e ka mendjen tek faza finale e kampionatit duke e menduar skuadre e tij pjesmarrese ne te. Fillimi i ketij viti megjithate nuk ka qene aq i mbare sepse ekipi shkodran ka humbur ne kryeqytet ndaj Dinamos. Per trajnerin Osmani nje humbje e tille ka qene relativisht e pritshme sepse kuptohet qe blute kane nje perberje me te mire nderkohe qe ka ndikuar edhe fakti se Vllaznise ne kete ndeshje i kane munguar dy lojtare. “Nuk jam shume i shqetesuar per humbjen me Dinamon sepse e parandjeva nje gje te tille. Ata kane nje skuader me te mire se e jona por te mos harrojme faktin se deri ne fund te periodes se trete kemi shkuar pike me pike me te. Ne te katerten nuk mundem te rivalizojme me tej edhe per faktin se nuk kishim ne dispozicion dy lojtare pikerisht organizatarin Gjoka dhe lojtarin tjeter Omi. Me dy mungesa kuptohet qe Vllaznia e humb ate forcen e saj sepse ky eshte kontigjenti qe kemi”-ka thene trajneri i mirenjohur shkodran. Pavaresisht nga ky konstatim, Osmani eshte shume i kenaqur nga menyra sesi sterviten sportistet e tij e kjo gje ia shton edhe me teper deshiren per te punuar megjithese po i afrohet te 65-tave. Faza pergatitore e dimrit ka shkuar mire per Vllaznine me te vetmen te keqe sepse drejtuesit e saj per shkak te pamundesise financiare, nuk munden te afrojne ne skuader asnje lojtar. Kjo gje e ka shqetesuar disi trajnerin e kesaj skuadre por megjithate mjeshtri Osmani vazhdon punen per pergatitjen e elementit te ri. “Faza e pergatitjeve te dimrit ka shkuar mjaft mire. Ekipi u stervit me mjaft deshire me dy seanca ne dite dhe megjithese nuk ofruam asnje lojtar, jam i kenaqur me rritjen qe verej tek elementi i ri qe kam ne skuader. Perveç lojtareve tashme te ardhur nga ekipi i te rinjve, ku spikat Fajton Gjoka, kemi afruar ne skuader edhe dy lojtare 15-16 vjeçare me shume te ardhme siç kane Arra e Halluni te cilet shpresoj se kane per t’u bere lojtare shume te rendesishem per Vllaznine ne te ardhmen”-shton me tej Osmani. Nderkohe kete jave ne “Qazim Dervishi” do luhet derbi i ketij qyteti mes Vllaznise dhe Shkodra Basket. Nje ndeshje qe mendohet te jete e kalueshme per kuqeblute te cilet si objektiv kryesor kane pra 4-shen e skuadrave me te mira. “Mendoj se kete ndeshje me Shkodra Basket do ta kalojme per te menduar me pas per ndeshjet e ardhshme. Rivaliteti yne eshte me Partizanin dhe Studentin sepse jemi tre skuadra qe luajme per nje vend, ate te katertin qe na çon ne plej-of. Vllaznia do te luftoje deri ne fund dhe besoj se do t’ia arrije ketij objektivi”-ka thene trajneri i saj Petrit Osmani.
Gjergj KOLA
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495870

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page