|
Ciklizem-Paljon Zarka fitues i Kupes |
|
|
Sunday, 25 February 2007 |
|
Çiklizem.-Paljon Zarka fitues i Kupes “Fuat Muriqi”
Aktiviteti i pare i vitit per sportin e çiklizmit ka qene ai i zhvilluar dje. Ka qene pikerisht kupa “Fuat Muriqi” ajo qe ka vene ne levizje çiklistet te cilet kane demostruar nje nivel te mire pergatitjeve. Ky aktivitet i pervitshem i Federates Shqiptare te Çiklizmit siç dihet zhvillohet ne emer te ish-trajnerit te Vllaznise Fuat Muriqi i cili humbi jeten aksidentalisht ne stervitje me ekipin e tij dy vjet me pare. itinerari i kesaj gare ka qene ai Shkoder-Kruje 90 km e gjate. Diten e shtune drejtues te Federates Shqiptare te Çiklizmit dhe pjestare te ekipeve kane zhvilluar vizita ne familjen Muriqi duke shprehur edhe njehere tjeter vleresimin per figuren e djalit te saj. Ne paraditen e djeshme ne oren 10.00 ne sheshin kryesor te qytetit eshte organizuar edhe ceremonia e nisjes se kesaj veprimtare e cila ishte pergatitur mjaft mire nga drejtuesit e Sportklub “Vllaznia”. Me pas 42 çiklistet pjesmarres ne kete gare, pjestare te te gjitha ekipeve te vendit, kane marre rrugen drejt Krujes. Deri ne fillimin e malores se ketij qyteti, grupi ka qene i plote por me pas jane shkeputur 6 çikliste nderkohe qe ne kilometrat e fundit, kampioni ne fuqi i vendit eshte shkeputur edhe nga te tjeret duke e prekur i pari finishin e mberritjes. Koha e pershkruar nga Zarka ne kete etape ka qene 2h 23’20”. Me pas ka ardhur çiklisti tjeter i apolonise Jonid Toska me kohen 2h 23’30”, i treti eshte renditur Besmir Banushi i Flamurtarit me kohen 2h 24’27” nderkohe qe i katerti ka mberritur çiklisti i Vllaznise Ergi Peraj i cili ka bere nje paraqitje te shkelqyer ne kete gare. Figure te mire ka bere edhe çiklisti tjeter i Vllaznise S.Pirani i renditur i gjashti e kjo tregon punen e mire qe eshte duke bere trajneri i tyre Ruzhdi Muriqi. Ne perfundim te aktivitetit u zhvillua ceremonia e ndarjes se çmimeve e ne kete menyre eshte mbyllur edhe aktiviteti i pare i vitit 2007 per çiklistet.
Gjergj KOLA
|