Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Nikolin Gurakuqi, artist brilant
Nikolin Gurakuqi, artist brilant E-mail
Wednesday, 31 January 2007

Nga KOHA JONE:Nikolin Gurakuqi, artist brilant     
Regjisori i Operas së Tiranës “një artist shqiptar brilant me kulturë të gjerë evropiane”
Portret artisti i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletiti
Shkak për të skicuar portretin artistik të regjisorit tanimë të njohur të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Nikolin Gurakuqi, u bë një shkrim i gazetës italiane “Il Gazzettino” e muajit dhjetor të 2006-s, ku shkruhej për premierën absolute të “Ballos me Maska” (Verdi) në Tiranë. Në fakt, shkrimi bën fjalë për dirigjentin italian, Eddi De Nadai, si protagonist i kësaj shfaqjeje, duke bërë edhe një farë historiku për traditat e vonuara të Operas Lirike në Tiranë, përzierë me ironinë e gazetarit për sistemin enveristo-stalinisto-maoist

, sistem në të cilin ka zënë fill skena shqiptare e Operas.
Nga Tonin Çobani
Gjithsesi, dirigjenti italian Eddi De Nadai, si duket, nuk është tërësisht në një mendjeje me ironinë e gazetarit, pasi, përkundrazi, ai vlerëson skenografinë e Genc Shkodranit, korin, orkestrën, trupën e baletit dhe stafin teknik të Operas së Tiranës, duke veçuar, regjinë e Nikolin Gurakuqit, për të cilin shprehet se është “një artist shqiptar brilant me kulturë të gjerë evropiane”.
 Gjithnjë kam menduar se artistët shqiptarë janë nga formimi profesional të krahasueshëm me kolegët e tyre kudo në Evropë, por disa prej tyre edhe që do të mund të veçoheshin, po t’u jepej mundësia të konkurronin. Nuk do të ishte e nevojshme pa tjetër të përmendeshin këtu Inva Mulën, Tedi Papavramin, Ilir Kernin e sa e sa të tjerë, pasi kemi rastin e një regjisori, i cili e ka më të vështirë përballjen individuale me kolegë të skenave operistike.
Regjisori është i padukshëm, qëndron pas kuintave, realizohet pas lojës ansambël të të gjithëve. Vetëm një profesionist me përvojë mund të dallojë pas suksesit të një shfaqje opere, dorën artistike të regjisorit, konceptimin e tij të veçantë për një shfaqje, që zakonisht është vënë në skenë sa e sa herë të tjera më parë, gjëra këto që për regjisorin Gurakuqi përbëjnë sfidat e tij artistike.
Dhe ky profesionist, në rastin tonë, është një dirigjent i njohur, që ka interpretuar veprat e Verdit me trupa dhe regjisorë të ndryshëm në shumë skena të njohura të Evropës. Është pikërisht ai, dirigjenti Eddi De Nadai, që vlerëson me superlativa regjisorin tonë Nikolin Gurakuqi, i cili shprehet “teper entuziat (estremamente entusiasta) për përvojën, në mënyrë të veçantë, të regjisë së Gurakuqit”.
Në stilin regjisorial të Nikolin Gurakuqit mund të vërehen lehtësisht, të shkrirë në një, meraku për t’i qëndruar sa më besnik atmosferës kohore, kur është krijuar vepra muzikore, dhe impaktit të saj me kohën e sotme, kur vihet në skenë. Shpesh herë ai krijon mizanskena edhe për uverturat operistike, kujdeset për hapësirën skenike, që të flasë jo vetëm me simbolet dhe objektet simbolike, por edhe me siluetat e figurantëve dhe me mënyrën e lirshme të vendosjes së korit, që, zakonisht, është në lëvizje.
Ai i zotëron në mënyrë tërësore, veçanërisht, këngëtarët solistë, të cilët në regjinë e tij, interpretojnë të sigurt në komunikim me partnerët në skenën dhe me spektatorin në sallën. Kjo vjen, ndoshta, nga fakti se regjisori i njeh partiturat muzikore të secilit personazh dhe i këndon së bashku me to gjatë të gjitha kohës së provave.
Në këtë mënyrë fantazia e tij krijuese është sa shpërthyese aq edhe e përmbajtur, vizioni i tij (ai në shumë premiera është paraqitur edhe si skenograf apo bashkëskenograf) është thellësisht i kushtëzuar nga materiali muzikor, të cilin e zotëron si përmbajtje eterne më shumë se sa shprehet me fjalë në gojën e këngëtarëve dhe të korit. Prandaj çdo këngëtar dhe dirigjent që ka bashkëpunuar me regjisorin Nikolin Gurakuqi ka vënë re atë që shpreh Eddi De Nadai.    
 Po kush është Nikolin Gurakuqi?
Me një përvoje relativisht të gjatë si solist e regjisor pranë Teatrit të Operas dhe Baletitit, ku emërohet me një herë pas mbarimit të studimeve të larta për kanto në Akademinë e Arteve të Tiranës (1979), Nikolin Gurakuqi do të specializohet me bursë të Shtetit Francez në Opera Studio Noisy Le Sec të Parisit, me pedagogët Ana Maria Bondi- kanto dhe Antoni Capado- regji opere (1992-1993).
Më pas, krahas regjisë në TKOB, do të aktivizohet si pedagog i regjisë së klasës së operas pranë Akademisë së Arteve (por edhe si drejtues kursi për këngëtarë të rinj “Recitar cantando” në Itali, së bashku me aktoren Virxhinia La Salandra); do të përballojë regjinë e premierave operistike dhe koncertore në Tiranë dhe qytete të tjera brenda dhe jashtë vendit, si: në Itali me operat “Rigoleto”, “Toska”, “Kavaleria Rustikana” (në Itali realizon edhe një koncert recital si bas-bariton me 16 pjesë në “Pianeta Musica-1995”, si dhe në Teatrin e Salernos dhe të  Manfredonias), në Greqi me operat “Traviata”,  “Karmen”, “Madama Buterfly” dhe në Maqedoni me “Cossi fan’ tutte”.
Ai vjen në komunitetin e muzikës lirike, thuajse i lindur në skenë, prej prindërve artistë, ku veçohet i ati, Luigj Gurakuqi, i cili, si duket, ia induktoi artin e regjisë operistike, pasi për vete ishte regjisor i parë i Operas së Tiranës për disa dekada rresht.
Gjithsesi, Nikolin Gurakuqi ka disa përparësi. Si thotë ai me shaka, “jetojmë në një kohë të lirë”, duke nënkuptuar se jemi të lirë në ambiciet tona për të punuar me pasion, për të përballuar sakrificat që kërkon arti i madh i skenës lirike. Këtë shaka ai e përsërit sa herë angazhohet për projekte të reja të guximshme, si mësuam së fundi se në qershor të këtij viti ai do të vejë në skenë premierën tjetër absolute, “Aidën” e Verdit. Një kafshatë vërtetë e madhe për çdo trupë artistike kudo që të jetë ajo dhe sado përvojë që të ketë.
Nikolini Gurakuqi guxon, prandaj realizon. Krahas premierave të repetorit, atij i numërohen 12 premiera absolute të kryeveprave të literaturës muzikore, duke filluar me Puccinin (“Toska” dhe “Turandot”) e në vazhdim me Rossinin (“Il signor Bruschino”, “La scala di seta”, “La cambiale di matrimonio”), Moxartin (“Cossi fan’ tutte”), Cimarosa-n (“Martesa sekrete”, “Il maestri di capela”, “Impresario in angustie”), Pergolesi-n (“La serva padrona”), Menotti-n (“Telefoni”) për të mbërrotur te Verdi (“Ballo me maska”) dhe “Aida”, që është sfida e këtij viti. Karrierë vërtetë e suksesshme e një regjisori vërtetë brilant, siç e ka cilësuar dirigjenti italian Eddi De Nadai.
Aktivitetit regjisorial operistik
1. As. regjisor i Piro Manit ne operan “Kavaleria Rustikana” 1988. TKOB.
2. As. regjisor i Piro Manit ne opereten“Paja” 1989. TKOB.
3. Regjisor i operas “Peshkataret e perlave” Bize-1990. TKOB.
4.      “              “           “Trovatore” Verdi- dhjetor 1991. TKOB.
5. Asistent i Antoni Capado tek opera “Il signor Bruschino” të Rossinit. Paris,1993 (Gjate specializimit)
6. Regjisor i operas “Rigoleto”, Verdi -maj 1994. TKOB, premiere.      
7 .        “                       “           “Toska”, Puçini- Qeshor 1995. TKOB, premiere absolute.
8.         “                       “           “Il signor Bruschino” ,Rossini - Maj 1997. TKOB, premiere absolute.
9.         “                       “           “Cossi fan’ tutte”, Moxart - Maj 1998, TKOB, premiere absolute.
10.       “                       “           “Traviata”, Verdi - Korrik, Janine- Greqi.
11.       “                       “           “Carmen”, Bize - qershor 1999 ne TKOB dhe ne korrik ne Janine,   Greqi, premiere.
12. Regjisor i operas “Martesa sekrete”,  Cimarosa, Akademia e Arteve- dhjetor 2000. premiere absolute.
13. Regjisor i operas “Zëri Njerëzor” qershor 2001. TKOB. premiere absolute.
14. Regjisor i operes “Traviata” (premiere) dhjetor 2001. TKO, .premiere.
15. Re gjisor i operas “La serva padrona”, Pergolesi, janar 2002. TKOB. / “A  MOISIU”-DURRES. premiere absolute.
16. Regjisor i rivenies se operas “Trovatore”, tetor 2002. TKOB, rivënie.
17. Regjisor i “Telefoni”, Menotti, qershor 2003. AKADEMIA E ARTEVE / “A. MOISIU”-DURRES / “MIGJENI”-SHKODER, premiere absolute.
18. Regjisor i “La scala di seta”, Rossini, qershor 2003.  AKADEMIA E ARTEVE / “A. MOISIU”-DURRES / “MIGJENI”-SHKODER, premiere absolute.
19. Regjisor i “Madama Buterfly ”, Puccini, qershor 2004. TKOB, premiere
20. Regjisor i “La cambiale di matrimonio”, Rossini, qershor 2004. AKADEMIA E ARTEVE, premiere absolute.
21. Regjisor i “Il maestri di capela”, Cimarosa, mars 2005. TKOB, premiere absolute.
22. Regjisor i “Impresario in angustie”, Ciamrosa, mars 2005. TKOB, premiere absolute.
23. Regjisor i “Turandot ”, Puccini, prill  2005. TKOB. premiere absolute.
24. Regjisor i operas “Rigoleto”, Verdi –nëntor 2005. TKOB, rivënie.
25. Regjisor i operas “Dasma e FIgaros” akti II. AKADEMIA E ARTEVE.
26. Regjisor i operas “Tosca”, Puccini, tetor 2006. TKOB, rivënie.
27. Regjisor i operas “Ballo me maska”, Verdi, nëntor 2006. TKOB,  premiere absolute.
28. Regjisor i operas            “Cossi fan’ tutte”  Moxart, dhjetor 2006, TKOB, rivënie.
 
De Nadai
“Nikolin Gurakuqit është një artist shqiptar brilant me kulturë të gjerë evropiane”.
 
Il Gazzettino
 “De Nadai shprehet tepër entuziat për përvojën, në mënyrë të veçantë, të regjisë së Gurakuqit”.
 
Në stilin regjisorial të Nikolin Gurakuqit mund të vërehen lehtësisht, të shkrirë në një, meraku për t’i qëndruar sa më besnik atmosferës kohore, kur është krijuar vepra muzikore, dhe impaktit të saj me kohën e sotme, kur vihet në skenë. 
E merkure 31 janar 2007
 


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495969

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page