Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Historia e Çuditshme e Karmelos!
Historia e Çuditshme e Karmelos! E-mail
Wednesday, 31 January 2007

Kohe ma pare, kur isha ne Itali, shkojshe shpesh ne Spitalin e Madh te Bolonjes per ti ndejte afer nji mikut tem te shtruem aty. Ne te njajten dhome ishte i shtruem edhe nji italian nga Bolonja me emnin Karmelo. Ai ishte nji mesoburre dhe shume i njerzishem. Atè vinte me e pà, me i ndejt afer, me i sherbye, nji grue ezmere, me nji veshje elegante, me nji sjellje shume delikate dhe mund te tham se ishte edhe mjaft simpatike. Mbante nji pale syza me nji skelet te holle ari, qe i shkojshin shume me ngjyren e saje te lekures dhe e bajshin fetyren e saje edhe ma terheqese. Mbas dy tri orve ajo ikte.Nji dite, mbas shume ditesh, tue perfitue nga afrimi me Karmelon, une u shtyna dhe e pyeta se kush ishte kjo grue. Ai mu pergjigj se ishte grueja e tij dhe filloi te me diftonte historine e vet. Me gruen teme, me tregonte Karmelo, shkojme shume mire. Kam pase fat, qe jam martue me kete grue! Tue bashkejetue me tè, kam pase rast te njoh fene e saje islame dhe dale nga dale fillova te thelloj njohtunite e mija rreth kesaj feje. Ma se fundi mue mu mbush mendja dhe u ketheva nga kristjan ne musliman.

Nga menyra se si Karmelo po ma spjegonte kete pune, une e ndoqa edhe ma me vemendje. Ai me flitte me aqe bindje dhe pasjon per fene islame sa i thashe vedit: A din se nga nji pikpamje Karmelo ka te drejte?! Dhe une prej asaje periudhe vendosa ta studjoj librin e shejte islam Kur’ani-n. Te me falin nji pjese e mire e muslimanve, por ua rekomandoj ta studjojne Kur’ani-n bile me vemendje e mos te thone vetem se “jena musliman”, sepse ai liber ka vlera te mdhà dhe te sqaron shume te verteta, qe na mund te mos i dijme. Une kam konstatue nder te tjera psh se Kur’ani dhe Testamenti i Vjeter kristjan kane shume gjana te perbashketa tue fillue qe nga njeriu i pare Ademi (siç quhet arabisht), ose Adami (siç e quejme na kristjant) e deri tek pejgameri Isà (i derguemi i Allahut) ose Jezusi (Siç e quejme na kristjant) , te cilin e ka dergue Zoti etj. etj. etj.

Po kethehem prep tek Karmelo. Ai me tregoi se kishte ndjeke rregullisht per dy vjet rresht kursin e fese dhe se kishte dhane me rezultate shume te mira provimin mbi fene islame perpara Imamit te xhamise ne Rome, qe asht xhamia ma e madhe e Europes. Nji dite prej ditesh me tha grueja, qe te shkojshim ne Marok se e kishte marre madhi per njerzit e vet dhe se, si ma e madhja e femijve qe ishte, kishte edhe detyrim me i dhane ndonji ndihme familjes se vet me 7-8 femij. Shkuem ne Marok ku na priten mire e me shume gezim. Diten e premte (te xhumane), vazhdon Karmelo, shkova ne xhamì me u fale. Anash deres xhamise pashe dy persona, qe rrijshin ne kambe, te cilve une nuk u dhashe edhe aqe randesi. Hoqa kepucet, hyna ne xhami dhe u ula ne gjunj me u fale. Nuk zgjati shume kohe dhe keto dy persona erdhne, me kapne per krahesh, me nxorrne jashte xhamise me xhahil-llek dhe me derguen ne policì. Ata me akuzojshin se kishe hy ne xhamì jo per tu fale, por per t’u talle.
Une u thashe ne polici se nuk asht e vertete, sepse “Io sono mussulmano!” ,
Jo, me thane ata te policise, “Ti je italian”!
Jo, kambengula une, “Une jam musliman!”
E ato prep: “Jo, ti je italian”!
Fundi, mbas dy ditesh qendrimi ne polici, qe nuk kjè nji gja edhe aqe e kandeshme, tue pà insistimin tem, si dhe per shkak te nderhymjes se familjes se grues sime, ata ishin interesue tek Imami i xhamise se Romes, i cili u kishte pohue se une jam ba musliman. Keshtu ata me liruene. Qyshe atehere nuk kam shkue ma ne Marok dhe as qe kam ndermend te shkoj ma aty, me thonte Karmelo dhe i merrte fetyra nji pamje te vrazhde.

Paul Tedeschini, Shqipnì, ( publikue me 09.08.2006 ne www.gazetakritika.net )

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495970

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page