Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Opinion nga Besi Bekteshi:“Overdozė morali” pėrballė imoralitetit politik
Opinion nga Besi Bekteshi:“Overdozė morali” pėrballė imoralitetit politik E-mail
Saturday, 20 January 2007

 Berishës mbas takimit me Nanon njerzit e shypit dhe opinonbërjes i kanë kërkuar moralin e takimit dhe sidomos këtë moral në momentin kur retrospektivisht i kërkuan të gjejë se ku është ky moral mbas të thënave në fushatë elektorale për ish kryeministrin që ai ka pasuar.Patjetër që të zgjidhësh ngërçe politike dhe historike me atë që i kë thënë në fushatë dhjetra epitete denigruese dhe akoma më tepër inkriminuese është një “trimëri imoralizuese” por që ka brënda lojë demokratike.I gjithë problemi qëndron në bashkimin dhe veprimin kur ke përballë kundërshtarin më të rrezikshëm qoftë ky edhe jo kaq i fortë, por që pikësynimin e ka për të realizuar pikërisht strategjinë e transformimit të historisë së deri tanishme.“Overdozë morali” përballë imoralitetit politik.Opinion.Besi  Bekteshi.Berishës mbas takimit me Nanon njerzit e shypit dhe opinonbërjes i kanë kërkuar moralin e takimit dhe sidomos këtë moral në momentin kur retrospektivisht i kërkuan të gjejë se ku është ky moral mbas të thënave në fushatë elektorale për ish kryeministrin që ai ka pasuar.Patjetër që të zgjidhësh ngërçe politike dhe historike me atë që i kë thënë në fushatë dhjetra epitete denigruese dhe akoma më tepër inkriminuese është një “trimëri imoralizuese” por që ka brënda lojë demokratike.I gjithë problemi qëndron në bashkimin dhe veprimin kur ke përballë kundërshtarin më të rrezikshëm qoftë ky edhe jo kaq i fortë, por që pikësynimin e ka për të realizuar pikërisht strategjinë e transformimit të historisë së deri tanishme.

Berishës ju kërkua ku ishte morali i një bashkëpunimi me Nanon kundër Ramës në momentin kur ky po tentonte të sipërkalonte zgjedhjet dhe çonte vëndin në një moment ndrydheje politike ku opozita të diktonte strategjinë e kundërshtimit në çdo gjë dhe kjo deri në përplasje të ashpër kur të “lëshonin” nervat e tij (Berishës) apo të perendimorëve ndaj tij.
Tashmë egzagjerimi i zakonshëm i Berishës në fjalor përballë kundërshtar-aleatit Nano, përbënte për opinionistët një moral të prishur pikërisht, sepse Berisha zotin Nano e ka etiketuar si më të keqen e vëndit.
Por në fakt shumë pyetje egzistojnë për të parë në se morali është pjesë e politikëbërjes dhe bazament i saj në Shqipëri.
Cili moral konsiderohet si i tillë, kur në grupimet majtas djathtas parti shushunja marrin rolin e madh të demokracisë në Shqipëri?
Kush nuk e di në këtë vënd se ka normalisht dhe numerikisht vetëm dy parti të organizuara dhe në kompeticion demokratik, apo kush të dojë ta quaj edhe për pushtet?
Ku janë moralet nëpër “alkimi” si ajo e Dushkut të cilat pikërisht për faktin e dhënies rëndësi të partive me elektorat furgonin, transformojnë proçesin zgjedhor dhe japin rastin që demokracia të përfaqësohet nga “shushunjat politike” dhe përfaqësuesit e saj të cilët kanë 15-të vite që vegjetojnë në politikë dhe parlament shpeh herë, duke qënë edhe luftë nxitës?

Çfarë morali mund të ketë kur mbas një viti 1997-të me armë dhe prishje të qelizave të shtetit e demokracisë, vëndi kthehet pas jo vetëm për integrim, por edhe me mentalitet dhe sidomos me “panoramën shkatërrimtare” e cila lexohet nga të gjithë të huajt.
Çfarë morali ka kur po kalojnë dekada që shqiptarët nuk kanë energji dhe shteti harxhon çdo vit euro sa për tre TEC-e vetëm e vetëm, pse kanë më shumë qejf tenderin se sa investimin ato që e kanë në dorë pikërisht këtë gjë?
Mos ndoshta ka moral “gëzimi” në sytë e ish qeveritarëve që liqenet janë tharë dhe qeveria rrit orët e territ?
Ku është morali për tu marrë shëmbull, te rrahjet në parlament apo te gajasjet që të ngjallin neveri po në parlament mbas rrahejve dhe sharjeve të pista?
Ka moral në trajtimin që shqiptarët ju rezervojnë shqiptarëve në pikat kufitare, apo te mbrojtja që ju rezervon shteti i tyre, nëpër ambasada jashtë shtetit?
Mos ndoshta ka moral te pluhuri i rrugëve apo te shumëkatëshet që takojnë ballkonet me njëri tjetrin, duke mos lënë as sipërfaqe parkimi dhe as ato të gjelbërta?
Ka moral në kulturën administrative në të gjitha vertikalet apo horizontalet e shtetit dhe pushetit vëndor? Apo ndoshta ka moral te gjygjsori dhe deri te polici në rrugë që respektimin e trafikut e shikon si një “idiotizëm që nuk i sjell fitim”?
Mos ndoshta kishte moral kur opozita e sotme i kujtonte Berishës para disa muajve vitin 97-të?
Apo mos ndoshta ka moral, kur për 15-të vite shqiptarët bisedojnë dhe trajtojnë vetëm një gjë si moral demokratik: Zgjedhjet e lira dhe të pranueshme.

Këtu nuk ka moral në asnjë parim demokratik dhe patjetër që në këtë pikë kanë fajin e tyre dhe dy njerzit e fuqishëm të cilët u takuan, sepse një i tretë po fillonte në 2007-tën të bënte si ato, por mbas 10-të vitesh që nga 1997-ta.
Ka shëmbuj tragjik ku morali është lënë në një anë atëherë kur është llogaritur se dëmi është shumë më tepër i madh në qoftëse do të ruhej me fanatizëm vetë morali.

Vetëm 62 vite më parë me 6 gusht të 1945-sës SHBA-ja me urdhër të presidentit Truman godet me bombën e parë atomike Hiroshimën. Perandori i “Diellit që Lind” nuk dorëzohet. Me datë 9 gusht SHBA-ja godet me bombën e dytë Nagasakin dhe mbas kësaj mbyllet lufta me Japoninë dhe Mc Artur me “kapadaillekun” që i jepte forca ushtarake e shtetit të tij, shikon krenar përfaqësuesit japonez të nënshkruajnë humbjen në një kryqëzor.
Në Hiroshima nga të dhënat e reduktuara dhe të para, humbën jetën menjëherë, nga 70 mijë deri në 90 mijë njerëz dhe në Nagasaki nga 40 mijë në 60 mijë njerëz. Në vite viktimat vetëm prej dy bombave kaluan 1 milionët dhe këtu nuk mund të flasim më për moral.
 Por prof Robert James Maddox autor i librit “Armët e Fitores” shkruan se “vendimi i Trumanit për të hedhur bombën nuk është vënë aspak në pikëpyetje”.
Arsyeja e hedhjes së armës më të pa arsyeshme ishin milionat e të vdekurve (amerikanë dhe japonezë) nga invadimi i mundëshëm i Japonisë, po të vazhdonte të rezistonte dhe luftonte, si dhe fillimi i luftës së ftohtë me BS-në për ti treguar forcën pikërisht asaj.
Ka 60 e ca vite që askush nuk i thotë veprim i moralshëm kësaj mbyllje “hesapi” me vëndin e kamikazëve të cilët i shkatërruan pabesisht SHBA-së çerekun e flotës në Pearl Harbur. Por ka mbi 60-të vite që një veprimi të tillë krejtësisht të pa moralshëm si analistët dhe ato që kanë  gjak pacifist dhe atë pak më shumë të nxehur, e deklarojnë “mbyllje të konfliktit”.
Edhe sikur të duan të deklarojnë ndryshe, goja nuk ju bën të artikullojnë ndonjë fjalë tjetër përballë vëndit të dytë mbas SHBA-së që është Japonia për zhvillim ekonomik në botë.
“Overdozat e moralit” në politikë janë shpesh herë edhe më të dëmshme sa edhe pamoraliteti i zakonshëm në të. Kjo tashmë ka shumë shëmbuj jo vetëm te ne, por edhe në botë.
Që nga Triestia e deri në ditët e sotme, Berisha me Nanon kanë përfaqësuar në Shqipëri, demokracinë me moral të prishur dhe me marrëveshje dhe luftë të pa principtë, por edhe pragmatizëm politik. Por në historinë e një demokracie ka një moment fermentimi dhe lufte dhe ka gjithashtu edhe një moment paqeje dhe ulje tonesh, për të arritur një objektiv madhor, për të cilin sëpaku me fjalë të gjithë janë dakort.
Viti 2005-së për të dy liderët ish komunistë dhe pajtimtarë të demokracisë në Shqipëri, ishte viti që pushteti u kalua me një palë zgjedhje afër normales dhe me një shtet jo të shëmbur për tokë. Por ajo që duhet theksuar ishte fakti se Nano dhe Berisha kryen daljen dhe hyrjen në pushtet, pa acaruar popullin e tyre.
 
Mirëpo “ perandori i diellit që perendon” nuk do të dorëzohet nga tre objektiva që ai ka. E para kërkon Bashkinë e Tiranës dhe mundësisht pa kompeticion demokratik. E dyta fuqizimin e lidershipit personal politik në PS dhe pastaj kryeministrin e vëndit, mbasi të ketë futur në një “shesh beteje” si për zgjedhje lokale dhe politike vëndin, mbas asaj që deklaron për “lojën me presidentin” dhe akoma më shumë që është edhe e treta, në oreksin e tij për nxjerrjen jashtë loje të dy “Triestinëve” që kanë bërë historinë e mirë apo të keqe të PD-së dhe PS-së për 15-të vite.
Kjo në fakt nuk ka qënë kurrfarë gjëje tjetër, por një delir dhe pis-moralitet jo vetëm politik, por edhe një “overdozë morali” që vetëm njerëz që i ngjajnë Duçes mund të arrijnë të ëndërrojnë dhe për më tepër të tentojnë të arrijnë në jetë.
 
Kjo me të vërtetë që ishte e tepërt.

Në këto kushte si Berisha dhe Nano lanë moralizimet dhe takuan duart për ti prerë rrugën “të pa udhit”, sepse ky vënd me të vërtetë ka pasur në ecjen e tij në demokraci jo moralitet prej të të dy liderve, por ai nuk ka dhe nuk mund të ketë nevojë aspak për delirin e ngjashëm të një  Duçeje që në fund pa sheshin e Milanos kokëposhtë, nga zëmërimi i komunistëve italianë.
Imoralët politikë mund të kenë shumë të këqia dhe kjo nuk ka dyshim që është një e keqe e madhe, por që vepron dhe lejohet si e tillë në demokraci. Por delirantët me “overdozë morali” përbëjnë rrezikun më të madh potencial, sepse e kapërcejnë demokracinë, duke bërtitur se duan ta vendosin përfundimisht atë, por të vetëm.


 


 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496064

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page