Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Arben Lagreta: “NGUJOHET” KONSULLATA ITALIANE.-
Arben Lagreta: “NGUJOHET” KONSULLATA ITALIANE.- E-mail
Saturday, 20 January 2007

Që prej mëse 2 muajsh nga emërimi i Kosullit të ri të Italisë në Shkodër, kjo konsullatë është hermetizuar duke mos dhënë më asnjë informacion mediave dhe publikut për aktivitetet e ndryshme që zhvillon.-Nga ana tjetër radhët e qytetarëve që presin para kangjellave të kësaj konsullate për marrjen e vizave janë rritur akoma më shumë si pasojë e stërhollimeve të mëtejshme burokratike që u kërkohen në një kohë që duhej të ndodhte e kundërta... SHKODER Terri informativ ka pushtuar aktivitetin e Konsullatës së Italisë në Shkodër që nga 6 nëntori i vitit të kaluar, ditë kur në postin e Konsullit është caktuar zoti Stefano Marguccio.Nga burime të mirëinformuara bëhet e ditur se diplomati italian në fjalë nuk ka harruar që të prezantohet dhe të kontaktojë deri tani me thuajse të gjithë drejtuesit vendorë jo vetëm të Qarkut të Shkodrës por edhe me ata të rajonit që mbulon kjo konsullatë.Por mjerisht kjo nuk ka ndodhur as me gazetarët dhe as me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shkodër.

Një fenomen i tillë nuk ka sesi të kalojë pa rënë në sy në sy, të paktën në Shkodër, aq më tepër që në vitet kur në pozicionin e Konsullit ishte Roberto Orlando, komunikimi i tij sidomos me gazetarët ishte mjaft i rregullt, madje edhe në takime kokë më kokë, duke i lënë atyre në dispozicion edhe numrin e telefonit të tij personal.Po kështu, në nivelin aktual ky komunikim nuk ka qenë as në kohën e Konsullit të parë italian në Shkodër, Stefano de Leo.
Përveçse prezantimit me pushtetarët vendorë të Shkodrës dhe rajonit verior të vendit, edhe një takim i zhvillluar prej tij me biznesmenët për njohjen e situatës ekonomike e sociale nuk mund të quhet i tejkaluar.Kjo për faktin e thjeshtë se aty nuk u ftuan biznesmenët më me emër të këtij qyteti që njihen edhe në shkallë kombëtare. 
Por nuk është shqetësues thjesht konstatimi i mësipërm i këtij fenomeni.Kjo për arsye se vetëm pak ditë pas emërimit të tij në këtë detyrë, Konsulli aktual Marguccio, nëpërmjet një njoftimi publik planifikoi një takim me të gjithë gazetarët lokalë dhe kombëtarë të Qarkut të Shkodrës.Por çuditërisht, ky prezantim i tij i parë me gazetarët u anulua me telefon në ditën e planifikuar vetëm dy orë para orarit të caktuar.
Nisur nga ndonjë impenjim i mundshëm urgjent i tij, përfaqësuesit e mediave në Shkodër menduan se me siguri ky prezantim do të zhvillohej së shpejti.Por nuk ndodhi kështu.Kaluan ditë, javë dhe tashmë muaj, dhe jo vetëm publiku i gjerë por edhe pjesa dërrmuese e gazetarëve në Shkodër nuk e njohin as për fytyrë Konsullin e ri të Italisë.Më me “fat” janë lexuesit e gazetës periodike “Shqipëria Etnike” të cilët kanë rastisur ta kenë marrë numrin e nëntorit të kaluar të kësaj gazete ku edhe është publikuar CV-ja dhe fotoja e tij.
Në mbyllje kushdo mund të shtrojë me të drejtë disa pyetje:
-Së pari, në kushtet kur çdo diplomat i huaj shkel së pari në një terren të panjohur, në asrtin konkret në Shkodër, sa përgjegjësi mban për këtë fenomen stafi shqiptar që e rrethon Konsullin?
-Dhe në qoftë se situate e mësipërme do të vijojë edhe në të ardhmen, kush është i interesuar që terri informative ta pushtojë aktivitetin e Konsullatës së Italisë në Shkodër?
Pyetja e fundit përforcohet akoma më shumë pasi qytetarët po rropaten akoma më shumë për procedurën e marrjes së vizave në një kohë që duhej të ndodhte e kundërta.

ARBEN  LAGRETA 

  
 

        

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495863

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page