Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Kabil Bushat:Tefė Palushi, i harruari i bashkisė sė Shkodrės
Kabil Bushat:Tefė Palushi, i harruari i bashkisė sė Shkodrės E-mail
Monday, 15 January 2007

bushati_kabilKabil Bushat:Tefë Palushi, i harruari i bashkisë së Shkodrës.Kanë kaluar 21 vjet që kur karikaturisti i mirënjohur Shtjefën Palushi,u nda para kohe nga jeta.Ishte data 18 korrik 1985.Ishte vetëm 41 vjeç,në kulmin e forcës së tij krijuese. Dhe Shkodra e percolli me lot në sy birin e saj të dashur i cili për vite me radhë me barcoletat dhe karikaturat e tij, e mbajti si flakë Olimpike humorin tradicional shkodran. Në atë trup të dobët kishin lëshuar rrënjë të shëndetshmë dhe harliseshin humori, satira, grotesku  e ironia plot finesë e ndjenjë. Pas varrimit, në atë ditë vere të vitit 1985, drejtoresha e tij Lirije Ymeri, kur e pyetën se si do të bënte me tej fabrika e pelhurnave Shkodër pa dizenjot e shkelqyera të Tefës ajo u pat shprehë:”Mua më dhimbset jeta e tij e re, por sa për punime ai na ka lënë dizenjo të gatshme edhe për 20 vjet…” Tefa e kishte pasion punën.Nga  duart e tij kishin dalë miliona metër linear pelhurna te dizenjuara bukur e plot shije,pelhurna që u bënë të njohura në të gjithë vendin e deri në Azi

Tefa ushqeu për më se dy dekada me karikatura “Hostenin”, të vetmen revistë humoristike kombetare të asaj kohe.Ai bëri emër në të gjithë Shqipërinë dhe karikatura e tij me temë shoqërore të cilën ai lëvroi me mjeshtëri të radhë,bëri epokë. Ishte karikaturisti më i mirë i kombit. Fitoi disa herë çmime Republike.Krahas shtypit qendror, karikaturat e Tefës u botuan edhe në gazetën lokale të asaj periudhe “Jeta e re”. Bile edhe libri i Agollit “Shkelqimi e rënia e shokut Zylo” në botimin e tij të parë ka ilustrimin e Tefë Palushit.Në atë kohë ne rrinim shpesh me Tefën, Frederik Rreshpen,Fejzi Gushtën,Ndue Zef Tomën e Paulin Selimin në Kafe të Madhe apo në Bari Imperia. Humori që bëhej në atë kohë mes Tefës e Paulinit ishte brilant e i pa përsëritshëm. U desh vetëm  një batutë e Tefës që Paulini të binte në “tuç”.Paulini paska shkuar tek puna e Tefës dhe paska kërsitë në derë. Kush je e pyet Tefa.Paulin Selimi pergjigjet ai.E Tefa menjëherë i thotë,mos e hap derën,hyr nga plasa.Pasi Paulini në atë kohë ishte shumë i dobët me shëndet. Dhe barcoletat me spec djegës të Tefës çuditërisht pas dy tre ditësh kishin udhetuar për në Tiranë dhe tregoheshin edhe atje…Kanë kaluar 21 vjet.Tefa nuk është më në jetë. Nga ai nuk ka mbetë asgjë,vecse qindra barcoleta që tregohen akoma dhe për çudi kanë pushtuar shumë site interneti dhe qindra karikatura të tij në koleksionet e “Hostenit”. Tefa sot,nga bashkia e qytetit të tij nuk ka asnjë titull nderi, asnjë mirënjohje zyrtare.Ndonëse nga bashkia e Shkodrës gjatë ketyrë 16 vjetëve janë shpërndërë me dhjetra tituj nderi ,bile kanë akorduar edhe për ndonjë kamarier,këpuctar apo llamarinist,çuditërisht për Tefë Palushin nuk është kujtuar asnjeri. Asnjë shoqatë,as Dega e Lidhjes  së Shkrimtarëve e Artistëve. E pra ai ka qenë karikaturisti më i madh i Shqipërisë. I mrekullueshëm si njeri dhe i pa përsëritshëm si karikaturist.  Marre nga www.gazetashkodra.net 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496161

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page