Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Kabil Bushati:Motra Tone nuk ėshtė “motra” e Tiranes
Kabil Bushati:Motra Tone nuk ėshtė “motra” e Tiranes E-mail
Monday, 15 January 2007

bushati_kabilKabil Bushati:Motra Tone nuk është “motra” e Tiranes.Para pak kohësh se si me erdhi ndër mend piktura e famshme e Kolë Idromenos “Rruga për në ferr”e cila për vite me radhë qëndroi e ekspozuar në muzeun ateist të qytetit të Shkodrës. Mendova se gjatë ndërrimit të sistemeve, kur ky muze u mbyll për të mos u hapur më, piktura famoze do të ishte zhdukur si shume vepra arti të tjera në Shqipëri e ndoshta kishte kapërcyer klandestinçe detrat me skaf e do të ishte shitur jashtë shtetit. Nisa të interesohem dhe pas shumë takimesh e telefonatash mësova se kjo pikturë ishte shëndosh e mirë nën ruajtjen e muzeut historik të Shkodrës.Shkova,e pashë dhe psherëtiva i lehtësuar e thashë me vehte “shyqyr o Zot, paska shpetuar kjo perlë e Mjeshtrit Idromeno”. është e vetmja perlë nga Mjeshtri që i ka mbetë qytetit tim. Motrën Tone, Harapin e Beledijes,Hamallin e Gjymrykut e të tjera e të  tjera ia ka grabitë Tirana.Regjimi i Enver Hoxhes fill në vitet e para të ardhjes në pushtet,grabiti pikturat e kolosëve shkodranë. U grabitën pikturat e Kolë Idromenos,Ndoc Martinit, Simon Rrotës, Zef Kolombit etj.   

Pak kohë më parë ,në muajin maj, pra vetëm pesë muaj pas çlirimit, kishte ardhë me urgjencë nga Moska Ministri i arsimit e i Kulturës i ish BRSS, Ilija Erenbergu, kishte zbritë në Podgoricë dhe menjëherë me ca maqina ushtarake kishte ndalë vrapin në Hanin e Hotit ku e prisnin drejtuesit e qarkut të at’hershëm të Shkodrës. Pa u treguar për shkakun e vizitës ai kishte vijuar rrugën e pa asfaltuar e gjithë pluhur edhe 40 kilometra të tjera për të mbrritë në Shkodër. Pa zbritë nga maqina, ai kërkoi që ta çonin në shtepinë e Mark Kakarriqit, ish kryebashkiakut të Shkodrës. Shoqëruesit e tij,funksionar të qeverisë komuniste ngritën supet me habi. Me të mbrritë tek shtepia ai pyeti me përkthyes familjarët se a dinin gjë për një pikturë që Marku  kishte blerë në Odesë dhe u tregoi kopjen e faturës së blerjes. Bëhej fjalë për pikturën e Rembrandit, Çifuti Shëtitës. Ajo ishte fshehë në një vend të sigurtë dhe i zoti i shtëpisë nuk ua tregoi.Erenbergu iku duar bosh. Por nuk ishte e thënë që kjo piktura brilante të shpetonte. Pas 15 vjetësh kjo pikturë u muar nga shteti shqiptar për një çmim qesharak. Për 50 dollarë.    Ndërsa Motra Tone, e ashtuquajtura Mona Liza Shkodrane që prej më se gjysëm shekulli është bërë “motra” e Tiranës. Realisht, ajo nuk është “motra” e Tiranës por bash e motra e Kolë Idromenos. E pra Tirana i paska grabitë Kolës edhe motrën. Tashti Motra Tone është restauruar në Francë dhe ndodhet e ekspozuar ne Galerinë Kombetare të Arteve. Ashtu si kjo janë të ekspozuara edhe shumë të tjera të kolosëve shkodranë që përmëndëm më lart. Shumë të tjera që ndrojnë si mall në ruajtje në magazinat e kësaj galerie.Askush nuk e çan kokën për to.Tek e fundit është mall Shkodre.Ministria e Kulturës  hesht,po ashtu edhe pushteti lokal. Asnjë shkodranë apo shkodrane,pjesë e qeverisë apo e pushtetit nuk ka kurajo të protestojë dhe të thotë:”Mjaft më,boll u denigrua arti shkodranë,kthejani pikturat qytetit që i lindi”. Askush nuk thotë që të ngrihet apo të adaptohet në Shkodër Galeria e Arteve sipas të gjitha parametrave bashkohore.Vallë duhet ngritë një Komitet për Kthimin e Pronave Kulturore që diktatura padrejtësisht ia grabiti Shkodrës?  Marre nga www.gazetashkodra.net

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496186

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page