Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Zef Gjoni, 60 vjetori qe nuk "e plak" dot
Zef Gjoni, 60 vjetori qe nuk "e plak" dot E-mail
Sunday, 14 January 2007

zef_gjoni_me_ymer_striniqinShumë nga të pranishmit në ceremoninë e djeshme nuk e kishin besuar se Zef Gjoni mbushte 60 vjeç. Një përvjetor që tregon jo pak moshë megjithatë trajneri i ekipit të boksit të Vllaznisë, njëkohësisht dhe i atij kombëtar, nuk jep për kaq. Ndoshta kjo vjen falë sportit, gjallërisë që e karakterizon këtë njeri në çdo moment të jetës së tij. Megjithatë Zef Gjoni dje ka mbushur plot 60 vjeç. Një përvjetor i festuar në mënyrën më të mirë në ambjentet e Hotel Turizmit “Rozafa” në Shkodër dje në drekë. Në këtë banket kanë marrë pjesë shumë personalitete të jetës sportive dhe njëkohësisht dhe asaj politike. Ka rënë në sy prania e Ministrit që mbulon sportin, z.Bujar Leskaj i cili nuk ngurron të vijë në Shkodër asnjëherë kur bëhet fjalë për sportin e boksit. Po ashtu ka patur mjaft të ftuar edhe nga Tirana dhe rrethe të tjera të vendit, deputetë e politikanë, figura të shquara të sportit shkodran dhe atij shqiptar. Nën ritmin edhe të muzikës popullore shkodrane, i janë dhënë edhe disa tituj të akorduar sëfundi këtij personaliteti të sportit shkodran.

Kështu Këshilli Bashkiak Shkodër në mbledhjen e tij të fundit i ka akorduar Zef Gjonit titullin “Mirënjohja e Qytetit” që i është dhënë nga kryetari i këtij Këshilli Anton Leka. Ndërkohë drejtori i Sportklub Vllaznia, Gëzim Mema i ka dhënë titullin “Nderi i Sportit Shkodran”. Po ashtu edhe ministri Leskaj ka bërë të ditur se ka firmosur shkresën drejtuar Presidentit të Republikës për dekorimin e këtij trajneri me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Në këtë mënyrë, me këngë, humor e konsiderata të larta për Zef Gjonin ka kaluar e gjithë pasditja e djeshme e cila vërtet u konsiderua “dasma” e dytë për të. Urimi i të gjithëve ka qenë: “Edhe 100 të tjera Zef Gjoni”. Këtë urim ia jep edhe redaksia e gazetës “Sporti Shqiptar” duke uruar njëkohësisht ta kemi sa më gjatë pranë sportit këtë njeri të përkushtuar për t’i dhënë vendit tonë sa më shumë suksese në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.Gjergj KOLA 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496071

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page