Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Nderi Shkodres Profesor Kole Kamsi
Nderi Shkodres Profesor Kole Kamsi E-mail
Friday, 12 January 2007

Shekulli :Arbëreshët e Kolë Kamsit, Nderin e këqyrin, armët i kanë për zemërAnila Dushi  12-01-2007.Shkodër - "Shqiptarët e Italisë" është botimi i fundit i sektorit shkencor të albanologjisë së Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Libri i shkruar nga Mësuesi i Popullit Kolë Kamsi të tërheq qysh në krye kur rreket të japë hartën e provincave shqiptare në Itali me gjithë ilustrime dhe foto të rralla të figurave të tilla si Skënderbeu, Jeronim De Rada, Gavril Dara i Riu etj., që janë dhe prezantimi i parë me veprën e Kolë Kamsit.

Është një studim i plotë shkencor për këtë vatër jashtë toke e kësaj pjese të kombit tonë, e cila ka ditur të ruajë, trashëgojë shqiptarizmën tek brezat. Në parathënien e veprës, prof.dr Gjovalin Shkurtaj shprehet se autori i ishte përkushtuar studimeve rreth arbëreshëve të Italisë "fushë ku ai, ashtu si bleta punëtore që kërkon maleve nektarin e ëmbël për ta sjellë në ullishtë, qysh kur ishte student në kolegjin arbëresh të Shën-Mitër Koronës, e deri sa mbylli sytë në vitin 1960, nuk reshti së kërkuari, së mbledhuri e së shënuari fjalë, frazeologjizma, këngë, doke e zakone të moçme të arbëreshëve". Autori është njohur herët me arbëreshët e Italisë, të cilët i kanë bërë përshtypje të thellë me atë se si ata e kanë ruajtur gjuhën, traditat e moçme shqiptare në mjediset ku jetonin.Nisur nga kontakti me këtë lëndë të gjallë Kamsi iu përkushtua grumbullimit të folklorit arbëresh, studioi dorëshkrimet e letërsinë arbëreshe të botuar, vëzhgoi të folmet duke fiksuar e mbajtur shënime për gjithçka. "Ai gjeti në mjediset arbëreshe vatra të pashuara të shqiptarisë së moçme, këngë e valle të hershme, veshje e zakone të bukura, që ngjanin sikur nuk ishin prekur fare nga ndikimi i mjedisit rrethues italian",- thekson Shkurtaj. Në vitin 2000, plot 40 vjet pas vdekjes së autorit, botohet vepra e tij "Fjalori arbërisht – shqip" dhe tani dhe "Shqiptarët e Italisë". Këto vepra të botuara nën kujdesin e Karl Kamsit kanë qëndruar për më shumë se 40 vjet rafteve të institucioneve shkencore të vendit, të cilat me paaftësinë, xhelozinë apo dhe motivet politike të atyre që i drejtonin, kanë privuar të tjerë studiues, i kanë përjashtuar nga rrethet e njohjes me një vepër të tillë studimore e me vlera të jashtëzakonta. Në faqet e "Shqiptarët e Italisë" dalin në dukje pasuritë e tiparet e ruajtura të shqipes në diasporën arbëreshe, ku gjen mjaft fjalë, kuptime e shprehje të shqipes së moçme që kishin humbur në shqipen që flitet nga shqiptarët e Shqipërisë, por vazhdonin të ruheshin në dialektin arbëresh. Monografia e Kolë Kamsit ka qenë botuar për 10 vjet rresht në faqet e së përkohshmes "Leka" në Shkodër (1934- 1944).Botimi i përmbledhur përfshin studime të hollësishme për demografinë, etnografinë, pasurinë e folklorit arbëresh, ndërsa në faqet e tij gjen tekste të gjalla, këngë e valle të arbëreshëve. Vepra ka katër pjesë. Në pjesën e parë flitet për historinë dhe etnografinë e arbëreshëve. Autori shkruan për diasporën arbëreshe në Itali se "të paisun me nji karakter të fortë mbeten për plot katër e pesë shekuj shqiptarë me gjuhë, me veshë, me tradita e me doke". Dyndjet e shqiptarëve drejt Italisë, vijnë në vepër të ilustruara me dokumente të kohës, foto, statistika e fakte të qëmtuara nga autori nëpër arkivat e Italisë. Në pjesën e parë të librit jepen emrat e fshatrave e qyteteve të Italisë ku u vendosën shqiptarët, tabela të provincave e kolonive të tyre, jeta në fshatrat e familjet arbëreshe etj.. "Shtëpit e fshatit nuk janë të përhapuna ndër lagje e as nuk gjinden shum larg njena tjetrës si i ndeshim ndër katunde e malcina të Shqipnis së Veriut, por të përmbledhuna rreth e rreth Kishës, Bashkis e shkollës, me sheshe, rruga e rrugaca që kanë emna fatosash, prisash e qytetesh t'atdheut t'etenvet të tyne…" shkruan Kolë Kamsi duke përshkruar atmosferën në qendrat e banuara nga arbëreshët. Po edhe çështja e karakterit nuk është pa peshë. Ja çfarë i bën përshtypje studiuesit: "Nderin e kqyrin e çmojnë fort; janë t'ardhshëm në të prum e në kuvend, të shkathët e të fuqishëm në punë, njerz të pa frigë e guximtar, çka i shtyn të përçmojnë e bajnë n'asgja çfarëdo rreziku; ndiesin e dinjitetit e kanë të fortë, e kanë edhe një shpirt luftar që i ban kryenaltë e nuk i len me iu përvu kurrkujt. Armët i kanë shum për zemër e fort të dhanun janë pas gjahut." Më tej autori komenton e ilustron me foto, veshjet arbëreshe, doket e martesës të shoqëruara me tekste e melodi këngësh, doket e vdekjes, besimet e festat fetare etj. Një vend të veçantë në veprën e Kamsit zënë dhe përshkrimi historik e monografik i kolegjeve arbëreshe si ai i Shën Adrianit, seminari italo-shqiptar i Palermos, i figurave të njohura si Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Mehdi Frashëri, kontributi i arbëreshëve italo-shqiptarë në Rilindjen Italiane si Francesco Crispi, apo në rilindjen shqiptare si Dora d'Istria, Jul Varibova etj.. Në pjesën e dytë të librit trajtohen provincat dhe kolonitë, me të gjitha veçoritë e tyre, gjeografike, folklorike, historike… Në pjesën e tretë janë parqitur botime në revista e gazeta të ndryshme të viteve 1912-1916 që flasin mbi disa figura të shquara të arbëreshëve të Italisë si Françesko Santori, Jeronim De Rada, etj.. Pjesën e katërt dhe të fundit autori ua ka kushtuar mësuesve të gjuhës e letërisë shqipe dhe disa studentëve të shquar të kolegjit të Shën Adrianit në Shën Dimitër Korone në Kozenca të Kalabrisë, në vitet 1900-1919. Përfytyroni se ç'lëndë të pasur mund të sjellë një autor si Kamsi i cili ka studiuar vetë në këtë kolegj. Luigj Kodeli, Zef Kurti, Halim Xhelo, Avni Rustemi etj., janë vetëm disa ngastudentët aktivë në jetën shqiptare të viteve '20-'30.I shoqëruar me fjalor shpjegues dhe bibliografi të pasur e të detajuar për çdo kapitull e pjesë të librit, vlera e tij rritet. Por kush ishte Kolë Kamsi? U lind në Shkodër në vitin 1886. Kreu 9 vjet shkollë në vendlindje; në 1904 shkoi në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit. Pas tre vjetësh qëndrimi atje u emërua mësues në Vlorë dhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Vlorë e Gjirokastër ai hapi 44 shkolla elementare. Në 1920- 1942 lëviz si drejtues shkollash në Shkodër e Vlorë. Në vitin 1948 punon për pak kohë si folklorist në Institutin e studimeve në Tiranë, më pas në shkolla të mesme në Shkodër, ndërsa më 1955 u bë kandidat shkencash. Me krijimin e Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër në 1957 është pedagog i folklorit. Po atë vit dekorohet me Urdhrin e Flamurit për kontribut të vlefshëm në edukimin e brezave të rinj gjatë 50 viteve punë të rregullt e të pandërprerë në sektorin e arsimit. Vdes në 1960. Në 1993 i jepet titulli "Mësues i Popullit", pas vdekjes.Kamsi njihet si hartues i mjaft teksteve shkollore. Kontributet e tij në studimet albanologjike shtrihen në fushën e gjuhësisë, letërsisë, folkloristikës e historisë. Vepra të shkruara prej tij janë manuali praktik i gjuhës shqipe, Fjalori italisht-shqip, monografitë "Jeta e vepra e Frang Bardhit" dhe "Disa vërejtje gjuhësore mbi veprën e Pashko Babit", "Lirika Popullore" etj.. Profesor Jup Kastrati e vlerëson Kolë Kamsin si një personalitet shkencor e letrar. Nuk rrinë mbrapa albanologë të tjerë që e njohin mirë kontributin e çmuar të Kamsit si Maksimilian Lamberci, kur flet për "shkencëtarin e palodhur", Karl Gurakuqi për "njeriun që punonte me sistem e puna e të cilit ka lanë gjurmë në historinë e arsimit kombëtar". Të gjithë këta i njohin veçanërisht kontributin që ai ka dhënë në studimin e dialektit arbëresh të Italisë për të cilin Kolë Kamsi ishte një specialist i dorës së parë.

 

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 100%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 40°
Barom.: 1008.1 mb
NE
Vizitore: 1496598

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page