Creative City
Aktivitetet e vitit 2006 (Second Year)
Marre nga Koha e Jone: "CREATIVE CITY" tregon rezultatet e punës njëvjeçare | Marre nga Koha e Jone: "CREATIVE CITY" tregon rezultatet e punës njëvjeçare |
|
| Tuesday, 09 January 2007 | |
"CREATIVE CITY" tregon rezultatet e punës njëvjeçareShkodër-Pogradec, program pilot kulturor Një sërë aktivitetesh, kryesisht të karakterit arstistik, kanë gjallëruar jetën e shkodranëve gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për aktivitetet e organizuara nga "Creative City", një program që po zbatohet prej mëse një viti në qytetin e Shkodrës, drejtuesit e të cilit kanë analizuar dje punën njëvjeçare, në mjediset e hotel "Koloseu" . "Creative City", i mbështetur nga Programi Zviceran për Kulturën, vepron në Shqipëri që prej nëntorit të vitit 2004. Në qytetin e Shkodrës ky program përfaqësohet nga intelektualë të njohur si: kompozitori Zef Çoba, pedagogia e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Valbona Karakaqi, poetja Ledia Dushi, arkitekti Zef Çuni, biznesmeni Edmond Angoni, etj. Armando Lohja, koordinator i "Creative City" për Shkodrën tha se nisma e tyrë është vlerësuar nga komuniteti shkodran, i cili është dhe dëshmitar i asaj që ky mision po bënë për qytetin, në drejtim të aspektit kulturor, ekonomik, social dhe zhvillimit urban. Ndër aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti në Shkodër, në kuadër të këtij programi, u përmendën balloja me maska, kursi muzikor për këngët e traditës, nën kujdesin e mjeshtrave të muzikës, ditët ndërkombëtare të librit, tryezat e rrumbullakëta me debate mbi të tashmen dhe të ardhmen e librit, pavioni etnografik, Shkodra Jazz Festival, dita e luleve, turi me biçikleta, rigjallërimi i traditës së bandave në Shkodër, lyerja e fasadave të pallateve, ndërhyrja në pikën turistike të Shirokës, etj. Në takim u prezantuan dhe aktivitetet e programuara për vitin e ardhshëm. Vizioni i "Creative City" është të nxisë banorët e dy qyteteve pilot, Shkodër dhe Pogradec, që të jenë krijues në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve. E Premte 29 dhjetor 2006 kohajone.com |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |