Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Fan Noli intelektuali kockėfortė.Nga Tonin Ēobani
Fan Noli intelektuali kockėfortė.Nga Tonin Ēobani E-mail
Tuesday, 09 January 2007

KOHA JONE me 08.01.2007:Fan Noli intelektuali kockëfortë.Nga Tonin Çobani. Në 125-vjetorin e lindjes Fan S. Noli (1882-1965) u lind në Ibrik-tepe (Qytezë) të Turqisë Evropiane. Pasi mbaroi mësimet e mesme në vendlindje (gjuhën shqipe e mësoi në mjedisin e vet familjar), emigroi në Greqi dhe Egjipt, për t’u vendosur përfundimisht në SHBA (1906). Në moshë të rritur përfundon studimet në konservatorin e muzikës të Nju-Inglendit në Boston (1937) dhe në moshën 63-vjeçare merr titullin doktor në filozofi nga Universiteti i Bostonit për disertacionin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu 1405-1468”.Gjatë viteve 1920-24 qëndroi në Shqipëri, ku u mor me politikë dhe u bë kryeministri i Qeverisë së Parë Demokratike Shqiptare.Fan Noli e filloi krijimtarinë letrare me publicistikë. Paralelisht me të shkroi poezi, dramë dhe muzikë origjinale; përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore dhe mjaft pjesë nga Bibla për nevojat e Kishës Autoqefale Ortodokse, që ai vetë e themeloi më 1908. Botoi dy variante të “Historisë së Skënderbeut” dhe një studim në anglisht, “Bethoven dhe revolucioni francez”. E gjithë poezia e tij përmblidhet në dy vëllime “Album” (1948) dhe “Album II” (1966).

 fan_noli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poezia e Fan Nolit është e lidhur me ngjarjet kryesore historike të gjysmës së parë të shek. XX. Është poezi e angazhuar, lirikë politike. Veçanërisht poezitë, që u shkruan si reflektim i ngjarjeve të vitit 1924, janë të papërsëritshme në llojin e tyre. Ato janë elegji kushtuar heronjve, poezi reflektivo-simbolike ose me subjekt biblik.

 Verbi nolian, i organizuar ritmikisht deri në përsosmëri shpreh në mënyrë të fuqishme ide dhe emocione nga më të ndryshmet të realizuara  me “një gjuhë të muzikuar”, të ngjeshur dhe kaq tingëlluese. Simbolika mitologjike rimerret me vlerat e veta universale për t’u aktualizuar si riciklim historiko-emocional, ku nuk mungon ironia si mohim intelektual deri në sarkazëm. Ndoshta, për shkak të intelektualizmit të tij kockëfortë, edhe kundërshtarët nuk i kanë munguar kur shkruante dhe vepronte as në ditët e sotme, një shekulli e një çerek pas lindjes së tij.

 Noli kërkoi forma poetike bashkëkohore. Në mjaft raste kërkimet e tij kanë një kahje tjetër, jo vetëm kundrejt vargëzimeve mediokre në poezinë shqipe, por edhe përkundrejt frymës romantike të letërsisë së Rilindjes. Ai kishte kuptuar se poezia shqiptare duhej të ecte paralel me poezinë bashkëkohore evropiane. Kështu, ndërsa përkthente Omer Kajamin dhe Shekspirin, ai sillte në shqip edhe Poen, Varlenin e Bodlerin dhe reflektonte një përvojë simboliste në krijimtarinë e vet origjinale.

E Diele 07 janar 2007

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 4°C
Mes.: 4°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi: 220°
Barom.: 1019.0 mb
SW
Vizitore: 1407390

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page