Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Nobelisti Orhan Pambuk
Nobelisti Orhan Pambuk E-mail
Tuesday, 09 January 2007

orhan pambukShekulli Home > Kulture.Orhan Pamuk kryeredaktor për një ditë tregohet shumë kritik.Shekulli 09-01-2007.AFP - Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel në letërsi në 2006, si kryeredaktor për një ditë i të përditshmes liberale turke Radikal, denoncoi të dielën despotizimin që sipas tij provojnë në Turqi artistët dhe intelektualët. Redaksia e gazetës i ka dhënë gjithë lirinë e veprimit zotit Pamuk, i cili ka studiuar gazetari por nuk ka punuar kurrë në shtyp. Gazeta do t'i hapte faqet e saj për pena të rëndësishme me rastin e njëzet vjetorit të saj.

 Orhan Pamuk, 54 vjeç, i akuzuar vitin e shkuar për fyerje të opinionit, ka përfituar nga hapësira që i kanë lejuar për të denoncuar mungesën e lirisë së shprehjes në Turqi dhe për të kritikuar fatin që kanë pasur intelektualët disidentë.Ai ka cituar një artikull të vitit 1951 për poetin e famshëm turk Nazim Hikmet, i akuzuar për idetë e tij majtiste, i konsideruar si një tradhtar dhe i detyruar të largohet në Rusi ku dhe vdiq në mërgim në 1963. Artikulli i shoqëruar me një foto të poetit veprat e të cilit u ndaluan për një kohë të gjatë në Turqi, i kërkonte lexuesve "ta pështynin pa asnjë rezervë"."Kjo sjellje është rezultat i statutit të shkrimtarëve dhe artistëve në sytë e shtetit dhe shtypit" komenton Orhan Pamuk. Ai ka përmendur dhe të tjerë intelektualë si Jashar Qemali, autor i njohur po ashtu i akuzuar për qëndrimin dhe vërejtjet e tij për rebelimin kurd në jug-lindje të vendit. Pamuk dëshmoi se si ai vetë kishte një nam si "tradhtar" në rrethet nacionaliste. Dy vjet më parë është akuzuar për "fyerje të Turqisë" kur i është rrëfyer një reviste zviceriane për "një milion armenë dhe 30 mijë kurdë" që ishin vrarë në Turqi. Qortimet e tij ishin konsideruar si zbulim i genocidit armen nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore ndërsa Ankaraja iu kundërvu ashpër këtij "zbulimi". Procesi kundër Orhan Pamukut, me të cilin ai rrezikonte të dënohej me tre vjet burg, u ndërpre në janar.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495865

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page