Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Paul Tedeschini:Familja armeno- shkodrane Halepjani!
Paul Tedeschini:Familja armeno- shkodrane Halepjani! E-mail
Thursday, 04 January 2007

armengenoc3Armenia gjindet ne jug te maleve te Kaukazit, ndermjet detit Kaspik dhe detit te Zi. Ka 29.800 km2 dhe 3.294.000 banor (Pak a shume sa Shqipnia sot) prej te cilve 93.3% armen, 2.6% azerbaixhanas, 1.7% kurd,  1.6% rus. Rreth 10% e kufinit e ka me Gjeorgjine kristjane dhe pjeset e tjera kufizohet me Azerbaixhanin islamik, me Irani islamik dhe me Turqine islamike. Per te shkue nga Shqipnia ne Armeni duhet te kalohen drejte Lindjes mbi 2000 km neper Macedoni, Bullgai, Rumani, Moldavi, Ukraine, Rusi dhe Gjeorgji. Ne shekullin e pare p.K, gjate mbretnise se Tigranit te Madh, Armenia formonte nji perandori, qe shtrihej prej detit Kaspik dhe detit te Zi deri ne Mesdhe. Thuhet se aty ka qene ndertue Kulla e Babelit. Ne vitin 301 Armenia ka qene vendi i pare ne bote, qe e ka njofte fene kristjane si fè zyrtare duke e ba kete gja disa dhjetvjeçar ma perpara se kjo fè te njihet si fè zyrtare nga Perandoria Romake. Armenia u pushtue me rradhe nga romaket, arabet, mongolet dhe persiant, keshtu ky shtet u dobesue shume. Ne vitin 1454 Armenine e ndane midis tyne Perandoria turke dhe Persia. Ndermjet viteve 1813 dhe 1828 Armenia ishte pak a shume ajo qe asht sot nderkohe qe dy qytete ia mori Rusia. Qe nga viti 1920 bani pjese ne Bashkimin Sovjetik. Nga ky popull kan dale njerz te mdhaj me fame botnore nji prej te cilve asht kompozitori dhe drejtuesi orkestre Haçaturian dhe kangetari francez Sherl Aznavur. 

armgen1Genocidi  Gjate viteve 1915 e deri ne vitin 1923, shume armen qe banojshin nen Turki, pra ne Anadollin Lindor, kjene masakrue, gja qe u quejt “Genocidi armen”. Ndersa arment dhe opinioni botnor pohojne se ne fakt ka qene nji genocid ne kuptimin e vertete te fjales i bame dhe i mbeshtetun prej autoriteteve turke, turqit e mohojne. Ne fotografine e pare shifen armen te varune nga turqit. Ne fotografine e dyte shifen armen te pushkatuem nga turqit. Ky genocid perkujtohet nga arment e gjithe botes me daten 24 Prill te çdo viti. Edhe ne Shqipni kena armen. Ne bulevardin ne Durres nga Bashkia ne drejtim te hyrjes ne port, djathtas, jane disa shkalla qe quhen “Shkallat e armenit” sepse aty ka jetue nji armen i njohtun ne qytet. Kush nuk e njeh ne Shkoder familjen armene, qe quhet familja Haleplian! Luiza Halepliani, e motra e mesuesit tone te nderuem dhe te dashtun te fisklutures Ernest Halepliani, me ka ba nji pershkrim te hollsishem dhe rrenqethes te masakres turqve te jetueme nga ajo vete personalisht kur ka qene femij i vogel. I kishin vue gra, pleq, burra dhe femij ne nji karevan te gjate “per ti transferue” ne nji vend tjeter.  Gjate rruges ushtart turq ia kishin marre te jatin per krahit dhe e kishin vue mbas nji kesolle. Ne ate moment, tregon Luiza, ndigjova disa te shtena pushke dhe babain tim nuk e pashe ma kurr. Keshtu kan ba ata gjate gjithe rruges me arment ndersa karavani ecte ne nji drejtim te pacaktuem.      Nobelisti turk  Para pak kohesh nobelisti turk ne letersi Orhan Pambuk denoncoi para te gjithe botes masakren e turke mbi nji milion e gjyse armen kristjan gjate luftes se pare botnor (1915) vetem se ato nuk pranojshin te islamizoheshin. Qe turqit, ne vendet e pushtueme prej tyne e kan perhape me dhune islamizmin, kete nuk ka nevoje te na e tregoje kush sidomos ne shqiptarve. Kjo dhune ushtrohet edhe ndaj muslimanve vete ne vendet islamike, te cilve kur kethehen vullndetarisht ne kristjan u pritet koka, si rasti i fundit ne Afganistan ne muejin mars te ketij viti. Sot Turkia vazhdon ta mohoje gjenocidin ndaj armenve. Kjo ka qene aresyeja qe shkrimtari turk Orhan Pamuk per denoncimin e ketij genocidi asht kene ndjeke penalisht nga gjykata turke. Qendrimi i paperkulshem i populli martir armen asht nji shembull konkret se si edhe ne kushte shume te zorshme dhe i rrehtuem me anmiq, nji popull qe asht popull trim dhe i paperkulshem, mund te ruej karakteristikat e veta.   Gjate shekullit te zi te XX asht ba edhe nji genocid tjeter botnisht i njohtun, ai i nazizmit gjerman mbi popullin ebrè, gjate te cilit u eleminuen 6 milion ebrej. Vete populli gjerman sot e ka pranue kete genocid dhe e ka denue, ndersa presidenti i Iranit Ahmadinexhad e mohon paftyrsisht kete genocid duke e quete si diçka te shpikun nga fantasia. Me 12 .12.2006 Ahmadinexhad ka organizue ne Teheran nji simpozium nderkombetar apostafat per te vertetue “ne menyre shkencore”  teorine e tij. 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496086

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page