Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Creative City arrow Aktivitetet e vitit 2006 (Second Year) arrow Armando Lohja: Creative City pasqyron punen e vitit dhe paraqet planin e vitit 2007
Armando Lohja: Creative City pasqyron punen e vitit dhe paraqet planin e vitit 2007 E-mail
Thursday, 28 December 2006

 

  creative city press conference

Grupi zbatues i programit Qytet Krijuese në Shqipëri ka filluar aktivitetin e tij në Nëntor të 2004, me mbështetjen e Programit Zviceran për Kulturën. Iniciativa është vlerësuar dhe inkurajuar si risi sa i përket trajtimit, filozofisë, dhe vizionit duke krijuar lidhje mes aspekteve kulturore, ekonomike, sociale dhe zhvillimit urban.
Vizioni i Qyteteve Krijuese është të nxisë banorët e dy qyteteve pilot, Shkodër dhe Pogradec, të jenë krijues në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

• Grupi Qytetet Krtijuese në Shkodër ka në përbërje të tij personalitete të kulturës dhe administratës lokale publike:

1. Armando Lohja Koordinator
2. Ledia Dushi Poete, Bashkia Shkodër
3. Zef Çoba  Muzikant,
Akademia e Arteve të Bukura – Tiranë
4. Zef Çuni  Arkitekt,
Anëtar i Këshillit Bashkiak
5. Edmond Angoni Biznesmen, Fabrika e Prodhimit të Maskave Arlekini sh.p.k
6. Valbona Karakaçi Specialiste në fushën e Multikulturalizmit,
Universiteti i Shkodrës
7. Artan Haxhi Kryetar i Bashkisë Shkodër
Anëtar Nderi i Bordit   

QYTET KRIJUESE
L.Ndoc Mazi, RR. Marin Barleti, Pall.161, ShkodeR-Shqipëri
www.infoshkodra.com  

• Aktivitete të planifikuara për t’u zbatuar gjatë vitit të tretë:
1. Dita Ndërkombëtare e Librit
2. Web infoshkodra.com
3. Dita e biçikletave
4. Karnavale
5. Udhëkryqi: Hapësirë Krijuese
6. Konferencë Koncepti Qytet Krijues
7. Mbrëmje muzikore
8. Konkursi Zgjidhje Krijuese
9. Kafe kreative
10. Takim me donatorë

• AKTIVITETE TË VITIT TË DYTË

KAFET KRIJUESE kanë mbledhur në një paketë aktivitetesh të larmishme shkrimtarë shqiptarë e të huaj, muzikantë, studiues, përfaqësues të agjencive turistike, medias, specialistë urbanistë e arkitektë, komunitetin e të huajve në Shkodër etj.
Së bashku mund t’i bëjmë gjërat më mirë!

BALLO ME MASKA për të dytin vit, në vijim të traditës së hershme të karnavaleve, nën kujdesin e Arlekini sh.p.k, me bashkëpunimin e komunitetit të biznesit dhe me iniciativë të Qyteteve Krijuese, ndalon në Shkodër.  Figura të njohura të artit shqiptar e venecian, nën shërbimin e kamarierëve italianë, me veshje e maska luksi.
Me maskë të gjithë të barabartë, politikanë , diplomatë, të huaj, shqiptarë….

MUAJI I INFRASTRUKTURËS prezantoi ekspozitë arkitekture të arkitektëve më në zë zviceranë, italianë etj.; modele të ndërhyrjeve të shtetit ligjor në zonat infromale bregdetare “lufta e shtetit kundër kaosit urban”; vijon iniciativa e lyerjes së fasadave në rrugët kryesore të qytetit.
Lufta kundër “të shëmtuarës” për një imazh të ri të qytetiti  tonë të përbashkët.


ËËË.INFOSHKODRA.COM dritarja e qytetit krijues, Shkodrës. 300 vizitorë në ditë, hapësirë e lirë mediatike, informacion turistik, mbështetje për biznesin tuaj, kalendar kulturor, informacion transparent mbi aktivitetet e Qyteteve Krijuese dhe filozofinë e tyre…etj., e klikuar në tre kontinente.
Infoshkodra pjesë e identitetit tonë.


MUZIKË
MBRËMJE MUZIKORE bashkuan komunitetin artëdashës shkodranë në nëntë mbrëmje të kryeveprave muzikore: Verdi, Donizetti, Çajkovski, Puccini etj. luajtur nga trupat më në zë, në skenat e famshme europiane. Performancat e shoqëruara me jetëshkrimin e mjeshtrave të muzikës botërore përveç kënaqësisë estetike, ofruan edhe një mundësi edukimi për talentet e reja në qytetin e muzikës.
KURS MUZIKOR bashkoi pasionin e të rinjve shkodranë për këngët e traditës nën kujdesin e mjeshtrave të muzikës. Edukimi i të kënduarit bukur e saktë, kulmoi me një performancë të studentëve që ndoqën për një muaj me rrallë kursin e këngës popullore.
Qyteti i muzikës mirëpret kryeveprat e kryemjeshtërit dhe ecën në gjurmët e më të mirëve.


DITËT NDËRKOMBËTARE TË LIBRIT, për herë të parë në Shkodër. Tryeza të rrumbullakëta me debate mbi të tashmen e të ardhmen e librit, antikuare të biblotekës Marin Barleti, fondi I hapur për viztorë, panair i shtëpive botuese të Shkodrës. Një inicativë që synon të kthehet në traditë përmes bashkëpunimit të Qyteteve Krijuese me biblotekën e Shkodrës Marin Barleti.
 
Libri është rruga drejt rritjes, e shkuara që lidh qytetin e traditës letrare e publicsitike me të ardhmen.


KONKURS PËR ZGJIDHJE KRIJUESE URBANE/MJEDISORE organizuar në bashkëpunim me REC dhe Bashkinë Shkodër, me pjesëmarrjen e komuniteteve të pesë njësive administrative të qytetit. Komisioni vlerësues shpall fitues projektin: Përmirësimi i qendrës së lagjes Shirokë në bashkëpunim me komunitetin e biznesit. Ndërhyrja e realizuar jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e jetës së këtij komuniteti, por do të rrisë atraksionin turistik të kësaj perle të natyrës shqiptare.
Së bashku mund të sjellim ndryshim.

PAVIONI ETNOGRAFIK NË MUZEUN E SHKODRËS është fryt i bashkëpunimit të vijueshëm të Qyteteve Krijuese me Muzeun Historik. Rreth 10 000 vizitorë gjatë sezonit turistik e bëjnë muzeun e Shkodrës një portë të rëndësishme drejt zhvillimit kulturor dhe ekonomik. Në vijim të mbështetjes dhënë për rivitalizimin e traditës, Qytet Krijuese mbështesin hapjen e pavionit me veshje të traditës.
Rruga drejt së ardhmes kalon nga e shkuara.


CREATIVE CITY AËARDS për herë të parë në Shkodër.
Për rreth tre javë në faqen e internetit të Qyteteve Krijuese, votohen inicativat, individët, grupet, organizatat të cilat kanë ndërmarrë aksione krijuese gjatë vitit 2006. Rreth 15 000 pjesëmarrës në votim shpallin fituese Shkodra Jazz Festival, Dita e Luleve, Aksione Rinore, Turin me Biçikleta Antitrafikim, Rigjallërimin e Traditës së Bandavenë Shkodër. Një ceremony kulmuese “Friends of Creative City” – “Miq të Qyteteve Krijuese” si urim i Qyteteve Krijuese për një vit të ri edhe më aktiv në fushën e krijimtarisë
Transformojmë komunitete përmes kulturës.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 7°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 23 km/h
Drejtimi: 350°
Barom.: 1005.1 mb
N
Vizitore: 1496684

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page