|
Xhudo: Frederik Tanushi gati pėr Botėrorin e Rusisė |
|
|
Thursday, 09 November 2006 |
|
Xhudo.-Frederik Tanushi gati për Botërorin e Rusisë.Pas disa ditësh në Rusi do të zhvillohet kampionati Evropian i xhudos për sportistët deri 23 vjeç. Vendin tonë nga sa merret vesh do ta përfaqësojë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm xhudisti i Vllaznisë Frederik Tanushi. Ai aktualisht gëzon një formë mjaft të mirë sportive dhe prandaj ekzistojnë shpresat që në këtë Botëror të nderohet me ndonjë medalje. Këtë e bën të ditur për gazetën pikërisht trajneri i tij dhe njëkohësisht i Vllaznisë Anton Shkoza i cili është bazuar tek forma që gëzon ky sportist.
Kjo u demostrua edhe në aktivitetin mbarëkombëtar që u zhvillua para pak ditësh në Tiranë ku Tanushi arriti të sfidojë edhe kampionin e Kosovës i cili vetëm pak kohë më parë kishte mundur Kampionin e Evropës në këtë sport. Për të mbatur këtë formë deri në Evropian, është arritur një bashkëpunim me Federatën e xhudos së Malit të Zi dhe për rrjedhojë prej 3 ditësh Tanushi sëbashku me një sportist tjetër të Vllaznisë janë duke bërë stërvitje në Nikshiq të vendit fqinj nën drejtimin e disa trajnerëve të mirënjohur të këtij vendi. Të gjitha shpenzimet paguhen vetë nga pala malazeze ndërkohë që pjesmarrja e Tanushit në Evropianin e Rusisë është siguruar falë një mbështetjeje financiare të Bashkisë së Vaut të Dejës. Kampionati Evropian fillon zhvillohe në datat 23-26 nëntor dhe shpresat janë që Frederik Tanushi të kthehet me medalje, çka do ishte dhe suksesi më i madh i këtij sporti. Trajneri Anton Shkoza ka besim në këtë gjë dhe prandaj thotë: “Jam shumë i bindur se sportisti im do të paraqitet në mënyrë të shkëlqyer në këtë Evropian. Ai është një sportist i talentuar dhe ndërkohë edhe forma e tij është shumë e mirë. Prandaj dhe shpresat i kam të mëdha se Tanushi do na nderojë në këtë Evropian”.Gjergj KOLA
|