Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Sporte te Ndryshme arrow Shumėsportėsh.-Ministri Leskaj premton palestėrn e atetikės nė Shkodėr
Shumėsportėsh.-Ministri Leskaj premton palestėrn e atetikės nė Shkodėr E-mail
Tuesday, 31 October 2006

bujar leskajShumësportësh.-Ministri Leskaj premton palestërn e atetikës në Shkodër.Në ditën e inagurimit të palestrës së re të boksit në Shkodër, Ministri Bujar Leskaj ka lëshuar edhe një tjetër premtim që ka ngrohur të gjithë atletët shkodranë. Bëhet fjalë për një investim të ardhshëm edhe për palestrën e atletikës në këtë qytet e kjo gjë pritet të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. “Sa i takon palestrës së boksit,

 ne si Ministri ia kishim detyrim Shkodrës sepse ajo gjatë gjithë këtyre viteve i ka dhënë tonin boksit shqiptar. Sukseset e ekipit nën drejtimin e trajnerit të apasionuar Zef Gjoni nuk kanë nevojë për komente të shumta. Por përveç boksit, duke qenë se Shkodra është një qytet me shumë tradita në të gjitha llojet e sportit, Ministria e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka në plan të investojë sërish në infrastrukturën sportive të këtij qyteti duke vazhduar me palestrën e atletikës që mendojmë se do bëhet në vitin e ardhshëm”_ka thënë Ministri Leskaj. Një lajm i tillë natyrisht që është pritur më së miri në qytetin ku i ka fillesat e saj sporti i atletikës. Aq më tepër që këto kohët e fundit pat filluar një lëvizje shumë pozitive e iniciuar nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Fatos Shehaj që pat premtuar një pistë me tartan në Shkodër. Ai pat siguruar edhe gatishmërinë e Bashkisë Shkodër si dhe ka insistuar pranë MTKRS-së për akordimin e një fondi të veçantë për ngritjen e një piste të mbyllur atletike poshtë shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi”. Projekti për këtë pistë kishte kohë që endej sa andej-këndej ndërkohë që askush nuk mendonte për ta vënë në zbatim atë. Madje duhet kujtuar edhe fakti tjetër që Ministria që mbulon sportet e pat akorduar para disa vitesh një fond për këtë pistë por ai më pas i pat kaluar futbollit për rregulllimin e fushës së futbollit. Duke qenë kështu, pakkush kishte shpresa më për pistën e atletikës por tashmë është Ministri Leskaj ai që e ka premtuar atë për vitin 2007. një deklaratë e tillë u mirëprit shumë në Shkodër aq sa pjestarë të klubit Vllaznia nuk kanë harruar ta falenderojnë së tepërmi Ministrin nga Vlora i cili po bën atë që se bënë as Ministrat nga Shkodra.
Gjergj KOLA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495914

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page