Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Vllaznia, kampionia tjeter e Shqiperise
Vllaznia, kampionia tjeter e Shqiperise E-mail
Sunday, 29 October 2006

boksiBoks.-Vllaznia, kampionia tjetër e Shqipërisë në boks.Pak ditë më parë në Tiranë do të shpallej ekipi i Tiranës kampion i vendit në atë kampionat të organizuar nga Federata aktuale e këtij sporti. Por ndërkohë që nga dita e djeshme, boksi shqiptar ka edhe një kampione tjetër, madje të padiskutueshme të ringut shqiptar që është Vllaznia e Shkodrës. Ajo është shpallur si e tillë pas 3 ditë ndeshjesh në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në kampionatin ku morën pjesë 6 ekipe me 37 boksierë pjesmarrës.

 Ekipi i trajnerit Zef Gjoni ka nxjerrë edhe 6 boksierë kampionë nga rradhët e tij ndërkohë që surpriza e këtij kampionati ka qenë Rozafa, ekipi privat i qytetit të Shkodrës i cili arriti të shpallë edhe dy kampionë kombëtar pikërisht vëllezërit që jetojnë në Mal të Zi por që kanë pasaportë shqiptare, Denis dhe Dejan Kerstaj. Ndërkohë nga një kampion kanë pasur edhe Tirana 2006 dhe Flamurtari kur i gjithë kampionati është përshkruar nga një garë e fortë sportive. Në ditën e djeshme, atë të finaleve organizatorët nuk kanë harruar të bëjnë vend edhe për një grup këngëtaresh me të mirënjohurën Myfarete Laze në krye të cilat i kanë dhënë edhe më tepër bukuri ndeshjeve në ring. Në ditën e djeshme kanë nderuar me pjesmarrjen e tyre edhe kryebashkiaku i Shkodrës Artan Haxhi si dhe biznesmenë të njohur të këtij qyteti të cilët janë kënaqur me nivelin e treguar në ring nga boksierët pjesmarrës. Në veçanti ndeshjet më të bukura kanë qenë ato të peshës 64 kg mes Dejan Kerstaj të Rozafës dhe Antonet Rrapushit të Flamurtarit si dhe finalja e peshës 81 kg mes Arsen Dokos së Flamurtarit dhe Sulejman Dashit të Vllaznisë.Në fund të kampionatit, kampion i vendit është shpallur ekipi i Vllaznisë me trajenr Zef Gjonin me 36 pikë të grumbulluara ndërkohë që në vend të dytë është renditur Flamurtari me 19 pikë me trajenr Gëzim Zenelin dhe në vend të tretë Rozafa me trajner Besnik Gjetjen. Nga ana tjetër, si boksieri më i mirë i kampionatit është vlerësuar Artur Gavoçi i Vllaznisë që me titullin e sivjetëm e ka çuar në 14 numrin e titujve kampionë të fituar, më shumë se askush tjetër në historinë e boksit shqiptar. Si boksieri më luftarak është vlerësuar Arsen Doko i Flamurtarit të Vlorës. Në përfundim të kampionatit Xhevat Muhedini, sekretari i Federatës që e organizoi këtë aktivitet u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e tij duke thënë: “Mendoj se kampionati ia arriti qëllimit. Ky ishte kampionati i vërtetë i boksit dhe jo ai që u zhvillua para pak kohësh në Tiranë. Në këtë kampionat morën pjesë boksierët dhe ekipet më të mira të vendit dhe për ta vërtetuar këtë mjafton të them këtu se jo vetëm Vllaznia që është e padiskutueshme por edhe Flamurtari apo Rozafa të ndesheshin me përfaqësuesen e ekipeve të kampionatit tjetër, do t’i mundnin ato. Kemi marrë premtimin nga Ministria se ky kampionat do njihet dhe prandaj shpresoj që boksi shqiptar t’i rikthehet normalitetit të tij”
Gjergj KOLA
 
Kampionët sipas peshave për vitin 2007
51 kg   Feliks Kruja (Vllaznia)
54 kg   Artur Gavoçi (vllaznia)
57 kg   Ilir Selmani (Tirana 2006)
60 kg   denis Kerstaj (Rozafa)
64 kg   Dejan Kerstaj (Rozafa)
69 kg   Jetmir Kuçi (Vllaznia)
75 kg   Oltion Kraja (Vllaznia)
81 kg   Arsen Doko (Flamurtari)
91 kg   Jozef Sermi (vllaznia)
+91 kg Nelson Hysa (Vllaznia)

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 4°C
Lag.: 81%
Shpejt.: 10 km/h
Drejtimi: 10°
Barom.: 991.9 mb
N
Vizitore: 1424135

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page