|
Creative City: Ēmimet per njerezit kreativ |
|
|
Saturday, 28 October 2006 |
|
Creative City shpall Çmimin Vjetor INICIATIVË KRIJUESE.Aplikues në këtë çmim mund të jenë individë, institucione, organizata, administrata etj. që kanë vepruar në mënyrë krijuese duke u kthyer në faktor ndryshimi për vitin 2006.Creative City është një iniciativë ambicioze që synon të frymëzojë një numër sa më të gjerë individësh, institucionesh, administratash, biznesesh, organizatash etj. që të mendojnë, planifikojnë dhe veprojnë në mënyrë krijuese duke u kthyer në faktor ndryshimi.
Le t’i hedhim një sy më të kujdesshëm realitetit! Mos u çudisni nëse do të zbuloni, një numër shumë më të madh nga ç’kemi menduar njerëzish të za konshëm, që shfaqin cilësi lideri duke realizuar gjëra të jashtëzakonshme, në momentin që u jepet rasti.Creative City është një shteg që niste nga praktikja dhe arrin objektivin e vet duke luajtur me idetë – konceptet kanë një forcë të paparë për të dizenjuar pikëpamjen tonë mbi botën dhe për ta bërë më të thjeshtë kompleksen. Creative City ka të bëjë, pikërisht, me të menduarit e gjallë rreth koncepteve dhe logjikave që përdorim në zgjidhjen e problemeve dhe shfrytëzimin e mundësive.Ndiheni vetë apo njihni iniciativa individësh, institucionesh, biznesesh, organizatash, shkruani për to në
Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare
, për tu bërë pjesë e Çmimit të Vitit CREATIVE CITY!
|