Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Boks.-Kampionati i dytė i boksit nė Shkodėr
Boks.-Kampionati i dytė i boksit nė Shkodėr E-mail
Tuesday, 17 October 2006

boks vllaznia logoBoks.-Kampionati i dytë i boksit në Shkodër.Tashmë çdo gjë është e konfirmuar: në ditët e fundit të këtij muaji do të zhvillohet një tjetër kampionat boksi. Ai do të zhvillohet në Shkodër në ditët e fundit të këtij muaji. Lajmin e konfirmon trajneri i Vllaznisë dhe i ekipit tonë kombëtar Zef Gjoni i cili për “Sporti Shqiptar” thotë: “Kemi marrë konfirmimin e Ministrisë dhe tashmë jemi duke u bërë gati për kampionatin që do zhvillojmë dhe ku do jetë kampionati i vërtetë i boksit dhe jo ai që u zhvillua para disa ditësh në Tiranë”. Kësaj rradhe është “federata e re” që do të organizojë atë. Gjërat janë saktësuar të gjitha, janë konfirmuar edhe 6 prej ekipeve pjesmarrëse si dhe po bëhen përgatitjet e fundit për zhvillimin e këtij kampionati. Pas mbarimit të kampionatit tjetër që u zhvillua para pak kohësh në Tiranë e ku morën pjesë disa nga ekipet e vendit (kuptohet jo ato me peshë), grupimi i dytë i boksit shqiptar ka pritur vendimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për njohjen e Federatës që ata kanë zgjedhur apo zhvillimin e një Asambleje të Jashtëzakonshme. Ndërkohë bëhet e ditur se kjo Ministri ditët e fundit e ka dhënë verdiktin e saj: Do njohi zgjedhjet e fundit të bëra nga Asambleja e këtij sporti. Pas kësaj njohjeje zyrtare drejtuesit e Federatës kanë filluar përgatitjet për kampionatin që do zhvillohet.

 Bëhet e ditur se është caktuar qyteti i Shkodrës për zhvillimin e këtij kampionati njëkohësisht janë vendosur edhe datat. Kështu për tre ditë me rradhë, më 26, 27 dhe 28 tetor boksierët më të mirë të vendit do të mblidhen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të matur forcat e tyre. Sipas organizatorëve, deri dje kanë konfirmuar pjesmarrjen në këtë kampionat 6 ekipe dhe pikërisht Vllaznia, Flamurtari, Apolonia, Tomori, Tirana 2006 (ish-ekipi privat Enea) si dhe Rozafa. Sipas trajnerit të Vllaznisë Zef Gjoni pjesmarrja pritet të jetë edhe më e madhe nisur nga fakti se mund të jenë edhe boksierë të ekipeve të tjera që mund të marrin pjesë. “Përveç boksierëve të këtyre 6 ekipeve presim të marrin pjesë edhe boksierë e ekipe të tjera për vetë faktin se do jetë një kampionat i cili do njihet nga ana e Ministrisë dhe për rrjedhojë në këtë kampionat do seleksionohen edhe boksierët e ekipit kombëtar e për më tepër do përcaktohen edhe sportistët që do përfitojnë rrogat për vitin tjetër”-ka thënë ai. Por ndërkohë lind pyetja: Cilët do jenë gjyqtarët që do arbitrojnë në këtë kampionat? Sipas Gjonit edhe në këtë pikë organizatorët e këtij kampionati i kanë marrë të gjitha masat e duhura për të mos u gjendur të papërgatitur. Kështu deri tani është siguruar gatishmëria e pesë gjyqtarëve tanë ndërkohë që do jenë edhe dy malazez dhe dy të tjerë nga Kosova. Në këtë pikë ajo që mbetet është vetëm zhvillimi i kampionatit të dytë të ringur shqiptar ku ajo që merret me mend me siguri të plotë është se niveli i këtij kampionati do jetë më i mirë se ai i zhvilluar ditë më parë nisur edhe nga niveli i boksierëve pjesmarrës.Gjergj KOLA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423389

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page