|
Boks/-Jetmir Kuēi mė i miri nė Ringun e Artė tė Podgoricės |
|
|
Monday, 16 October 2006 |
|
-Boks/-Jetmir Kuçi më i miri në “Ringun e Artë” të Podgoricës/Ditën e dielë në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë është zhvilluar aktiviteti i përvitshëm i titulluar “Ringu i Artë”. Në këtë aktivitet marrin pjesë ekipet dhe boksierët më të mirë të Malit të Zi ndërkohë që këtë vit ka qenë i ftuar edhe ekipi i Vllaznisë së Shkodrës. Trajneri Zef Gjoni ka marrë pjesë me 5 boksierë të tij e pikërisht Jetmir Kuçin, Nederland Bardelin, Edison Babën, Feliks Krujës dhe Kerti Koçin. Bashkë me ta ka qenë edhe boksieri i Tiranës Enea Kovaçi. Në këtë aktivitet kryesisht janë zhvilluar ndeshje për moshën e kadetëve dhe juniorëve por ka pasur edhe një takim për atë të seniorëve. Për peshën 75 kg janë ndeshur boksieri më i mirë i Shqipërisë Jetmir Kuçi dhe kampioni i Serbisë dhe Malit të Zi Drashkoviç. Boksieri shkodran ka bërë një ndeshje të përkyer duke e fituar atë dhe njëkohësisht ka fituar edhe duartrokitjet e të pranishmëve. Jo më kot në fund të aktivitetit Jetmir Kuçi është vlerësuar si boksieri më i mirë i “Ringut të Artë”. Nga boksierët tanë të tjerë në 5 ndeshje që kanë zhvilluar, ata kanë fituar vetëm një. Ka qenë pikërisht boksieri i ri i Vllaznisë Nederlan Bardeli që në ndeshjen e peshës 91 kg ka mundur malazezin e ekipit Berane Radunoviç. Në këtë mënyrë është mbyllur ky aktivitet por e veçanta e tij natyrisht që ka qenë ceremonia e fundit të tij teksa përveçse i është dhënë kupa e boksierit më të mirë Jetmir Kuçit, ka qenë edhe një “Medalje Mirënjohje” klubit Vllaznia për kontributin e madh të dhënë në vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve sportive mes dy vendeve në sportin e boksit. Një Medalje e tillë i është dorëzuar trajnerit Zef Gjoni i cili ka pjesën e padiskutueshme të suksesit në këtë drejtim.Gjergj KOLA
|