Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Boks/-Vllaznia i thotė “jo” kampionatit kombėtar
Boks/-Vllaznia i thotė “jo” kampionatit kombėtar E-mail
Friday, 06 October 2006

-Boks/-Vllaznia i thotë “jo” kampionatit kombëtar/Ekipi i boksit të Vllaznisë nuk do të marrë pjesë në kampionatin kombëtar të të rriturve që pritet të nisë nesër në Tiranë. Një gjë e tillë është vendosur unanimisht nga drejtuesit e këtij klubi. Madje ata e kanë njoftuar edhe Federatën për këtë gjë me një shkresë zyrtare që i kanë dërguar këtij institucioni. Ndër të tjera në këtë shkresë thuhej: “Ekipi i Vllaznisë nuk do marrë pjesë në asnjë aktivitet të rradhës për boksin pa u zgjidhur problemet për të cilat është në dijeni edhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”. Por bashkë me shkodranët në këtë bojkot të kampionatit duket se janë edhe disa ekipe të tjera, pikërisht ata që i japin tonin boksit shqiptar. Trajneri Zef Gjoni nuk mendon se ka për t’u zhvilluar kampionat pa pjesmarrjen e këtyre ekipeve. “Mendoj se është absurde të mendosh se do të zhvillohet ky kampionat pa pjesmarrjen e ekipeve kryesore. Më parë duhet të zgjidhen problemet e Federatës dhe më pas të mendohet për kampionatin”-ka thënë ai. Në këtë mënyrë pas disa problemeve të vogla të shfaqura mes dy federatave në miqësoren e zhvilluar para pak kohësh në Shkodër mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe Kosovës, kjo do jetë përplasja e rradhës për dy Federatat.Gjergj KOLA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423093

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page