Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Sporte te Ndryshme arrow Xhudo: -Anton Shkoza nderohet nga Presidenti Moisiu
Xhudo: -Anton Shkoza nderohet nga Presidenti Moisiu E-mail
Thursday, 05 October 2006

Meritat e mëdha të Anton Shkozës në përhapjen e sportit të xhudos në vendin tonë e për më tepër sakrificat e mëdha të tij për të punuar nga karroca e invalidit, kanë shkuar deri në veshin e presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Ky i fundit pak kohë më parë krahas disa dekorimeve të tjera, ka vendosur të nderojë edhe këtë njeri shumë pasionant. Për Shkozën ka ardhur “Medalja e Mirënjohjes” pikërisht për meritat dhe sakrificat e bëra nga ky trajner. Me këtë qëllim dje në Vau-Dejës, është zhvilluar edhe një ceremoni e bukur pikërisht me rastin e marrjes së kësaj dekorate nga njeriu që është lidhur përjetësisht pas xhudos. Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni pjestarë të klubit Vllaznia, sportistë e trajnerë. Të gjithë kanë uruar Antonin për Medaljen që i ka dhënë vetë numri 1 i shtetit ndërkohë që vetë ai ka qenë i emocionuar e kjo është dukur edhe në fjalët e tij kur ka thënë: “I jam mirënjohës edhe Presidentit të Republikës për nderimin që më ka bërë duke vlerësuar së tepërmi punën time por njëkohësisht edhe sakrificat për të çuar më tej sportin e bukur dhe burrëror të xhudos”.Gjergj KOLA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423284

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page