Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Boks/-Miqësorja Shqipëri-Kosovë
Boks/-Miqësorja Shqipëri-Kosovë E-mail
Sunday, 24 September 2006

-Boks/-Miqësorja Shqipëri-Kosovë, dy federata për një aktivitet/Më shumë sesa rëndësia e takimit miqësor mes përfaqësueseve të shqipërisë dhe Kosovës në boks, ka patur qëndrimi që do mbanin dy federatat e krijuara të këtij sporti. Dhe në të vërtetë përfaqësuesit e të dy këtyre Federatave kanë qenë prezent në Shkodër. Madje po të mos ishte prania e drejtorit të Drejtorisë së Sportit pranë MTKRS-së, z.Mehmet Spahiu, ky aktivitet edhe mund të kishte degjeneruar. Kanë qenë prezent presidenti Vehap Lamaj e sekretari aktual Agron Haxhihyseni e po ashtu edhe sekretari tjetër Xhevat Muhedini që në të vërtetë nuk është përzier fare me këtë aktivitet. Nga ana tjetër Federata që ende mban vulën dhe zyrën e këtij institucioni, kishte bërë gati edhe diplomat dhe kupat përkatëse, po ashtu kishte caktuar edhe kryegjyqtarin që do ishte Et’hem Ibrahimi por ky në të vërtetë për asnjë moment nuk e ka ushtruar këtë detyrë ngaqë “Federata” tjetër kishte emëruar kryegjyqtar kosovarin Latif Demolli dhe sekretar Baftjar Abazin. 
 

Polemikat arritën deri aty saqë drejtuesit e Federatës së “vjetër” nuk deshën të jepnin dorezat e boksit megjithatë çdo gjë u mbyll pas takimit që drejtori Spahiu pati me dy palët. Por duhet përmendur që aktiviteti ka shkuar në mënyrën më të mirë edhe falë organizimit shumë të mirë të aktivitetit nga klubi Vllaznia. Aktiviteti është hapur nga drejtori i këtij klubi Gëzim mema dhe më pas janë zhvilluar 11 ndeshjet e planifikuara mes boksierëve të dy përfaqësueseve. Kuptohet që epërsia ka qenë në anën e sportistëve tanë që jaën treguar më të përgatitur teksa kanë fituar 6 ndeshje përballë 1 të kosovarëve ndërkohë që 4 takime të tjera janë mbyllur në barazim. Në përfundim të aktivitetit ekipi shqiptar ka marrë edhe kupën e vendit të parë dhe ai i Kosovës atë të vendit të dytë. Ndërkohë është vlerësuar si boksieri më i mirë i perspektivës kosovari Fadil Beqiri ndërsa boksieri më i mirë i krejt miqësores është cilësuar boksieri i Vllaznisë Jetmir Kuçi
Fituesit sipas peshave:
57 kg kadet Marsel Sermi (shqipëri)
54 kg junior Feliks Kruja (Shqipëri)
69 kg junior Enea Kovaçi (Shqipëri)
71 kg junior Kerti Koçi   (Shqipëri)
57 kg senior Artur Gavoçi (Shqipëri)
57 kg senior Mahmut Gorda (Kosovë)
74 kg senior Jetmit Kuçi (Shqipëri)

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423060

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page