|
-Çiklizëm/Shkodra e kampionëve, tashmë pa çiklizëm!Nga I dërguari ynë Ahmet Shqarri/Tradicionale prej shumë e shumë vitesh, etapa e parë e [do Rrethi Çiklistik në Shqipëri finishin gjithmonë e ka pasur në Shkodër. Duhet të ketë shumë arsye që ka nisur dhe vazhdon të ruhet kjo traditë, por më kryesorja mendoj se është fakti që pikërisht në Shkodër pat lindur embrioni I kësaj gare, më të madhes e më të rëndësishmes për [iklizmin në Shqipëri. Pastaj arsyet e tjera që e ndihmojnë këtë argument është fakti tjetër se pikërisht kjo Shkodër për vite me rradhë ka shkruar faqet më të bukura të këtij sporti që nga lindja e deri në kulmin e tij. Që nga ai vit I largët I 1925-s kur Evropa e shihte lindjen e një Rrethi amator sit ë parin në continent, pikërisht në Shkodër me fitues Jonuz Gjylbegun e më vonë me të tjerë mjeshtra të shquar të dinastisë Muriqi, për të arritur kulmin me dinastinë Tafili ku Agimi mbetet më I madhi, qyteti I sporteve në Shqipëri, për fat të keq por edhe për [udi tashmë ka mbetur pa [iklizmin e vërtetë. Ekipi është I përbërë nga 4 djem fare të rinj ku më I vogli Ergi Peraj është vetëm 15 vje[. Edhe pse me trajner të shquar, Ruzhdi Muriqin, Vllaznia e sotme në [iklizëm nuk e ka privilegjin për t’I kënaqur me fitore sportdashësit pasionantë….
E bëra këtë hyrje pikërisht I ndikuar nga ai mjedis I ve[antë, krejt ndryshe nga qytetet e tjerë të Shqipërisë, që I rrethon [iklistët sa herë që finishet e tyre përfundojnë në qytetin “metropol” të Veriut, që këtë epitet e mban vetëm si nostalgji e së shkuarës. Edhe këtë herë etapa e parë e Rrethit të 63-të Çiklistik të Shqipërisë me finishin e saj u prit nga shumë sportdashës të cilët përgëzuan fituesit, natyrisht jo nga Shkodra.
…Me një organizim të shkëlqyer (për këtë nuk e teproj aspak) Rrethi I 63-të Çiklistik me itinerarin nga Tirana për në Shkodër nisi ashtu si Rrethet e mëparshëm përsa I përket ritmit dhe luftës sportive. Pra, pedalim në grup, por tashmë që rruga nga Tirana në Shkodër është bërë mjaft e lehtë për t’u pedaluar nuk pritej në asnjë mënyrë ai nivel që arrihej dikur. Ajo që e bën vërtet të bukur një garë është shkëputja që [ikkistët kërkojnë të bëjnë herëpashere gjë që deri në Fushë-Krujë nuk u pa të ndodhte asnjëherë. Përve[ ndonjë difekti si ai I një pjestari durrsak të cilit iu vështirësua më shumë puna për t’I ardhur në ndihmë, sepse edhe makina e trajnerit të tij Nikollaq Hysi pësoi difekt, 30-40 km e para nuk sollën ndonjë gjë tjetër. Duke dashur t’I japim garës më shumë larmi, në shërbim të rritjes së ritmit, organizatorët e këtij Rrethi pikërisht pas 50 km kishin paralajmëruar një “finish” që gjithsesi nuk e ndryshoi kushedi se [farë ritmin e 37 [iklistëve pjesmarrës. Ndoshta edhe ngaqë ky “finish” ve[ përfitimit të pikëve për fituesin nuk ishte premtuar ndonjë stimul tjetër. Sidoqoftë edhe pse kilometrat kalonin protagonistët nuk shiheshin. Kampioni I [iklizmit tonë, fieraku Paljon Zarka dukej sikur ishte “fshehur” midis të tjerëve po ashtu edhe Erzen Bregasi fituesi I “finishit moral” dhe një garë po nuk pati një shembull për t’u ndjekur ai është I destinuar të shuhet. E parë kështu, për ne “spektatorët” që ndjekim garën, duhej gjetur një gjë tjetër më interesante nga ajo që po paraqisnin [iklistët me pedalimin e tyre turistik. Por është vështirë ta gjesh të bukurën megjithëse ajo në njëfarë mënyre shihej anës rrugëve të reja ku në vend të elementëve të reportazheve të dikurshme, “të viteve të socializmit”, me koperativistë që për një [ast linin punën në ara për të përshëndetur [iklistët, tashmë gjenë vila dhe ndërtime të panumërta që kanë “mbirë” fushave.
U duk se shtatë [iklistë që guxuan të shkëputen prej të tjerëve në afërsi të Lezhës, do t’I jepnin një tjetër temp garës. Aq më tepër se largësia e tyre me 30 [iklistët e tjerë ndjekës arriti deri në 2 minuta. Por kishte qenë vetëm një “flakë kashte” sepse në Bushat [iklistët e bashkuan të gjithë në grup. Përfaqësues të 10 ekipeve, Apolonisë, Teutës, besës, Vllaznisë, Beslihdjes, Dinamos, Flamurtarit, Tiranës, Kosovës dhe atij Sanxhak të Novi-Pazarit, ata nuk dallonin deri në këtë [ast aspak nga njëri-tjetri, a thua se ky [iklizmi ynë nuk kishte [pasur kurrë kampionë në historinë e tij. Dikush nga ne “spektatorët” u përpoq ta justifikonte këtë ritëm shumë të ulët me thënien tashmë të “konsumuar” se, është vetëm etapa e parë! Kur pikërisht kjo etapë e parë dikur me mjeshtra si Agim Tafili bënte që grupet të shkërmoqeshin dhe fituesi si vetëtim priste finishet!... megjithatë, nuk është keq kur sheh që edhe në 200-300 metrat e fundit shihen përpjekje për të bërë di[ka. Dhe këtë e bëri fituesi I etapës së parë të Rrethit Leonard Zeneli I teutës që preku I pari finishin e etapës 107 km të gjatë me kohën 2h46’20”…
Sot në etapën e dytë (Shkodër-Krujë dhe pas fituesve të këtij segmenti, Krujë-Durrës), ndoshta edhe nga vetë itinerari I gjatë dhe jo krejt fushor, Rrethi I 63-të mund të zbulojë gjëra të reja më të mira të kësaj gare. Për këtë duhet të dalin sa më shpejt në skenë protagonistët…
|