Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Tė shtunėn miqėsorja Shqipėri-Kosovė nė boks
Tė shtunėn miqėsorja Shqipėri-Kosovė nė boks E-mail
Thursday, 21 September 2006

luan krasniqiNë kuadrin e muajit të Kulturës mes Shqipërisë dhe Kosovës që e kanë shpallur shtatorin të tillë kryeministrat e dy vendeve, do të ketë edhe aktivitete sportive. Kështu një i tillë do të zhvillohet pikërisht kët fundjavë në Shkodër kur bëhet fjalë për një takim në boks mes kombëtareve të dy vendeve Shqipërisë dhe Kosovës. Ndeshjet e kësaj miqësoreje do të nisin të shtunën në orën 17.00 në pallatin e sportit “qazim Dervishi” të Shkodrës, qytetin që është caktuar për zhvillimin e këtij aktiviteti. Drejtues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe sporteve në bashkëpunim edhe me Federatën e Boksit por edhe Bashkinë Shkodër e klubin Vllaznia kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Trajneri i ekipit tonë kombëtar Zef Gjoni është marrë gjatë këtyre ditëve edhe me hartimin e listës së boksierëve që do përfaqësojnë vendin tonë në këtë aktivitet. Kryesisht do jenë boksierë të Vllaznisë, Flamurtarit, Apolonisë, Tiranës dhe Teutës ata që do përbëjnë formacionin tonë. Organizatorët i kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Gjergj KOLA 

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 4°C
Lag.: 81%
Shpejt.: 10 km/h
Drejtimi: 10°
Barom.: 991.9 mb
N
Vizitore: 1424116

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page