Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Sporte te Ndryshme arrow Pervjetori i Gėzim Memės, premtim pėr palestrėn
Pervjetori i Gėzim Memės, premtim pėr palestrėn E-mail
Wednesday, 20 September 2006

gezim memaKa mjaftuar prezenca e shumë autoriteteve në 60 vjetorin e lindjes së drejtorit të Sportklub Vllaznia, Gëzim Mema dhe në skenë ka dalë sërish premtimi për pistën e tartanit në Shkodër. Një premtim i tillë është bërë sërish nga presidenti i federatës Shqiptare të Atletikës Fatos Shehaj në prani edhe të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës,z.Artan Haxhi. “Ju premtoj se fjalë që u kam dhënë për t’u bërë me një palestër të re nuk e kam harruar por do ta mbaj dhe atletika shkodrane do bëhet me pistë tartani”-ka thënë Shehaj. Kjo mbase ka qenë edhe dhurata më e bukur për Gëzim Memën i cili përveçse mban postin e ekzekutivit të sportit shkodran, njihet si një nga trajnerët dhe specialistët më të mirë të atletikës në vendin tonë. Por përveç saj, në adresë të Memës kanë ardhur edhe shumë “dhurata” të tjera”. Në emër të Federatës së Atletikës presidenti Shehaj ka komunikuar lajmin se kryesia e kësaj Federatë në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur t’i japë Gëzim Memës “Medaljen e Artë” për kontributin e tij të madh në këtë sport. Po ashtu Stavri Bello i ka dorëzuar një Mirënjohje në emër të Komitetit Olimpik Shqiptar ndërsa kryesbashkiaku i Shkodrës Haxhi ka komunikuar faktin se drejtori i Sportklub Vllaznisë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do nderohet me titullin e lartë “Krenaria e Qytetit”. Një mirënjohje të veçantë shef Mema ka marrë edhe nga të gjithë pjestarët e klubit që ai drejton.

Ceremonia e djeshme e organizuar në një nga lokalet e Shirokës ka qenë vërtetë një moment që nuk do hiqet lehtë nga kujtesa e njeriut që ka punuar dhe vazhdon të punojë pa pushim për sportin shkodran. Kanë nderuar me pjesmarrjen e tyre edhe dy drejtues të lartë të pushtetit lokal, zotërinjtë Lorenc Luka dhe Artan Haxhi. Nga Tirana kishin ardhur Bello , Shehaj, Toska, Tare e Lani e po ashtu edhe miq të Memës edhe nga Elbasani. Përveç tyre edhe shumë sportistë e trajnerë, pjestarë të stafit të drejtorit të këtij Sportklubi që vazhdon të mbetet maja e sportit shqiptar. Dje Gëzim Mema ka mbushur vërtet 60 vjet por të gjithë i kanë uruar atij edhe 100 të tjera dhe gjithnjë pranë sportit, pasionit të tij të dashur dhe të vetëm të jetës së tij. Me këtë rast edhe gazeta “Sporti Shqiptar” bashkohet në këtë urim për drejtorin e Sportklub Vllaznisë.Gjergj KOLA

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423311

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page