Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Kulture arrow Qendra Kulturore e Femijeve arrow Shkodra nis sot festivalin e fėmijėve
Shkodra nis sot festivalin e fėmijėve E-mail
Monday, 05 June 2006

Shkoder me 5 Qershor 2006.

Fillon sot në Shkodër edicioni i 44-t i festivalit mbarëkombëtar për fëmijë.Nga Anila Dushi.

Zhvillohet sot në Shkodër Festivali i 44-t mbarëkombëtar i këngës për fëmijë. Mes 110 këngëve të paraqitura u përzgjodhën 26 krijime që do të këndohen për here të parë në këtë festival, që tradicionalisht zhvillohet në Shkodër. Në sallën e Teatrit “Migjeni” ngjiten rreth 200 fëmijë, jo vetëm këngëtarë, por dhe valltarë, grupi i korit etj. Sipas drejtorit të festivalit, Kujtim Alia, ashtu si edhe vitin e kaluar, do ruhet e njëjta skemë, ajo e moseliminimit të këngëve. Natën e tretë do prezantohen dhe një herë të gjitha pa përjashtim, dhe në fund do të ndahen çmimet. Kjo skemë e aplikuar për here të parë vitin e kaluar rezultoi efikase, pasi siç thekson Alia, ndikon në gjendjen emocionale të fëmijëve. “Seleksionimi i këngëve duke u eliminuar disa prej tyre në natën e fundit, shkaktonte jo pak shqetësim tek fëmijët, të cilët e kanë të vështirë ta pranojnë logjikën e ikjes së këngës. Kështu nuk ka lot, këngët hyjnë të gjitha në natën e tretë” -thotë Alia. Gjeografia e pjesëmarrjes është mjaft e gjërë, me përfaqësime të këngës për fëmijë nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Korça, Gjirokastra, Vlora, Gostivari, Prishtina, Gjilani, Gjakova, ndërsa kompozitorët e poetët pjesëmarrës janë pothuajse të gjithë emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali, Jorgo Papingji, Agim Doçi etj. Festivali do ketë dhe elemente të spektaklit, ku nuk do mungojnë si të ftuar këngëtarë të njohur të moshës së vogël si Dorina Garuci, Gledis Dume etj. apo dhe grupe baleti nga disa qytete të vendit. Një e veçantë e këtij festivali mbarëkombëtar të këngës për fëmijë është mosha e vogël e pjesëmarrësve në të, ku ka interpretues dhe të moshës 4 apo 5 vjeç. Këngët interpretohen live dhe skenografia e ndriçimi në Teatrin “Migjeni”, sipas organizatorëve, do jenë ndryshe nga herët e tjera. Kujtim Alija, i cili për 21 vjet radhazi është udhëheqës artistik apo drejtor festivali shprehet se “ndryshe nga viti i kaluar, dikasteret qendrore të kulturës, arsimit dhe Bashkia Shkodër bënë më të mirën e mundshme për mbështetjen e festivalit, duke mos sjellë ato pengesa që janë ndeshur më parë. Kënga për fëmijë në këta 10 vitet e fundit ka evoluar, me gjithë vështirësitë që paraqet, për shumë arsye”, - thotë Alia. Sponsor të festivalit të 44 –t Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë janë “Vodafone” dhe “ProCredit Bank”.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423165

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page