|
Kerkohet nje vullnetar (18 -25) per te punuar ne nje shoqate rinore ne Rumani |
|
|
Monday, 05 June 2006 |
|
Kerkohet nje vullnetar (18 -25) per te punuar ne nje shoqate rinore ne Rumani
Kerkohet nje person (femer ose mashkull, 18 - 25 vjec) per te punuar si vullnetar ne nje organizate rinore ne Rumani. Programi ne te cilen vullnetari do te marrre pjese eshte pjese e programit europian Rinia - Youth, Action 2, EVS. Programi do te filloje ne 15 gusht 2006 deri ne 15 gusht 2007.
Udhetimi, akomodimi dhe ushqimi do te sigurohen nga organizata rumune. Vullnetari do te punoje 5-6 ore ne dite kryesisht me te rinjte. E shtuna dhe e diela jane pushim.
Gjate kesaj periudhe vullnetari do te kete mundesi te ndjeke trajnime edhe ne shtete te ndryshme te europes e ballkanit, te punoje me te rinj dhe te marre iniciativa per te organizuar aktivitete ne kuadrin e programit Rinia.
Organizata Rumune gjithashtu i siguron vullnetarit nje pagese minimale mujore per nevojat me imediate.
Vullnetari duhet te plotesoje keto kushte:
1. Te kete eksperience ne punen me te rinjte
2. Te kete nje nivel te mjaftueshem te gjuhes angleze
3. Te jete i motivuar dhe i gatshem per te mesuar
4. Te jete i disponueshem per periudhen 15 gusht 2006 - 15 gusht 2007
5. Te jete rreth 18- 25 vjec (rregull i vendosur nga Komisioni Europian)
Ky eshte nje rast shume i mire per te rinjte qe duan te mesojne me shume per programin Rinia dhe per te pasuruar eksperiencen e tyre ne fushen rinore dhe per kete arsye ju inkurajoj te aplikoni.
Per me shume informacion kontaktoni ne numrin e cel ose me email.
Ana Dervishi
Beyond the Barriers Association
069 21 91 795
|