Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Sporte te Ndryshme arrow Erkand Qerimaj pritet si hero nė Shkodėr
Erkand Qerimaj pritet si hero nė Shkodėr E-mail
Saturday, 03 June 2006

erkand qerimaj ne bashkiPeshengritje.Shkoder 3 Qershor 2006.Ka qenë tepër e veçantë pritja që i është bërë në Shkodër kampionit të Botës në peshëngritje Erkand Qerimaj. Madje pritja e bërë nga bashkëqytetarët e tij ka nisur që mbrëmjen e së premtes vonë kur megjithëse avioni me shtangistët ka zbitur pas mesnate në Rinas, një karvan i gjatë makinash kishin mbërritur aty për të pritur nderin e sportit shqiptar. Ndërkohë dje paradreke, shkodranët i kanë organizuar një tjetër pritje të shkëlqyer këtij kampioni. Rreth orës 10.00 në sheshin qëndror të qytetit, kishin dalë për ta pritur Kampionin e Botës një numër i madh qytetarësh shkodranë. Erkandi Qerimaj ka mbërritur në shesh në krye të një vargu të gjatë makinash që ishin skuqur nga flamujt kuqezi dhe parrullat të ndryshme. Kishin dalë për ta pritur edhe prefekti i Shkodrës Gjovalin Kolombi, kryetari i Këshillit të Qarkut Lorenc Luka, kryetari i Bashkisë Shkodër Artan Haxhi, deputeti Gilman Bakalli.

Nga Tirana kishte ardhur edhe sekretari i Federatës së peshëngritjes Ilir Kraja ndërkohë që ka munguar për arsye shëndetësore presidenti i saj Esat Ademi. Ceremonia ka nisur me ekzekutimin e himnit kombëtar nga Banda e qytetit e më pas kanë përshëndetur të gjithë me rradhë. Ai që ka marrë fjalën i pari ka qenë vetë Erkand Qerimaj i cili i është drejtuar bashkëqytetarëve të tij me fjalët: “nëse e kam arritur këtë sukses, ta dini që një pjesë të konsiderueshme të meritave i keni edhe ju që më keni mbështetur gjithmonë, më keni qëndruar afër dhe më keni inkurajuar vahdimisht”. Më pas kanë folur me rradhë të gjithë teksa pushtetarët lokalë të Shkodrës, ndoshta të gjendur ngushtë edhe pamundësitë e tyre financiare për të shpërblyernjë sukses të tillë, janë mjaftuar me fjalët: “Erkand ne e dimë që nuk mund të ta shpërblejmë kurrë këtë që bëre për Shkodrën, por gjithsesi jemi krenar që të kemi ty pjesë të këtij qyteti”.  Por shprehja më e bukur ka qenë ajo e një të moshuari shkodran, që pasi është shkëputur nga turma e njerëzve, i është afruar tribunës ku ndodhej kampioni i Botës dhe pasi e ka puthur në të dy faqet, i ka thënë atij: “Hallall qumështin e nanës more djal”. Më pas festa ka vazhduar edhe me pritjen që është organizuar në bashkinë Shkodër ku është shtruar edhe një koktej teksa ato që nuk dominuar kanë qenë shkrepjet e shumta të aparatëve fotografikë. erkand qerimaj pritet nga pushteti vendorTë gjithë kanë dashur të kenë një fotografi me kampionin e Botës, për t’u krenuar nesër me të. Por ndërkohë gazetarët e shumtë kanë dashur t’i marrin edhe dy fjalë djaloshit që çuditi botën megjithëse ende nuk i ka mbushur të 18-tat. Ajo që ka rënë në sy dhe është pikasur nga të gjithë ka qenë pikërisht përgjigja e pyetjes së një gazetari që i iu drejtua Qerimajt se cilat ishin objektivat për të ardhmen. Ai iu përgjigj shkurt dhe qartë: “Nuk e di se çfarë duhet pretenduar më për të ardhmen. Titulli kampion i botës është më i larti dhe këtë e arrita. Tashmë mbetet të shohim se çfarë do bëjë shteti për na e shpërblyer këtë punë, për të na nxitur për suksese të tjera”. Logjikisht kjo kërkesë e tij është më shumë se e drejtë sepse tashmë është fjala e zyrtarëve të lartë të shtetit për të vendosur se çfarë do bëjnë për të shpërblyer sukseset e fundit të shtagistëve tanë në Botërorin e Kinës.
Gjergj KOLA
 

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423380

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page