Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Sporte te Ndryshme arrow Erkand Qerimaj, kampion bote në shkëputje
Erkand Qerimaj, kampion bote në shkëputje E-mail
Wednesday, 31 May 2006

erkand qerimaj logoEkipi kombëtar i peshëngritjes, që po merr pjesë në kampionatin botëror të të rinjve, ka bërë deri tani një paraqitje të shkëlqyer, ku janë evidentuar Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Romela Begaj, etj. Garat janë duke u zhvilluar në Hangzhou të Kinës. Kampionati botëror për të rinj në peshëngritje, duket se është një ogur i mirë për peshëngritjen shqiptare, pasi nuk kanë munguar medaljet. Shqipëria është përfaqësuar në Kinë me peshëngritësit e saj të mirënjohur si Gerti Trasha, Romela Bega dhe Erkand Qerimaj.Në ditën e parë të këtij aktiviteti ndërkombëtar, do të ishte pikërisht peshëngritësi kampion i Shqipërisë, Gerti Trasha që do të merrte medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes me 133 kilogram. Në dy provat e para ai ka ngritur 125 dhe 130 kilogram. I pari u rendit kinezi me 134 kilogram të ngritura . pra mesa shihet kinezi ja ka marrë vendin e parë, kampionit Trasha me vetëm 1 kilogram më shumë.

 Në stilin e shtytjes Trasha ka arritur të ngrejë vetëm 152 kilogram dhe ka humbur në dy provat e tjera me 155 kilogram, duke zenë vendin e tetë. Në dygarësh Gerti Trasha ka zenë vendin e pestë me 285 kilogram. Dhe do të vinte pikërisht dita e djeshme e konkurimit, e cila do të nxirrte në vendin e parë një tjetër kampion si Erkand Qerimaj, i cili do të zinte vendin e parë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 175 kilogram. Kështu, ai shpallet kampion bote për të rinj në peshëngritje, në këtë stil. Shkodrani ka siguruar edhe medaljen e argjentë në dygarësh për kategorinë 69 kilogram në kampionatin botëror për të rinj, që po zhvillohet në Hangzhou të Kınës. Në stilin e shtytjes, peshëngritësi shqiptar megjithëse ka ngritur 136 kilogramë, po aq sa kundërshtari i tij kryesor, greku Vladimiros Lazaridis, nuk u rendit i treti për shkak të peshës më të madhe trupore se rivali i tij. Kampion bote në dygarësh është shpallur peshngritësi kinez Zhong Guoshun. Ndërkohë, peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, ka fituar medaljen e bronxit në stilin e shkëputjes në kategorinë 58 kg. Në dy garësh Begaj është renditur në vendin e 5, ndërsa kampionie e botës u shpall rusja Svetlana Sarukaeva.Kështu mbyllet me shumë medalje për sportistët shqiptarë, kampionati botëror në peshngritje për të rinj që u zhvillua në Hangzhou të Kinës, çka do ti japë një shtysë të madhe për zhvillim e këtij sporti kaq të dashur që tashmë nuk njeh kufi.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: -2°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 51 km/h
Drejtimi: 10°
Barom.: 988.1 mb
N
Vizitore: 1423456

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page