Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Atraksionet arrow Razma arrow Razma, atje ku veronin zotnitė e Shkodrės
Razma, atje ku veronin zotnitė e Shkodrės E-mail
Monday, 29 May 2006

razmaDiku rreth viteve ‘20, kjo zonė e cila ėshtė 900 metėr mbi nivelin e detit, nisi tė pėrdorej nga barinjtė pėr stane verore. Vite mė vonė, bukuritė natyrore tė saj u shfrytėzuan nga tregtarėt dhe familjet e vjetra tė Shkodrės, tė cilėt ndėrtuan atje shtėpitė e verimit.

Vizitorėt
Sipas banorėve tė paktė tė Razmės, gjatė dimrit, me gjithė bukurinė qė ka kjo zonė, frekuentohet me ditė nga ndonjė grup skiatorėsh tė rinj studentė apo tė shkollave tė mesme. Edhe pse nė Razmė funksionojnė dy hotele, mungesa e sistemit tė ngrohjes, por edhe e kushteve tė higjienės bėn qė vizitorėt tė qėndrojnė atje vetėm pėr disa orė. Njė pistė rrėshqitjeje me ski ndodhet rreth 30 minuta nė kėmbė nga qendra e Razmės dhe pikėrisht kjo pistė mban peshėn kryesore tė turistėve gjatė muajve tė ftohtė. Njė agjenci turistike me qendėr nė Shkodėr sjell nganjėherė grupe vizitorėsh kryesisht nga kryeqyteti, ndėrsa vizitat nga qytetet e tjera janė shumė tė rralla. Numri i turistėve shtohet gjatė muajve tė verės. Krahas turizmit ditor funksionojnė edhe banesat me qira pėr tė kaluar pushimet, por edhe hotelet, tė cilat tė paktėn gjatė kėsaj stine nuk e kanė tė nevojshėm sistemin e ngrohjes. Aktualisht nė Razmė mungon tėrėsisht uji, ndėrsa kufizimet e energjisė janė drastike gjatė gjithė vitit. Sipas banorėve, nė muajt e nxehtė pushuesit detyrohen ta transportojnė ujin me bidonė nga qyteti. Me gjithė kėto kushte, vera nė Razmė ėshtė e “bekuar”. Hijet e larta tė pemėve krijojnė njė klimė tė freskėt edhe kur temperatura nė zona tė tjera i kalon 30 gradėt, ndėrkohė qė netėt verore janė vėrtetė tė “ftohta”. Tabela e vetme treguese pėr hyrjen nė park me njė dyzinė vrimash tė vogla ėshtė dėshmitare e heshtur e vitit 1997, ndėrsa as qė bėhet fjalė pėr guida turistike tė kėsaj zone.

Vilat
Me tė hyrė nė zonėn turistike bien nė sy shtėpitė karakteristike me ēati alpine tė familjeve tė njohura shkodrane Kaēulini, Pogu, Kurti, Ēurēia, Ēoba, Shkreli etj. Edhe pse kanė kaluar mė shumė se 70 vite nga koha kur janė ndėrtuar, ata e kanė ruajtur konstruktin, edhe pse nė pjesėn mė tė madhe nuk ėshtė vėnė dorė prej shumė e shumė vitesh. Kėto banesa funksionuan si tė tilla deri nė vitet e para pas ēlirimit, kur i gjithė kompleksi i tyre u shtetėzua, duke u kthyer mė pas nė njė kamp pushimi pėr punėtorėt. Njė nga vilat u pėrdor deri nė vitin 1991 nga autoritetet e atėhershme dhe familjet e tyre. Ndėrkohė pas vitit 1991 ish-pronarėt rimorėn shtėpitė e tyre nė Razmė, por pa bėrė nė to investime serioze pėr tė mundėsuar tėrheqjen masive tė vizitorėve. Mungesa e plotė e infrastrukturės, por edhe e legjislacionit pėr ndėrtime nė pikat turistike duket se i ka penguar kėta pronarė tė investojnė, por shkaku mė madhor duket se ėshtė mungesa e dėshirės pėr tė derdhur lekė nė kėtė zonė, tė cilėn gjyshėrit e tyre e kanė konsideruar si shtėpinė e dytė. Shumica e kėtyre pinjollėve, duke qenė me lidhje tė hershme me Italinė, tashmė prej vitesh janė vendosur nė vendin fqinj, duke mos pasur interes pėr tė investuar nė pronat qė kanė gėzuar nja tė parėt. Shumica e tyre kanė arritur marrėveshje me banorėt e zonės, tė cilėt nė kėmbim tė strehimit nė mjediset e kėtyre shtėpive i ruajnė dhe mirėmbajnė me sa munden, duke i shpėtuar nga shkatėrrimi i plotė. Dy nga shtėpitė prej disa kohėsh janė blerė nga njė biznesmen i ri nga Shkodra. Me disa restaurime dhe ndryshime qė gjithsesi nuk e kanė prishur aspak konstruktin e tyre, ata spikasin mes ndėrtesave tė tjera. Tė vendosura mes gjelbėrimit tė pėrhershėm, vilat e vogla alpine tė Razmės janė njė bukuri mė vete e kėsaj zone turistike, e cila po vuan harresėn, qė vjen mė sė shumti nga vetė pronarėt e tyre.

 

Gjon Pacaj: E kemi detyrim moral. Ruajmė miqėsinė me pronarėt
Banorėt, roja-besnike nė ēdo kohė tė vilave

SHKODER - Edhe pse pronarėt e ish-shtėpive tė verimit janė tė gjithė nga qyteti i Shkodrės dhe madje disa nga ata shkojnė njė herė nė disa vjet nė Razmė, pronat e tyre ruhen me fanatizėm nga banorėt e atjeshėm. Kjo besnikėri ndaj pronės u vėrejt shumė mirė gjatė vitit 1997, kur nė Razmė nuk u prek asnjė nga shtėpitė dhe lokalet e qytetarėve tė Shkodrės, edhe pse kėta tė fundit ishin rreth 45 km larg. Sipas 60-vjeēarit Gjon Pacaj, banor i Razmės, i cili kujdeset pėr vilėn e familjes Kaēulini, ka njė miqėsi shekullore mes familjeve tė vjetra tė Shkodrės dhe vetė banorėve tė kėtyre anėve. Kjo miqėsi ėshtė pėrcjellė brez pas brezi edhe tek mė tė rinjtė. “Edhe nė kohėn kur banesat ishin shtetėzuar, -shprehet Pacaj, - gjithmonė i quanim me mbiemrat e pronarėve tė tyre dhe madje kjo ndodhte nganjėherė pa dashur edhe pėrpara personave tė cilėve duhej t’u ruheshim. Jo se e bėnim enkas, por se ashtu na ishin rrėnjosur nė mendje”. Pacaj tregon se edhe nė vitin 1997, ndonėse nė tė gjithė vendin kishte rrėmuja, kėtu pati vetėm dy-tre ditė dėshirė pėr tė shkrehur armėt dhe mė pas gjithēka ra nė qetėsi. “Megjithėse i ruajmė dhe mirėmbajmė shtėpitė e zotnive tė Shkodrės, asnjėherė nuk e kemi bėrė se konsideroheni hyzmeqarė, por si detyrim moral. Edhe ne nga ana jonė kemi arritur tė krijojmė ekonomi tė qėndrueshme pa qenė nevojtarė tė asnjėrit nga kėta pronarė, por gjithmonė trashėgojmė respektin dhe besnikėrinė tonė ndaj pasardhėsve tė atyre qė e kanė merituar vėrtetė titullin “zotni”.

 

 

Nga: Taulant Kopliku 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: -2°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 51 km/h
Drejtimi: 10°
Barom.: 988.1 mb
N
Vizitore: 1423463

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page