Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Atraksionet arrow Xhami a plumbit arrow Nė Xhaminė e Plumbit
Nė Xhaminė e Plumbit E-mail
Sunday, 21 May 2006
xhami_plumbit.jpg Nė Xhaminė e Plumbit... kanė mbetur pak myslimanė
Shkruan : Ben Andoni

Nxitojmė, qė tė kapim faljen e xhumasė. Ora kalon pa u ndjerė dhe nuk i bindet dėshirės. Njė polic krejt i zbėrthyer nė rroba tė stėrgjėra, si qėmoti, tė bėn me shenjė qė tė ndalosh. Do pak muhabet. Do dhe njė gazetė tė shtyj shėrbimin. Eshtė i shėndoshė, shenjė dalluese e hierarkisė sė kohės nė shėrbimin e policisė rrugore...Ia zgjas, por sytė janė tė tretur tutje. Qė nga largėsia, Xhamia e Plumbit, kjo mrekulli e arkitekturės islame nė Shqipėri, hesht. Pluhuri i rrugės sė keqe e bėn si tė padepėrtueshme pamjen e saj. Besimtarėt mungojnė. Nuk has rrugės, ndėrsa pas portave tė mėdha tė lagjes ndanė saj, ėshtė qetėsi. Drini rrjedh i kapur. Eshtė zbutur. Do tė donim qė tė pėrshkonim kėtė segment nga Ura e Bahēallėkut me ritmin e myslimanėve shkodranė, por ata nuk janė. Nuk gjenden. Falen secili pranė lagjes sė tij. Edhe mė tė vendosurit nė qytet ose nostalgjikėt... duket se e kanė braktisur kėtė vend. E kam quajtur si ėndėrr qė tė ndjek njė ritual nė Xhaminė e Plumbit. Njėsoj nė kėtė kohė, njė burrė qė bėn detyrėn e myezinit, ka shkuar dhe ka pėrgatitur vendin nė Xhaminė e Plumbit. Ka pastruar qilimat dhe e ka bėrė gati pėr faljen e madhe tė xhumasė. Nuk jemi takuar ende...

Nė Xhaminė e Plumbit
Plumbi i xhamisė sė saj mė ka joshur nga Kalaja e nėnė Rozafės, dhe nga shumė mė tutje mbase. Kurrė mė parė nuk i jemi afruar. Kjo zonjė e rėndė tė tremb. Nuk mė ėshtė dukur asnjėherė koha e pėrshtatshme pėr tė. Pastaj, mė ėshtė dukur vetėm. Shumė vetėm. E patrazuar. Asnjėherė nuk kam kuptuar pėr komunitetin e myslimanėve, pse shumė syresh nuk e falin xhumanė nė objekte tė tilla- kaq tė veēanta. Gjithsesi, punė e tyre. Zoti vetėm dėgjon. Ai qė i di tė gjitha duhet ta ketė shkoqitur dhe kėtė. Nė fakt, xhamia e Plumbit nė pak momentet, qė nuk e kemi parė duke notuar mbi ujė dhe rrethuar me ujėrat e Drinit (qė tash ja kanė mbathur tokėn me sediment), mė ėshtė dukur si e fundosur. Po tė mos ishte ai plumbi, qė i ka veshur kokėn dhe qė e ka mbajtur. Bash pėr kėtė mė duket se ėshtė dashur plumbi, qė dikur u soll nga larg pėr tė gatitur xhaminė mė interesante tė shqiptarėve tė veriut. Jo mė kot, kur u lirua besimi i fesė, njė nga gjėrat e para ishte pikėrisht sigurimi i materialit, qė ta godisnin sėrish. Duhej tė dukej. Tė shquhej. Dhe, ajo, kishte ēfarė t’i tregonte qytetit. Tė parėt e tyre ishin munduar t’ia u bėnin vendin e faljes bashkėqytetarėve tė tyre si njė nga mė tė mirat nė vend. Mė romantikėt e kishin krahasuar me Aja Sofinė. Realisht, portiku me kolonat e heshtura, tė largon nga madhėshtia. Kurse, hekurat, para tė cilės gjej njė njeri qė kujdeset pėr xhaminė, mė japin pak ndjenjė faji. Nuk e di pse duhet tė ruhet ende kėshtu xhamia dhe kisha. Shqipėri hesapi. Me qenė tė sigurt. Nga hasmi. Nga i keqi. Nga vetja. Nga xhindet e natės. Akoma nė kokė ėshtė djalli i komunizmit.
E ke dėgjuar kėtė, mė shkund njė besimtar: Sure Al-Fatiha 1. Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirė bėrėsit! 2. Falėnderimi i takon All-llahut , Zotit tė botėve !
3. Mėshiruesit, Mėshirė bėrėsit! 4. Sunduesit tė ditės sė Gjykimit! 5. Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė! 6. Udhėzona nė rrugėn e drejtė! 7. Nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke bekimin, e jo nė tė atyre qė je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur !

Besimtarėt
Jo, nuk e kemi dėgjuar. Nė kthimin e lodhshėm nga mali i Vaut tė Dejės, tė paktėn, kemi kapur nė momentet e fundit besimtarėt. I shohim nga hyrja qė ėshtė nė mes tė portikut. Tė mbledhur bashkė, si njė grigjė e lodhur nė freskinė e mjedisit, pushojnė pėr t’u kthyer kah mihrabit. Flasin dy e nga dy. Duken si tė pėrgjumur. Njė burrė, pėrgatitet veēmas. Eshtė i veshur shumė civil, veē takisė tė bardhė, qė e ndan nga njerėzit e thjeshtė tė besimit. Kėtė parakohė e shfrytėzojmė, qė tė ndjekim ushtrimin e myezinit, qė ka gjetur njė gur tė vjetėr dhe na ka kthyer kurrķzin, jashtė portikut tė xhamisė. Nga padija kujtoj se flet me dikė, por ai pėrgatitet. Para xhamisė, qė mė dhemb sėrisht me hekurat e qarkuara, duket se flet me njė tė jashtėm. I pėrqendruar. Burri, qė e has, dhe qė kujtoja se fliste nė telefon, ngjitur nė platformėn e gurit dhe pėrballė xhamisė, lutet. I patrazuar. Ka njė palė shapka njė kėmishė bojė hiri dhe ėshtė i vėmendshėm nė punėn e tij. Mė vonė do kuptoj qė ky muezin lokal i duhet vėrtetė tė parapėrgatitet. E dėgjoj me respekt dhe i kėrkoj qė tė flasim pak, kur mbaron. Mė bėn me shenjė nga portiku, qė gjendet brenda se do tė jetė i lirė, por pas lutjes....Erdhi koha, mė thotė pastaj heshtur me sytė pak si tė mbyllur. Dhe, mė fton brenda.

Vetė Xhamia
Qėndroj dhe pak, ndėrsa i bėj njė rikonjicon zonės. Pėrreth ka gurė, disa tė modeluar nė formėn e turbanit. Dhe lumi ka mėsyrė pa fund. Kjo xhami nuk ka mbishkrim dhe nuk dihet kush e ka ndėrtuar. Thuhet se ndėrtuesi i saj ka qenė njė vezir, por edhe kjo nuk dokumentohet. Nuk ka dyshim se ndėrtimi i saj ėshtė bėrė nė kohėn kur Bushatllinjtė ishin nė kulmin e fuqisė sė tyre, lexojmė nė njė plan, qė studiuesi Jovan Adami, ka pėrgatitur dikur. Nė tė vėrtetė, kush mund tė ndėrtonte njė mrekulli tė tillė, pa Bushatlinjtė, mė shkon ndėrmend.
Plani i objektit nė fjalė paraqitet interesant mbasi duket se ėshtė njė imitacion nė miniaturė i Shėn Sofisė sė Stambollit. Objekti ėshtė i ndarė nė tri pjesė. Nė hyrje ėshtė njė portik i rrethuar me 10 shtylla monolite tė kurorėzuara me kapitele tė veshura me gjethe akathi. Mbas portikut vjen vendi i faljes dhe nė fund absida katėrkėndėshe.
Objekti ėshtė i mbuluar me kube. Kubeja qendrore mbėshtetet mbi njė bazė tetėkėndėshe. Mihrabi, i cili ka formėn e nj abside, ėshtė i mbuluar me njė gjysmėkube. Eshtė e vėrtetė qė i ngjan Shėn Sofisė, por unė nuk gjej shumė elementė tė pėrbashkėt. Nė Aja Sofinė kam “humbur”. Kryemrekullia e Bizantit tė lbyr pėr madhėshtinė dhe format tmerrėsisht tė mėdha, tė punuara deri nė perfeksion me metodat mė tė mira, qė njiheshin deri nė atė kohė. Kėtu vėrtetė ka shumė dashuri (lokale), por edhe pak ngutje. Gjithsesi, hapėsira e vogėl qė ėshtė nė kėtė portik- tė ngazėllen. Vetėm se kolonat e bukura duken pak tė dėmtuara nga koha dhe disa njerėz kanė lėnė ca vandakė me dėrrasa nė skaj. Tė kap trishtimi kur shikon pas hekurave, pas parregullsisė, por kjo ėshtė Shqipėria. Duhet tė ruhemi nga vetja, tė ruajmė besimin, tė ruajmė gjithēka, se kėtu gjithė duan tė marrin...Dhe, tė mos japin. Heqim kėpucėt. Zhytemi nė njė gjelbėreme qė vjen nga kubeja dhe qė zbret deri poshtė. Njė serenitet tė pushton tė gjithin. Prehem...Sytė mė mbesin dhe mjedisohen me vėshtirėsi nė arabeskat dhe shkrimet kuranore, qė mbushin hapėsirėn dhe qė janė shkruar pastėr me njė kaligrafi tė kėndshme.

Brėnda
Sytė mė mėsohen shpejt. Askush nuk e kthen kokėn nga besimtarėt. Ca pėshpėrima moskuptimi janė tė paktat, qė na mirėseardhin. Pėrshėndesim me kokė. Ulemi. Imami, ka bėrė gati fjalėn e tij. Ēuditėrisht banorėt nuk rrinė kah Mihrabit por qėndrojnė pėrballė Minberit, vendi i ngritur me shkallė druri nė tė djathtė tė mihrabit. Qė atje, imami, me shėndet tė mirė dhe me njė takije tė pastėr nė kokė fillon predikimin e tij.”Drejtėsia shenjė e profetit..Hipokrizia shenjė e tė keqes..Kur gėnjeshtra pushton mėndjen e njeriut...”...Duhet ta ketė thėnė kushedi sa herė, sepse zėri bėhet shpejt i zvargur. Me kohė vėrej se edhe takija mbi kokė -sikur i rri pak e madhe. Eshtė e vetmja gjė e bardhė, qė ka mbi kokė, ndėrsa qėndron drejt mbi minberit duke nxituar disi. Tė tetė vetat, besimtarėt, tė pushtuar nga thirrja e besimit, rrinė si njė grigjė e sfilitur. Por paqėsi. Urtėsia rrethon vendin. Shoferin tonė e ka kėputur gjumi nė njė nga shtyllat nė fund. I lodhur, i drobitur, me tingujt monotonė, qė vinė me zėrin sugjestionues tė imamit, ai kaplohet nė njė gjumė tė thellė. Ia kemi zili. Jam kurioz tė di ėndrrat qė shikon. Kuptohet se nuk kemi kohė pėr psikoanalizėn e tij, sepse mė duhet ta shkrep pa fund, aparatin. Besimtarėt nuk shqetėsohen. Mė bėn shoqėri njė djalosh shumė i vogėl, qė ndryshe nga tė tjerėt ka kthyer kurrizin dhe mė shikon pa shumė fjalė. I ati i flet ngadalė dhe e nguc nė besim, por djali, qė ka zėnė njė vend pėrballė mihrabit hesht dhe me sa duket pret fundin.
“Kur lexohet Kur’ani, ju dėgjoni atė (me vėmendje) dhe heshtni, nė mėnyrė qė tė fitoni mėshirė.” Kur’an (7:204)
Nė fakt askush nuk e vė re seriozisht prezencėn tonė. Ose hiqet kinse. Pak minuta mė pas tė gjithė kthehen nga Mihrabi. Me ta ėshtė bashkuar dhe imami, qė ka zbritur nga minberi. “Bėj mirė pas mėkatit..Morali i bukur, morali...Morali qė tė shtie nė pėrsosmėri”, kanė qenė tė fundit gjėra qė mbaj mėnd prej tij...Patetizmi, qė e shoqėron fjalėn e imamit, ma bėn edhe mė aspak interesante fjalėn e tij. E shikoj qė ai nuk ėshtė nė realitet. Njė paqėsim i tėrė mė pushton pak e nga pak...Nga Mihrabi e kam ndjekur me kujdes sesi ka lexuar me njė zė dhe me njė fletore tė thjeshtė fjalėn e tij shumė konvencionale. Qė nė fakt, thotė pak. Eshtė pak klasike nė kuptimin e duhur. Ndaj e kam dėgjuar, por nuk mė ka bėrė shumė pėrshtypje. Ndryshe, nga ai, imamėt, qė kam hasur nė Tiranė, djem tė rinj tė shkolluar nė universitetet teologjike tė Lindjes, i kam dėgjuar duke folur pėr tema mė bashkėkohore. E braktis shpejt mendimin dhe sytė mė marrin qė tė vėzhgoj mrekullinė, tė cilėn e ndjej nga pėrpjestueshmėria e hapėsirės dhe nga kupolat e ideuara deri nė perfeksion tė mjeshtėrve tė xhamisė sė Plumbit. Kurse Mihrabi, nga ku drejtohen tė gjithė ėshtė i dekoruar kėndshėm me arabeska...tė kuqe.
Dikur, rreth e pėrqark objektit, sidomos nė anėn jugore, shihen varre, shumica e tė cilave janė tė mbuluara me baltė tė sjellė nga Drinasa. Njė gjė e tillė ka ndodhur edhe brenda faltores, e cila gjatė dimrit pėrmbytet nga ujėrat. Kjo xhami, si nga ana e planimetrisė, ashtu edhe nga ana e konstruksionit dhe e elementėve arkitektonikė, ėshtė e vetmja nė Shqipėri..., thonė specialistėt. Pėrmbajtja tash lė shumė pėr tė dėshiruar. Njė gur matanė, dhe hekurat- mė bėjnė tė besoj se asnjėherė, kėtu nuk do jetė si dikur. Shikimi mė mbetet tek dy djemtė e vegjėl me kanotiere, qė tashmė janė veēuar dhe presin mbarimin e faljes. Mė shikojnė me dyshim, kur shkrep blicin. U buzėqesh.

Falja pėrfundon
Pak minuta mė vonė, fėmijėt e vegjėl, janė afruar pėrkrah meje dhe mė pyesin. Por mua sytė mė mbesin nė kurrizin e predikatoret, imamit tė xhamisė. Qė kur ka zbritur nė mihrab, tash e udhėheq me pėrkuljen e tij lutjen. E bėn disa herė lutjen dhe burrat i pėrgjigjen...
Vjen fundi. Takohen, pėrqafohen. Eshtė mbyllur dhe njė javė nė tokė. I pari vjen myezini, qė i bėj kompliment pėr zėrin. Ēuditėrisht nuk di fare arabisht. Imami afrohet. Ėshtė njė burrė i kėndshėm me emrin Mit’hat Myftiu dhe i destinuar tė na flasė. I xhaxhai ka qenė kėtu dhe brez pas brezi janė marrė me xhaminė...Flet. E pyesim ēdo tė thotė me: Kur gėnjeshtra pushton mendjen e njeriut. Pastaj pse nuk flet pėr temat bashkėkohore. Nuk besoj, se mund ta bėj njė gjė tė tillė: Fėmijėt, qė gjatė kohės sė faljes nuk rrinė, tash janė zbutur. Nga pak kanė ardhur dhe burrat. Janė tė gjithė nga njė lagje. Ajo qė quhet Qafė dhe qė janė tė gjithė shumė afėr xhamisė, qė tash ėshtė fizikisht gjithmonė e mė e vogėl sepse ėshtė mbathur nga aluvionet...”Ka tash 700 vjet. Kaq nė fillim janė dhėnė 30,000 USD. Eshtė pronė e hipotekuar...Eshtė e Lagjes sė Tabakėve. Plumbi ka ardhur nga larg. Kanė qenė kėta qė janė marrė me tė nė fillim Reshat Kockiq, Fiqiri Dibra, Xhavit”.... flet myftiu. Mė tregojnė dhe ata qe kanė prishur. Tė gjithėve u ka ndodhur diēka. E pyes pėr besimtarėt dhe mė thotė se komuniteti mysliman po mundohet dhe se kjo xhami tash frekuentohet mė shumė nga Lagjja e Qafės sė Tabakėve. Nuk vinė mė nga lagjet e tjera, sepse u bie mė mirė ta falin xhumanė nė lagjet e tyre, mė sqaron.
Tashmė tė tetė besimtarėt i kam pėrballė. Njėri ėshtė vėllai imamit. Tjetri kushėri. Tė gjithė miq. Lagėshtira na bėn roje kudo mbi kokė...”Tashti e kemi nė pikė tė hallit. Unė vetė punoj nė ujėsjellės, por tė premten jam kėtu. Kam njė punė tė mirė qė mė lejon,- mė thotė. Ndaj e bėj kėtė”. Flasim pėr tė pėrditshmet, por edhe se xhamia me gjithė interesin e ndjek braktisjen. Dikur kur ėshtė hapur, kėtu nuk kishte vend, ndėrsa tani nuk ka fare, mė thotė dikush...

Biseda, tė vuajturit
Biseda bėhet afėr derės sė daljes nė skajin e xhematit, por i gėzohem tė gjithė mjedisit. Eshtė fat qė tė kesh njė vend tė tillė ku mund tė falesh, por sot gjithmonė e mė shumė, ata, po vuajnė braktisjen. Ky ėshtė problemi. E kuptoj se nuk mund t’i pyes pėr elementė tė veēantė tė ndėrtimit: si mukarnasin, ivanin, por burrat mė shpjegojnė sesa vėshtirė ka qenė pėr ta qė tė ruajnė kėtė vend. Myftari qė ėshtė dhe njeriu pėrgjegjės tregon se me gjithė insistimin e Komunitetit Mysliman- gjithmonė kėtu ka probleme prej ujit tė lumit Drin. Kėshtu ka qenė gjithmonė deri nė kohėn e Enverit. Por kur lumi ka pasur nivel mė tė lartė, atje ka qenė edhe mė problem...Burrat janė tė hapur dhe tė flasin pėr problemet e tilla dhe pak nga pak bashkohen tė gjithė me njė zė. Ai, qė bėn myezinin, dhe qė nuk di arabisht, ėshtė pikėrisht njeriu qė e gjej mė pranė. Ndėrsa, lagėshtira qė tė qarkon kudo- e shikoj mė qartė. Nuk ka mundėsi, qė kjo kryevepėr arkitektonike tė lihet nė kėtė mėnyrė. Por e shikoj se njerėzit e kanė humbur ose atė qė ėshtė bėrė deri mė tani u duket e shumtė. Tek e fundit nuk mund tė bėjnė mė shumė. Njė burrė, qė mė shikon si me dyshim, ėshtė i vėllai i imamit. Mė pyet pėr tė identifikuar. Por, janė tė gjithė tė paqmė dhe tė gjithė i ke kėtu. Vetėm gratė jo. “Nuk para vinė, sepse mund tė ndodhė qė tė kenė problem”, sqaron Imami...Por duket se tė teta vetat nuk mund tė thonė shumė pėr xhaminė e tyre. Ndėrsa, siguria, mungon. Si edhe nė shumė objekte tė tjera, tė vjen keq, qė xhamat janė me hekur dhe njerėzit e Qafės, kėshtu quhet vendi qė e frekuenton kėtė xhami mė shumė, ėshtė i pafuqishėm. Tė paktėn, ekonomikisht.
...
Kjo bisedė bėhet njė tė premte nė mesditė, kur mbahet predikimi i obligueshėm i pėrbashkėt. Myftari ndahet shpejt sepse tash i duhet tė japė mėsim pėr njė grup vajzash tė vogla qė vinė dhe cicėrojnė afėr mihrabit. “Jemi tė hapur qė tė vinė”,-mė sqaron, ndėrsa mė kujton njė sure (En Nasr) : Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirė bėrėsit! 1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi),
2. Dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma-turma nė fenė e All-llahut.
3. Ti, pra, lartėsoje Zotin tėnd duke falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje.
Ndahemi mirė me besimtarėt. Janė tė paqtuar. Jemi tė paqtuar. Hekurat pas, tani nuk luajnė ndonjė rol. Por gurėt e varreve andej-kėndej tė dhembin. I them dikujt pse nuk i mbledhin. Mė thotė se ėshtė njė peshė kolosale pėr krahėt e tyre. E kujtoj se ėshtė njė nga objektet mė tė rėndėsishme tė artit islam. “E respektojmė”, ma kthejnė. Mrekulli tė tilla, Shkodra ka fat, qė i ka nė gjirin e saj. Por, sa ėshtė e vetėdijshme?! Kėtė nuk mund ta sqarojnė tė tetė njerėzit, qė falen. Ose banorėt e Qafės, nuk i japin dot pėrgjigje. Myezini, tash ėshtė njė njeri tjetėr. Qesh. Na pėrshėndet i fundit dhe nuk pranon ta ftojmė nė makinė. Myftari drejtohet te vajzat e vogla, qė po marrin mėsimet e para nė Islam. Eshtė vera e vitit 2007 me kalendarin gregorian.

Ben Andoni
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 15°C
Mes.: 15°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 32 km/h
Drejtimi: 270°
Barom.: 986.1 mb
W
Vizitore: 1423901

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page