|
SPECIALE.Besi Bekteshi.Shkodra me shpejtėsi drejt turizmit historik.Muzeu i Shkodrės, njė thesar i vizitueshėm vetėm nga tė huajt.Nuk paraqiten mijra eksponate tė kėtij muzeu historik.8000 vizitorė tė huaj pėr vitin 2006.Njė nga thesaret kultuore dhe tė njė trashėgimie tė pandėrprerė nė shekuj, qė nuk ka asnjė tė barabartė nė llojin e tij nė Shqipėri ėshtė Muzeu Historik i Shkodrės.Ky muze ka formimin mė tė hershėm dhe po kėshtu njė potencial shumė tė madh, por pėr fat tė keq tė pa ekspozueshėm nė saj tė vogėlsisė sė tij fizike dhe madhėsisė sė tij tė jashtėzakonshme tė objekteve qė qėndrojnė tė mbyllura.Pėr tu sqaruar mė mirė mbi historinė dhe problematikėn e kėtij thesari kulturor shkodran dhe shqiptar biseduam me specialistin dhe studiuesin Zamir Tafilica, punonjės i vjetėr nė kėtė institucion, por qė tani kryen edhe funksionet e drejtuesit nė mungesė tė drejtorit akoma tė pa vendosur nė postin e lėnė bosh nga Maxhid Cungu, i emėruar prefekt i Shkodrės.
Tafilica thekson se Muzeu i Shkodrės ka njė histori tė hershme pėr vetė Shkodrėn si njė qytet qė edhe nė fusha tė tjera ka pėrfaqėsim nė kohė tė hershme dhe tė vazhdueshme.Kuptohet si edhe nė fusha tė tjera pioniere tregon Tafilica, qė nė 1880-tėn Shkodra ka pasur muzeun e franēeskanėve dhe jezuitve tė cilat kishim mė shumė koleksione. Tė gjitha fondet e kėtyre pėrfaqėsimeve kanė shėrbyer si bazė nė muzeun qė pėr herė tė parė ėshtė ngritur nė ndėrtesėn e Kullės sė Inglizit nė 1947-tėn. Por duhet thėnė se nė vitin 1949-tė ka qėnė pėrfaqėsuar muzeu i vėrtetė i Shkodrės me koleksionet e mėsipėrm, por edhe me tė tjera si dhurata dhe marrje si sekuestrim tė familjeve tė pasura tė Shkodrės, kryesisht armė, stoli dhe vlera historike dhe arkivore.U pasua me gėrmime arkeologjike tė Shkodrės, por qė natyrisht thotė Tafilica muzeu ishte nė fillim njė miks midis historikut dhe natyrorit.Ka funksionuar si ti tillė deri nė 90-tėn, por karakteri i tij ka qėnė edhe nė shėrbim tė ideologjisė, sepse pasqyronte nė shumė detaje propogandėn e partisė. Mbas diktaturės muzeu filloi tė dallonte nė strukturė dhe metodikė dhe kryesisht nė qėllimin pėr ēfarė ėshtė ngritur, thotė specialisti Tafilica.Nė fakt mbas kėtyre viteve filloi etnografia, arkeologjia dhe tradita tė cilat ishin dikur nė hije dhe qė nuk kishin specialistė tė mirfilltė tė kėtyre fushave.Sot deklaron zoti Tafilica, ėshtė krejtėsisht ndryshe, sepse muzeu lidhet me turizmin dhe formon pikėrisht atė qė Shkodra duhet tė ketė, turizmin historik tė saj dhe krahinės sė madhe qė pėrfaqėson.Pra sot nė Shkodėr Muzeu Historik pėrbėhet nga shtėpia e Oso Kukės dhe Kapiteneria nė Kalanė e Shkodrės, e vetmja e konservuar me mbulesėn e saj origjinale pėr nė zonat e shteteve fqinj.Ne kėtu thotė specialisti Tafilica, kemi fondet arkeologjike, etnografike dhe historike, por edhe arkivin sėbashku me njė pinakotekė me piktura origjinale. Ėshtė thotė ai, edhe biblioteka e madhe e pasuruar shumė nga fondi Pipa nga e gjithė biblioteka personale e Arshi Pipės, kryesisht me mbi 2000 vėllime pjesa mė e madhe albanogji.Kjo na ka bėrė tė mundur tė kemi dy ekspozita tė pėrhershme, ku nė katin pėrdhes ėshtė ajo arkeologjike rreth 300 objekte dhe sipėr njė mjedis etnografik tė shtėpisė qytetare shkodrane dhe kostumet e Shkodrės. Kėtu kemi pra, veshjet e burrit dhe gruas qytetare shkodrane si muslimane dhe katolike, por edhe tė trevave tė veriut. Patjetėr qė duhet pėrmendė fakti i ndihmės nė drejtimin e muzeut arkeologjik nga Universiteti i Firences ku u bė e mundur sistemimi i vlerave arkeologjike nė eksponatet e duhura. Vetėm pėr kėto kemi pasur njė rritje nė fluksin e turizmit historik dhe sidomos nė vitin e kaluar nga prilli deri nė fund tė shtatorit na kanė ardhur dhe vizituar muzeun tonė dhe kalanė e Shkodrės, rreth 8000 turista tė huaj.Tashmė ne kemi kontrata me agjensitė e organizuara qė kėtė vit tė kalojmė shumė kėtė shifėr, sepse organizimi ėshtė i pėrllogaritur me guida dhe pėrkthyes, por edhe me programime javore dhe mujore tė sakta.Mbas muzeut tonė turistėt kryesisht perendimorė, vizotojnė edhe Shkodrėn dhe kalojnė drekėn apo darkėn nė restorantet e qytetit sqaron zoti Tafilica.Pėr kėtė rritje dhe zhvillim, kėrkohet impenjimi si i pushtetit lokal dhe qeverisė, por edhe shoqėrisė civile qė aktiviteti i jonė tė ketė jetė sa mė aktive dhe tė zgjeruar.Ne duhet tė shkojmė aty ku ka shkuar edhe perėndimi, qė ka muze tė profilizuar. Pra deklaron specialisti i vjetėr nė profesion, duhet tė ketė muze historik, etnografik, arkeologjik dhe tė gjithė veēmas dhe tė mirė trajtuar. Kemi mijra objekte qė mbesin nėpėr fonde thotė me keqardhje Tafilica. Pikėrisht pėr kėtė gjė kemi bėrė pėrpjekje tė shumta vazhdon Tafilica, por dhe projekte tė cilat shpresojmė ti realizojmė, qė ky objekt tė ketė vetėm salla ekspozimi dhe ato tė ruajturat tė shkojnė nė njė mjedis tjetėr afėr tij. Kemi problematikė tjetėr lidhur me personelin deklaron specialisti Tafilica, sepse volumi i punės ėshtė shtuar sė tepėrmi dhe nevoja ėshtė pėr shtim tė personelit.Tashmė nuk jemi nė gjėndje ta pėrballojmė thotė ai, duke sqaruar se dy punonjės qė jemi kėtu nuk jemi fizikisht nė gjėndje tė administrojmė kėtė pasuri kolosale tė Shkodrės dhe Shqipėrisė. Kemi nevojė tė shumta pėr specialistė dhe prapavijė tė mirėmbajtjes. Aq mė tepėr thotė zoti Tafilica qė ne kontribuojmė nė buxhetin e Bashkisė sė Shkodrės me biletėn e vizitės pėr tė huajt. Unė them se i duhet propozuar Kėshillit Bashkiak rritja e vlerės sė kėsaj bilete, sepse tė huajt 50 lekėt i kanė pėr kusur dhe nuk kuptojnė dot si ka mundėsi kjo taksė kaq jashtė logjikės ekonomike. Ėshtė turp ti thuhet tė huajit paguaj mė pak se gjysėm euro biletė sepse ėshtė shumė pak. Kėshtu ka mundėsi mė tė mėdha qė njė buxhet mirėmbajtės sė administrohet nga vetė muzeu. Tafilica lavdėron ndihmėn e Bashkisė sė Shkodrės pėr disa aktivitete dhe botime apo edhe vetė muzeun, por kėrkon qė planifikimet nė buxhet tė jenė mė rracionale sepse siē thotė ai nuk mund tė parashikohen pėrpara njė viti tė gjithė zėrat. Patjetėr qė duhet njė fond i ruajtur pėr kėtė gjė vazhdon ai. Nuk duhet tė kalojmė nė njė pėrqėndrim kaq tė madh i cili i ngjan tė dikurshmes thotė me siguri zoti Tafilica.
Duke u futur nė pasuritė e muzeut tė Shkodrės, Tafilica deklaron se nga materialet qė janė depozituar kėtu fondi mė i pasur ėshtė ai etnografik qė nuk pėrfshin vetėm kulturėn materiale tė qytetit, por edhe tė gjithė zonės sė Shkodrės dhe vjen nga Puka e deri nga Ulqini.Ne kėtu kemi rreth 6000 objekte dhe pėr mungesė tė aftėsisė ekspozuese ne paraqesim vetėm disa dhjetra prej tyre, e kjo shprehet Tafilica, ėshtė diēka pėr tė ardhur keq. Tė tjerat janė tė magazinuara dhe jo nė magazina tė pėrshtatshme qė rrezikojnė edhe prishjen. Por kemi edhe 2000 objekte arkeologjike, pra njė fond i madh dhe disa prej tyre me vlera unikale qė nuk ekspozohen pėrveē shumė pak prej tyre. Por prej objekteve tė shumtė historikė nuk ekspozohet asnjė, sepse janė marrė nga shtėpitė tashmė jo muze tė para 90-tės si shtėpitė e Migjeni, Pashko Vasės, Luigj Gurakuqit. Ne nuk ekspozojmė bie fjala shkopin e Gjeēovit, njė pikturė tė Kol Idromenos dhe shumė e shumė relike tė tjera sqaron zoti Tafilica. Ne kemi mbi 2000 monedha tepėr tė rralla si pėrfaqėsim dhe shumė antikuarė qė nuk i ekspozojmė dot, vazhdon Tafilica. Ai vėrteton qė nuk ėshtė njė tjetėr muze nė Shqipėri qė punon nė kėtė mėnyrė si ne dhe deklaron qė edhe nė periudha tė krizave tė mėdha, ai ka funksionuar dhe nuk ėshtė dhunuar. Kemi bėrė mijra aktivitete dhe kemi prituar qindra personalitetet kulturore dhe tė historisė.Ne botojmė dy revista shkencore thotė Tafilica, duke paraqitur me krenari edhe aktivitetin real dhe tė nderuar tė kėtij muzeu tė madh nė Shkodėr. Ne nuk kemi konkurentė tha Tafilica, natyrisht duke pėrjashtuar kombėtarin nė Tiranė. Asnjė qytet nė Shqipėri nuk ka bėrė ndonjė gjė pėr tju afruar aktivitetit madhėshtor Shkodra nė Shekuj i cili ėshtė jo vetėm kombėtar, por edhe ndėrkombėtar pėr nga rėndėsia dhe studiusit madhorė qė ka. Kemi bėrė disa seminarė dhe konferenca tė cilat kanė promovuar figura tė mėdha tė Shkodrės dhe kanė ngjallur interesin mbarėkombėtar dhe ndėrkombėtar pėr vlerat qė mbartin.
Muzeu vizitohet, por jo shumė nga shkodranėt. Mund tė thuhet se shkodranėt e vizitojnė mė pak. Janė tė huajt qė e shohin dhe vlersojnė edhe pse akoma afėr tij ka plehra dhe dyqanxhinj qė Bashkia i lejon tė shpėrfytyrojnė pikėrisht kėtė vlerė. E shpėrfytyrojnė kėtė vlerė edhe pse kanė pėrfitim nga turistėt qė janė tė shumtė, duke treguar se nuk kanė kurrfarė respekti pėr qyterimin dhe kulturėn e qytetit ku banojnė.Nė kėtė mėnyrė arrijmė tė vlersojmė saktė njė nga qėndrat kulturore dhe historike nga mė tė mėdha qė ka vėndi ynė, por qė edhe me kujdesjen Bashkisė sė Shkodrės ka mundur tė mbijetojė nė provėn e tregut, por sidomos me kurrajon dhe pasionin e punonjėsve shkencorė tė tij, gjithmonė tė palodhur dhe kėrkues ndaj vetes dhe vėndorėve.
.
|