Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Boks, grumbullohen shkodranėt, Federata “nė gjumė”
Boks, grumbullohen shkodranėt, Federata “nė gjumė” E-mail
Tuesday, 16 May 2006

boks vllaznia logoKur kampionati Evropian i Boksit për paratërinj po afron, Federata Shqiptare e boksit ende nuk duket se i ka vënë punët në vijë sa i takon përgatitjes së ekipit tonë kombëtar. Një gjë e tillë duket nga fakti se grumbullimi i tij ka vonuar shumë të fillojë nisur nga fakti që fondet e këtij aktiviteti nuk janë lëvruar akoma. Por kundër këtyre veprimeve të FSHBO-së ka dalë hapur trajneri i ekipit kombëtar të të rriturve Zef Gjoni, i emëruar posaçërisht për të qenë edhe pranë ekipit të U-17 për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. “Ajo që më çudit mua është heshjta e Federatës së Boksit. Ky është aktiviteti më i rëndësishëm i boksit qëështë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri dhe mundësitë janë që boksierët tanë të nderohen me medalje në këtë Evropian.

boks, ministri leskaj e kryetari haxhiPor për të arritur këto suksese sigurisht që duhet punuar duke i krijuar sportistëve dhe trajnerëve kushtet e nevojshme për trajnim. Mosçelja ende e fondeve të këtij aktiviteti nuk është justifikim sepse një zgjidhje mund të ishte financimi për momentin i stërvitjes së ekipit tonë nga vetë presidenti i Federatës. Ai vetë ka premtuar se do të shpenzojë shuma të mëdha për boksin dhe ky do ishte rasti më i mirë për ta bërë këtë”-ka thënë gjoni. Ndërkohë prej dia ditësh, duke parë përgjumjen e Federatës, në Shkodër ka filluar grumbullimi i sportistëve të Vllaznisë që do përfaqësojnë vendin tonë nëkëtë Evropian. Për pasojë që nga e hëna e kaluar, 8 boksierë të Vllaznisë janë të grumbulluar në ambjentet e Hotel “Rozafa” të Shkodrës duke zhvilluar njëkohësisht një stërvitje shumë intensive nën drejtimin e trajenrëve Zef Gjoni e Besnik Gjetja. Një grumbullim i tij është mundësuar nga presidenti i boksit shkodran Flamur Hoxha si dhe klubi Vllaznia. Gjendja e boksierëve shkodranë që do përfaqësojnë Shqipërinë në Evropianin që zhvillohet në datat 12-18 qershor në Tiranë, duket mjaft e mirë dhe shpresat për medalje janë të mëdha. Ajo që pritet tashmë është grumbullimi edhe i boksierëve të Tiranës dhe Apolonisë që do plotësojnë numrin 13 të sportistëve të përzgjedhur për këtë Evropian, të cilët nën drejtimin e trajnerëve Besnik Gjetja dhe Gjergj Kasa do zhvillojnë përgatitjet e fundit për Evropianin.
Gjergj KOLA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 15°C
Mes.: 15°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 32 km/h
Drejtimi: 270°
Barom.: 986.1 mb
W
Vizitore: 1423814

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page