|
Libri i kolonel Faik Qukut: “ Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore “, në dy volume që përfshin periudhat 1941-1944, është libri më i ri i publikuar nën kujdesin e studiuesit Mentor Quku.Libri botohet pas një periudhe më se 35 vjeçare, bazuar në dorëshkrimin e autorit të zotëruar nga djali i tij Bardhyl Quku, me banim në SHBA.Libri apo “kujtimet e mia të luftës” , siç cilësohet nga vetë autori, filloi të shkruhej në nëndorin e vitit 1945, në kampet aleate në Itali, ku ai gjëndej i detyruar të largohej nga Shqipëria, për shkaqe politike.
Trajtesa e Luftës së Dytë Botërore me veçoritë e saja në Shqipëri, përbën temën kryesore të këtij libri. Ashtu siç shkruan vetë autori, libri synon të hetojë përmes kujtimeve dhe eksperiencave të tija personale, dramën shqiptare të kësaj lufte, ku : “..njana me tjetrën janë përleshë forcat nacionaliste, komuniste dhe pushtuese, janë zhvillue episode vuejtjeje, sakrifice, trimnie e heroizmi, pjesrisht me karakter shqiptar, burrnor e fisnik e pjesrisht me karakter të huej, tradhtar e barbar “.Në një analizë të paanshme të probleme, libri synon, që brezat e ardhshëm bazuar në sukseset e dështimet e të kaluarës, të mund të ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë.“Pësimet e gabimet e djeshme -shkruan autori – duhen ba mësime për të ardhmen. Tue kalue prej disfatës në disfatë, Roma ka mbrrijtë me e mujtë dhe me shkatrrue Kartagjenën”.Libri i shtohet trajtesave të autorëve të tjerë të huaj dhe shqiptarë, në trajtimin e problemeve të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ai është një materail shumë i çmuar në dorë të historianëve shqiptarë në trajtimin e kësaj teme, mbi të cilën akoma spekullohet mjaft.Ky libër do t’i nënshtrohet gjykimit të publikut. Faik Quku duke kërkuar ndjesë nuk pretendon që ky libër, “...të mos ketë gabime, shtesa, mungesa e harresa”.Libri është botim i shtëpisë botuese “Ilar” në Tiranë. Redaktor i librit është Jusuf Shpuza. Përkthimet në shqip janë realizuar nga Valbona Quku, Orjeta Quku, Elvis Quku, Lynn Hepperly. ISBN 99943-862-2
|