Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Intervista arrow Interviste me Serafin Fankun
Interviste me Serafin Fankun E-mail
Monday, 08 May 2006

Po rikthehet sërish atë vend ku ka studiuar si nxënës i të mëdhenjve Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Kadri Roshi e shumë emrave të tjerë të gjinisë së teatrit. Është rikthyer aty ku u ngjit për herë të parë në skenë si nxënës dhe si profesionist, aty ku shijoi artin e magjishëm të regjisurës, aty ku pluhuri i largesës nuk ka mundur të fshijë dot gjurmët që kanë lënë veprat dhe puna e mrekullueshme e Serafin Fankut. Këto vepra rrinë në piedestalin e vlerave të kombit tonë bashkë me shumë të tjera, të cilat magjishëm kapërcejnë çdo kufi kohe dhe hapësire duke treguar punën brilante të gjithë gjenive të artit. Koha i ka dhuruar fije floku të bardha të cilat ja shtojnë hijeshinë dhe rinojnë këtë shpirt të ri artisti.Ka ardhur së bashku me një grup të madh artistësh për të vënë në skenë dramën “Babai” të shkruar nga një tjetër emër i madh siç është Ruzhdi Pulaha, me skenografi të Kristo Çalës dhe me një trup aktorësh emra që kanë lënë gjurmë në skenën e teatrit si: Mehdi Malkaj, Ahmet Basha (artist i merituar) Rajmonda Bulku, Elida Janushi, Arben Derhemi, Anila Bisha, Dritan Boriçi, Suela Konjari dhe Anila Muça. Do të jetë e shtuna e datës 6 maj që do të na krijojë mundësinë të shijomë padyshim një tjetër perlë të Serafin Fankut, që do të na e përcjellin interpretimi i aktorve.

A keni mall gjatë kësaj periudhe të gjatë larg Teatrit Kombëtar?
Malli për Teatrin Kombëtar është relativ s’është absolut. Kam respekt për Teatrin Kombëtar pasi këtu kam bërë Institutin e Arteve, këtu jam ngjitur për herë të parë në skenë dhe po këtu kam mësuar mbi regjisurën. Emërimin e morra si fillim këtu, por Shkodra e hodhi poshtë këtë emërim dhe unë nisa në punën time atje. Në qoftë se nuk kam ardhur në Teatrin Kombëtar, kjo vjen jo si pasojë se nuk kam pasur dëshirë, por kam pasur bashkëpunime me trupa të tjera si trupa e Malit të Zi, e Fierit etj.
Ky rikthim ju ka shoqëruar me emocion?
Jo vetëm me emocion por edhe me kënaqësi të madhe që punoj me një aktor dhe miq të mit. Ja njoh vlerat e tyre, e rëndësishme është edhe teknika e cila ndjek rrugën e një teatri konvencional dhe bashkëvepron me interpretimin i cili kthehet në personazh që dialogon me aktorët.
Si nisi ky bashkëpunim për rikthimin tuaj në Teatrin Kombëtar?
Ky bashkëpunim erdhi si pasojë e një oferte që më bënë një ditë Kiço Londo, Ruzhdi Pulaha dhe Mehdi Mlkaj. I kërkova që të më jepnin pjesën për ta shikuar dhe në qoftë se më ngjiste dhe e gjeja veten brenda do të bashkëpunoja patjetër u thashë. Pjesa jo vetëm që më goditi por ishte një punë që gjen veten vetë realiteti ku jetojmë, ku Ruzhdi Pulaha ka bërë ndryshimet e duhura.
Cila ishte arsyeja që ju tërhoqi kjo pjesë?
Tema e saj mjaft e goditur e cila nuk merret me trafikun si problem i shoqërisë tonë por me viktimën, me gjendjen shpirtërore të saj, me familjet që kanë përjetuar nga afër.
Çfarë mesazhi do t’i jepni pjesës tjetër të shoqërisë, e cila i shfrytëzon këto viktima?
Dënimin. Ndërsa për vajzat (nuk duhet t’i gjykoni ato janë vetëm viktima)
Po ligjit çfarë do t’i kërkoni?
Duhet të kujdesen dhe të thonë fjalën e tyre.
A mendoni se do të ketë sukses kjo premierë?
Unë kam vënë në skenë 157 premiera dhe gruaja që ka qenë shoqja ime e punës, kur më pyeste se si do shkonte shfaqja, i përgjigjesha nuk e di pasi më ka shoqëruar një pasiguri deri në përfundimin e shfaqjes.
Projektet tuaja për të ardhme?
Kam një ftesë për në Mal të Zi për një pjesë në serbisht, dramë nga Aleksandra Bosniç. Është një dramë konteporane ku konvencioni është në plan të parë.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 4°C
Lag.: 81%
Shpejt.: 10 km/h
Drejtimi: 10°
Barom.: 991.9 mb
N
Vizitore: 1424163

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page