Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Creative City arrow Aktivitetet e vitit 2006 (Second Year) arrow Kafja e Ledia Dushit
Kafja e Ledia Dushit E-mail
Sunday, 30 April 2006

ledia dushi 2Te shtunen me 30 Prill 2006. Poeteka – Festivali Ndërkombëtar i Poezisë (poetë të huaj pjesëmarrës në festival), u prit në Shkodër nga Qytet Krijuese, të cilët janë gjithnjë e më tepër të pranishëm në jetën kulturore të qytetit.Në ambientet tradicionale të Kalasë Rozafat, u mblodhën në një tryezë poetë nga Austria, Maqedonia, Kroacia, Rusia, Polonia dhe Shqipëria. Të ftuar në këtë takim të ngushtë ishin dhe anëtarë të Departamentit të Letërisë, poetë e studjues, të Universitetit Luigj Gurakuqi.

Poetika e fillim-shekullit të XXI, me shqtësimet dhe ndjenjat e holla, me një formë të re që synon thelbin e fenomeneve dhe uni-it, erdhi nën interpretimin tre gjuhësh të autorëve të cilët interpretuan në anglisht dhe në gjuhët e tyre kombëtare (por edhe ne shqip përmes poeteshës Ledia Dushi, e cila ishte dhe moderatorja e takimit). Balda e MURIMIT nxiti debatin dhe diskutimin mbi këtë subjekt që ka shtegtuar në shumë treva të Ballkanit, duke i dhënë tryezës karakter multikulturor. Tryeza dëshmoi se kultura i paraprin proceseve integruese e kur është fjala për letërsinë Shkodra natyrshëm ndjehet pjesë e lëvizjeve rajonale e europiane, por këto vlera duhen promovuar, krahasuar dhe prezantuar për lexuesin europian. Aktvitete të tilla i shërbejnë këtij qëllimit. 

poeteka

Poeteka në Shkodër shoqërohej nga Nen-kryetarja e Bashkisë së Durrësit, e cila e mbështet fuqimisht një aktivitet të tillë. Fatkeqësisht në Shkodër ende nuk ka iniciativa për zhvillimin e ndonjë aktiviteti ndërkomëbtar, i cili bashkë me vlerat do të përcillte imazhin e Shkodrës edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, por do i shërbente edhe zhvillimit social-ekonomik e kulturor të këtij qyteti.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423359

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page