Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Basketboll arrow Vllaznia kampione pėr tė rinj pas 17 vjetėsh
Vllaznia kampione pėr tė rinj pas 17 vjetėsh E-mail
Sunday, 30 April 2006

supermaker-i kampioneve te rinj te vllazniseBasketbollistët e rinj të Vllaznisë dje kanë arritur të fitojnë finalen e plej-ofit të kampionatit të të rinjve dhe janë shpallur kampionë të Shqipërisë për këtë moshë. Një sukses ky që vjen pas plot 19 vjetësh për këtë ekip (suksesi i fundit më 1989). Ajo që vlen më tepër në këtë rast dhe që duhet theksuar ka qenë natyrisht zhvillimi i të gjitha finaleve nënjë atmosferë të shkëlqyer. Klubi Vllaznia i kishte marrë të gjitha masat organizative ndërkohë që edhe pallati i sportit “qazim Dervishi” ka pasur në gjirin e tij për dy ditë me rradhë një numër të madh fituesish. Sipas kalendarit të plej-ofit në gjysmëfinale janë ndeshur dy çiftet, Tirana- Dinamo dhe Vllaznia.

vllaznia ekipi kampion per te rinj 2006Në sfidën e kryeqytetasve, ka dominuar Tirana e cila ka fituar me rezultatin 84-74 duke fituar të drejtën e daljes në finale. Në sfidën e dytë, janë vendasit e Vllaznisë ata që luajnë më mirë se Elbasani dhe për rrjedhojë fitojnë 60-53 duke dalë edhe ata në finale kundër bardhebluve. Dje paradreke është zhvilluar në fillim finalja për vendin e tretë dhe të katërt mes Dinamos dhe Elbasanit, ndeshje që është fituar nga elbasanasit me rezultatin 64-61 që merituan vendin e tretë në këtë kampionat. Finalja ndërkohë ka dhuruar shumë emocione. Përballë Vllaznisë së trajnerit Roland Koka ka qenë në fushë skuadra e trajnerit Erdal Borova që kishte në gjirin e saj lojtarë më shtatëlrtë dhe më me përvojë. Por ndeshja ka filluar shumë mirë për shkodranët që fitojnë periodën e parë në shifrat 26-11. periodat e tjera shënojnë një përmirësim të lojës së bardhebluve që fitojnë të dytën 11-16, ndërkohë që e treta mbyllet në barazim 16-16. loja merr emocione të shumta dhe në sekondat e fundit të ndeshjes, diferenca ngushtohet në vetëm 2 pikë në favor të Vllaznisë megjithatë rezultati oërfundimtar i ndeshjes flet në favorin e kuqebluve që fitojnë në shifrat 62-59. vërshëllimi e fundit e gjyqtarisë ka çuar në ekstazë gjithë sportistët, drejtuesit por edhe tifozët e shumtë në “Qazim Dervishi”. Trajneri i ekipit kampion Roland Koka duke folur për gazetën ka evidentuar faktin se për të ky është titulli i dytë, pasi të parin e ka fituar duke qenë vetë sportist ndërsa sot si trajner. Një sukses ky i merituar i basketbollistëve Gjoka, Sakiç, Kopliku, Halluni, Dragusha, Arra e të tjerë. Kupën kapitenit të Vllaznisë Fatjon Gjoka ia ka dhuruar trajneri i mirënjohur shkodran Petrit Osmani ndërsa sekretari i Federatës Andrea Troja ka dhuruar diplomat e rastit. Gjergj KOLA 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 15°C
Mes.: 15°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 32 km/h
Drejtimi: 270°
Barom.: 986.1 mb
W
Vizitore: 1424013

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page