Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Kulture arrow Biblioteka Marin Barleti arrow Libri i Shkelqim Draçinit: “Lumejt të zgjidhen”
Libri i Shkelqim Draçinit: “Lumejt të zgjidhen” E-mail
Friday, 28 April 2006

shkelqim draciniKëto ditë në bibliotekës e qytetit tonë iu dhurua libri i të ndjerit Shkëlqim Draçini ( 1962-2000), me titull:“Lumejt të  zgjidhen”, poezi dhe proza poetike.Vlerat letrare të këtij autori janë paraqitur në parathënien e librit të shkruar nga shkrimtari  Gazmend Krasniqi.I lindur më 1962, Shkëlqimi nuk pati rastin ta njohë Qemal Draçinin, xhaxhanë e vet të eleminuar më 1947, por bisedat me të atin dhe shfletimi i  materialeve të arkivës familjare e ushqyen me mësimin e madh të lirisë krijuese  dhe me kulturën e gjykimit që pat ushqyer mendjet shqiptare të periudhës parasocrealiste.

 

 itete 90-të, si shumë të rinj shqiptarë, Shkëlqimi emigroi në Itali, duke u vënë në raporte të drejpërdrejta me ushqimin kulturor perëndimor, pasi zotëronte italishten dhe frëngjishten, si dhe shqisën e orientimit.Mbase kështu duhen kërkuar arsyet e atij prodhimi letrar që ka lënë, i cili mban vulën e viteve 90-të për nga pikëpamja e frymës së shprehjes dhe realizmit: vargu i çliruar nga format e ndrydhura strofike, si dhe nga shkatërrimi i formës për hir të ngarkesës deklamative, vijnë nga ndjenja të lirisë së brendshme.E veçanta është se ky çlirim nuk vjen si fragmentar, por pothuajse i plotë, duke kapërcyer idenë e trillit apo nevojës së çastit për tu dukur ekstravagant:  ky prodhim letrar, i kontrolluar nga ritmi i fjalës  së zgjedhur, edukon një dinamikë të re leximi,  uke sugjeruar me notat e saj mundësitë e reja të  poetikave të shqipes.Botimi i këtyre vargjeve u përcaktua nga vdekja fizike, sepse, sa qe gjallë autori i tyre, ato paten ekzigjencën e tij dhe nuk e panë dritën e ekspozimit, megjithëse, ndërkohë, në gazetën lokale “Shkodra”, të cilën e drejtoi për rreth dy vjet, Shkëlqimi qe shfaqur me disa përkthime dhe shënime kritike, ku tregonte rrethin e interesimeve bashkëkohore, të bashkëshoqëruara me pozitën prej ikonoklasti ndaj kulturës e artit të molepsur socrealist.Libri është përgatitur për botim nga Rezarta Draçini  me redaktor Gazmend Krasniqin është botim i shtëpisë botuese Ideart. Ai gjëndet në të gjitha libraritë e qytetit tonë. Libri mund të kërkohet edhe me ane të kodit ndërkombëtar ISBN 99927-919-0 X 

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 14°C
Mes.: 14°C
Lag.: 82%
Shpejt.: 13 km/h
Drejtimi: 210°
Barom.: 989.8 mb
SSW
Vizitore: 1422301

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page