Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Sporte te Ndryshme arrow Qerimaj i thotė “jo” Evropianit tė Polonisė
Qerimaj i thotė “jo” Evropianit tė Polonisė E-mail
Friday, 28 April 2006

Federata Shqiptare e Peshëngritjes kishte caktuar dy sportistë për të përfaqësuar vendin tonë në Evropianin e të rriturve që do zhvillohet këto ditë në Poloni. Por Fetije Kasa do të udhëtojë e vetme krejt këtij vendi pasi sportisti tjetër Erkand Qerimaj  i ka thënë “jo” pjesmarrjes në këtë Evropian. Arsyeja pse ka vepruar këështu ka qenë një dëmtim i sportistit shkodran i cili e ka shqetësuar prej kohësh atë.

Goditjen më të madhe nga ky dëmtim, Qerimaj e mori në aktivitetin ndërkombëtar të zhvilluar muajin e kaluar në Elbasan ku dhe u detyrua të ndërpresë garën. Si rrjedhojë e këtij dëmtimi në kofshë, kampioni i padiskutueshëm i vendit tonë, për mëse dy javë ka zhvilluar një stërvitje të lehtë pa ngarkesë, me qëllim rikuperimin e plotë të dëmtimit. Në ditët e fundit, ai nuk ka ndjerë asnjë shqetësim por megjithatë mungesa e stërvitjes normale gjatë këtyre javëve të fundit, ka patur ndikimin e vet. Si rrjedhojë ai sëbashku me trajnerin e tij Genc Barkiçi kanë vendosur t’i thonë “jo” pjesmarrjes në Evropian. “Me formën që gëzonte Erkandi, pretendonim që në këtë Evropian të të rriturve ai të futej në zonën e medaljeve. Por ky dëmtim natyrisht që na i prishi planet e stërvitjes. E rëndësishme gjtihsesi është që sportisti nuk ndjen më asnjë shqetësim dhe si rrjedhojë ne jemi duke vazhduar tashmë normalisht stërvitjen për garat e ardhshme”-ka thënë trajneri Barkiçi. Dhe gara e parë në vazhdim do jetë pikërisht Botërori i të rinjve që do zhvillohet në Kinë në fund të muajit maj, aktivitet në të cilin sërish peshëngritësi i Vllaznisë Erkand Qerimaj do të pretendojë për medalje.Gjergj KOLA 
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 15°C
Mes.: 15°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 32 km/h
Drejtimi: 270°
Barom.: 986.1 mb
W
Vizitore: 1423918

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page