| Adrian Paci |
|
| Tuesday, 25 April 2006 | |
|
e lindjes sė tij deri mė sot, nga njėra anė nė anėn tjetėr tė globit, i shpirtėzuar gjithnjė nga ndiesia e humbjes. Ndiesia e humbjes, qė vihet re nė punėt e Adrian Pacit, nuk i pėrket thjesht mallit tė emigrantit, apo rrugėtimit tė azilantit. Mė tepėr bėhet fjalė pėr ndiesinė e largimit tė dhimbshėm prej traditave dhe intimitetit tė shtėpisė, ndarja mes botės sė tė kaluarės dhe njė universi tė ri, me tė cilin kėrkon tė afrohet, - thotė kritiku Massimiliano Gioni. Formimi klasik i lejon artistit qė nga videoja e martesės sė tij, tė hidhet tek pikturat nė stilin realist, tė bėjė llogaritė me fotografinė, skulpturėn, videon dhe teknika tė tjera
Thuajse do tė tregojė qė teknika, nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė mė njė element diskriminues pėr tė gjykuar se cili ėshtė art i vlefshėm. Ky fenomen pėrkufizon lirinė e tė shprehurit, deri mė sot e panjohur, qė mund tė transformohet edhe nė njė lloj ēorientimi, prej momentit qė kush shprehet nuk mund tė mbėshtetet mė nė komoditetin qė vjen prej tė diturit e ēfarė duhet bėrė dhe pėrse. Pėrpara punės sė Pacit zhduket dallimi mes asaj qė ka dhe nuk ka tė drejtė tė konsiderohet art. Qė do tė thotė se artisti nuk ka mė njė vend teorik ku tė qėndrojė, ai ėshtė njė nomad i konceptit, kushtėzuar dhe pėrforcuar nga rasti i jetės sė Pacit si emigrant nga Shqipėria. Humbja e atdheut, pasiguria, janė ndiesi qė provohen ēdo ditė e qė reflektohen edhe nė art. Por kėtė stad nomad, qė reflektohet tek njė nga skulpturat e tij prej rrėshire, ku paraqitet ai vetė, duke mbajtur mbi shpinė njė ēati, mundohet ta kalojė pėrtej ēėshtjes personale, duke u munduar tė pėrshkruajė gjendjen universale tė njeriut bashkėkohor, idenė e ndryshimit tė kombėsisė, gjuhės, kulturės, ideve mbi artin
Nė qoftė se bėj njė punė, ėshtė sepse jam i shtyrė nga njė ndjenjė surprize dhe mrekullie, sepse kam gjetur diēka tė jashtėzakonshme, diēka qė mė bėn kurioz, mė pėrfshin dhe mė argėton. Ndoshta nė gjithė kėtė ėshtė njė kėrkim i sė shenjtės, por nuk ėshtė kurrė llogari e bėrė qė mė parė, - thotė Paci. Dhe ndoshta ėshtė pikėrisht ky shpirti i ekspozitės qė pėrcjell spektatorin nga puna e parė tek e fundit. Nė epokėn e artė tė ringut, atėherė kur Tyson sfindonte Lewis pėr kampionin e botės nė peshat e rėnda, dikush nė Universitetin e Bocconit realizonte njė ekspozitė me tė njėjtin titull. Kėshtu qė sporti mund tė ketė njė influencė tė madhe edhe kundrejt artit, dhe kėtė gjasė e parapėlqen edhe Sislej Xhafa nė performancėn e tij disa vjet mė parė brenda platformės sė projekteve tė Jeffrey Deitch nė New York. Kėtu fillon edhe njė tjetėr sfidė, e kundėrt me boksin. Pasi lė definitivisht homologun e tij tė startit Anri Salėn, Xhafa a priori parapėlqen virtualisht njė tjetėr sfidant vernisazhesh, Adrian Pacin. Ky i fundit, pasi ka lėnė prapa krahėve sfidat transoqeanike tė emigrimit masiv, hidhet me tė gjitha energjitė e tij nė sistemin e artit pėr tė realizuar vetveten si artist, larg ēdo klasifikimi bazik tė kronikės sė zezė pėr scoop lajmesh dhe pėr tė qėndruar sa mė lart nė listėn e artistėve tė mileniumit. Nėse provojmė tė bėjmė njė eksperiment mediatik rreth punės sė dy artistėve shqiptarė, tashmė tė lanēuar nė arenėn e artit botėror Adrian Pacit dhe Sislej Xhafės, do tė pėrftojmė njė lojė mjaft interesante, ashtu sikundėr Gentian Shkurti improvizon me programimin e tij 3D Go West. Nė krye tė listės kemi performancėn e parė tė Sislej Xhafės, me tė cilėn ai futet nė mėnyrė klandestine nė Bienalen e Venecias tė vitit 1997. Nė tė kundėrt Adrian Paci ritrukon njė fotografi tė tijėn, teksa pėrpiqet tė dalė nė sipėrfaqe midis qindra mijėra refugjatėsh tė sapombėrritur nga porti i Durrėsit. Mandej Sislej Xhafa sjell nėpėr rrugėt qindravjeēare tė Firences njė stadium lėvizės, i cili konsiston nė njė kamion me dhjetėra refugjatė shqiptarė, tė cilėt valėvitin flamuj shqiptarė. Adrian Paci pėrgjigjet me njė barakė tė dėrrmuar, brenda tė cilės supozohet tė mbijetojė imazhi i piktorit bashkėkohor. Sislej vazhdon me kryeqytetin e rilindjes, duke prezantuar dy refugjatė arabė tek vjedhin njėri - tjetrin nė Piazza Signoria, ku supozohet qė imazhi i kėtij sheshi tė vjedhė ndryshe ėndrrat e vizitorėve. Ndėrkohė Adriani vendos nė njė videoinstalacion pėrballė vajzėn e tij, tek dirigjon njė grup pleq azili, nė njė kor matematik. Vazhdon Sislej me njė grup zezakėsh, tė cilėt i vendos prapa kuintave tė performanės sė Vanessa Beecroft. Kėto burra tė zinj Saharaje do tė jenė kuntrapukti perfekt i feminizmit anarkist tė viteve 90 nė artin pamor. Paci i kundėrpėrgjigjet homologut tė tij me njė udhėtim ilegal nė Otranto, ku ai mbush disa dhjetėra bidona me litra Adriatiku, pėr ti shndėrruar mė pas nė njė videoinstalacion, ku gjithė procesi projektohet mbi bidonat qė krijojnė njė mur metaforik. Kėtė herė Sislej vendos tė pėrgjigjet mė njė ekspozitė personale, ku shkakton rrėmujė imazhi, nga i cili nuk pėrftohen plane dhe dimensione, pėrveē imazhit mitik tė njė mafiozi shqiptar, tė vetėquajtur Johnny. Adriani rikthehet nė vendlindjen e tij Shkodėr, pėr tė dokumentuar historinė e njė vojtice, se si kjo ndjek ritualin e saj tė vajtimit, duke kaluar ēdo kufi imagjinar e kontaktuar fizkisht edhe New York-un nė pėrcjelljen pėrfundimtare tė heronjve shqiptarė. Sislej errėson hapėsirėn e njė galerie, duke pėrfshirė spektatorin nė njė performancė, nga e cila nuk del tjetėr veēse ndriēimi ambulant i hapėsirės, pėr tė gjetur nė fundin e saj fotografinė e portretit tė emigrantit arab teksa ai pushon nė njė gjumė tė thellė letargjik. Pėrballė qėndron Adrian Paci me njė video, nė tė cilėn njė grup tė papunėsh, ndriēojnė nėpėrmjet gjeneratorėsh shkallėt e njė stadiumi. Nga ky paralelizėm qė i pėrngjan mė tepėr njė loje sesa njė sfide, ēdokush mund tė kuptojė si mendim i dytė, kontrastet e forta qė mbizotėrojnė punėn e dy artistėve shqiptarė. Dritėhija kėtu shkatėrron ēdo harmoni tonalitetesh konceptualė, pikėrisht atje ku arti perėndimor mėson pėr tu mos u lodhur nga filozofitė e komunikimit, qė nė fund tė fundit nuk janė tjetėr veēse filozofia ekzistencialiste evropiane, nė njė kolazh tė domosdoshėm me pragmatizmin e konsumit amerikan. Nė kėtė rend dyzues Sislej Xhafa dhe Adrian Paci krijon njė tablo tė vėrtetė, pa logjizma dhe milimetra absurdė. Nė kėtė pėrthyerje tė punės sė tyre gjen vetveten jo vetėm rrėmuja e stėrmundimeve tė botės sė tretė, por edhe agonia skizofrenike e njė kulture qindravjeēare, qė sot ndjen nevojėn e suportėve tė asaj bote tė gozhduar mbi kronika tė zeza. Nė fundit tė fundit, kėtu mrekulli pa pasion nuk mund tė ketė. Dhe Tyson vs Lewis ndalon nė njė universitet, tė cilin Sislej dhe Adriani e ndėrtojnė virtualisht mbi epokėn e artė tė ringut.
|
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ENE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |