Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Basketboll arrow Federata vendos: Play-off-i i tė rinjve nė Shkodėr
Federata vendos: Play-off-i i tė rinjve nė Shkodėr E-mail
Tuesday, 25 April 2006

basket logo topiFederata vendos: Play-off-i i të rinjve në Shkodër.Federata Shqiptare e Basketbollit tashmë e ka dhënë vendimin e saj: Play-off-i i kampionatit kombëtar të të rinjve do zhvillohet në Shkodër. Në këtë mënyrë kërkesa e drejtuesve të klubit Vllaznia është miratuar dhe tashmë mbetet vetëm zhvillimi i këtyre ndeshjeve. Në të vërtetë përveç Shkodrës ka qenë edhe Elbasani, një nga qytetet e mundshme për zhvillimin e plej-ofit. Por interesimi i shkodranëve në këtë mes ka qenë më i madh teksa edhe vetë kryetari i Bashkisë  Artan Haxhi ka kishte shprehur dëshirën për ta zhvilluar këtë veprimtari në qytetin e tij

. Në këtë mënyrë dje klubi Vllaznia është informuar për vendimin e Federatës dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Finalet e këtij plej-ofi do të zhvillohen në datat 29-30 prill në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kalendari i ndeshjeve të ditës së parë do jetë ai i skemës së zakonshme A1-B2 dhe B1-A2. siç bëhet e ditur skuadrat që kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në këtë plej-of janë Vllaznia, Dinamo, Tirana dhe Elbasani. Të katër këto skuadra konsiderohen shumë të forta dhe për pasojë pritet një rivalitet shumë i madh mes 4 ekipeve. Ekipi i Vllaznisë me trajner Roland Kokën duke qenë se do luajë edhe në qytetin e tij, konsiderohet më favoriti për t’u shpallur kampion për këtë vit por kjo mbetet për t’u parë pas përfundimit të plej-ofit.Gjergj KOLA    

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 16°C
Mes.: 16°C
Lag.: 90%
Shpejt.: 43 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 987.8 mb
WSW
Vizitore: 1423382

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page