Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Kulture arrow Biblioteka Marin Barleti arrow Shkodra nė librat antikuarė
Shkodra nė librat antikuarė E-mail
Sunday, 23 April 2006

ditet e librit
Për herë të parë, në ambientet e bibliotekës së Shkodrës ekspozohen ekzemplarë të rrallë që i përkasin shekujve XV, vepra të Bogdanit, Barletit, deri tek dorëshkrimet origjinale të Gjergj Fishtës

Mes atyre letrave të zverdhura prej kohëve, zuri fill shqipja e shkruar e më vonë epopetë e mëdha të letërisë. Aty janë ekzemplarë të rrallë, që renditen ndër botimet e para në Evropë, që datojnë në shek. XV, vepra kushtuar Skënderbeut, përpjekjet e Pjetër Bogdanit për shqipen e shkruar, dialekte të gegënishtes, shkrimi origjinal i Gjergj Fishës, At Shtjefën Gjeçovit…. Një pasuri e tërë, e cila për herë të parë ekspozohet për publikun, në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” në Shkodër. Në kuadrin e Ditës Botërore të Librit, me nismën Fondacionit “Pro Helvecia”, dhe projektit të tij “Qytetet Krijuese”, që në Shkodër përfaqësohet nga poetja Ledia Dushi, Bashkisë dhe Bibliotekës, në qytetin verior u organizua një aktivitet 3-ditor. Dita e parë u quajt “Dita e fondeve të hapura”. “Ne jemi bibliotekë tradicionale që punojmë me fonde të mbyllura ndryshe nga bibliotekat e botës dhe lexuesi komunikon me librin vetëm përmes skedarëve. Për të krijuar një imazh të ri të bibliotekës, gjatë kësaj dite fondet u vizituan nga nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, me qëllim që ata të afrohen me librin dhe të dinë çfarë fondesh ka biblioteka e si punohet në të”, -thotë drejtori i Bibliotekës Gjovalin Çuni. Dita e dytë u quajt “Dita e Antikuariatit” dhe e treta “Dita e botimeve bashkëkohore”, gjatë së cilës shtëpi të ndryshme botuese si “Camaj-Pipa”, “Ars”, “Shtjefni”, “Phoenix Shkodra”, “Elena Kadare”, “Botime françeskane”, etj. ekspozojnë botimet e tyre. “E keqja është që ne kemi mbetur në stadin që Shkodra ka qenë dhe gjithnjë i referohemi viteve më parë, por e rëndësishme është të tregojmë që Shkodra është. Andaj krahas ditës së antikuariatit ne zhvillojmë dhe atë të botimeve bashkëkohore, që shpalosen vlerat që prodhohen sot. Kjo shoqërohet edhe me një tryezë të rrumbullaktë ku marrin pjesë njerëz të letrave, shkrimtarë, botues, studiues”, - vazhdon Çuni. Por sigurisht një nga momentet më interesante ishte ekspozimi për herë të parë i disa ekzemplarëve të rrallë, që prej vitesh ruhen në fondet e “Marin Barletit”. Bëhet fjalë për libra të njohur nga lexuesi, por që ai nuk ka pasur kurrë mundësi t’i shohë. Kështu në stendat e veshura në letër-kadife të kuqe, nën efektin e dritave u ekspozuan dy “Inkunabula”, që sipas drejtorit Çuni quhen ndryshe edhe djepi i librave, pasi përbëjnë botimet e para që me shpikjen e shtypshkronjës së Gutenbergut, deri në vitin 1500. Janë ekzemplare të rralla në të gjithë botën, me përmbajtje fetare dhe kanë si karakteristikë përdorimin e miniaturave. Për të vazhduar me librin e Marin Barletit “Historia e Skënderbeut” e vitit 1578 i shtypur në Frankfurt, disa produkte të vilajetit të Shkodrës dhe Kosovës, fjalorë një dhe dygjuhësh, si turqisht, latinisht, italisht, anglisht-frengjisht, anglisht-turqisht, etj. Gjithashtu u ekspozuan për 24 orë disa dorëshkrime me vlerë të autorëve shkodranë, si veprat e Justin Rrotës, dorëshkrimet origjinale të disa këngëve të “Lahutës së Malcisë” të Gjergj Fishtës, disa letra të Dora D’Istrias, drejtuar personaliteteve të ndryshme në Shkodër, dorëshkrime origjinale të At Shtjefën Gjeçovit mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, si dhe disa vjersha të një autori italian, që ka jetuar në Shkodër G. Giovani, që i përkasin vitit 1864 dhe ka shkruar me një shkodranishte të vjetër e bazuar në gërmat latine, si dhe disa dorëshkrime të padeshifruara të shkruara po në shkodranishten e vjetër, një nga dialektet e gegërishtes, që ka për bazë gërmat latine. Por këto janë vetëm disa nga veprat-antikuare që ruhen në fondin e bibliotekës së Shkodrës, e cila numëron 2 mijë syresh. Duke qenë se përmbajtja e tyre është kryesisht fetare, është mëse e qartë edhe prejardhja, apo historia e mbërritjes së tyre në fondet e bibliotekës. Ndoshta përmes një procesi jo fort të “bukur”. Pas mbylljes së enteve fetare në vitin 1946, doli një ligj sipas së cilit një pjesë e pasurisë së tyre është shtetëzuar dhe pjesa më e çmuar është vendosur në bibliotekën e qytetit. Sipas drejtorit Gjovalin Çuni ato i takojnë Jezuitëve, vëllazërive Françeskane, apo komunitetit islam. Tashmë prej plot 60 vjetësh ato ruhen në raftet e “Marin Barletit” dhe sipas punonjësve të bibliotekës vetëm pak njerëz, që i përkasin fushës së gjuhësisë, apo etnografisë, kanë mundur t’i shfletojnë, për të zbuluar diçka mes faqeve të zverdhura, gërmave latine, apo orientale.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 15°C
Mes.: 15°C
Lag.: 77%
Shpejt.: 21 km/h
Drejtimi: 220°
Barom.: 989.2 mb
SW
Vizitore: 1422392

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page