Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Kulture arrow Biblioteka Marin Barleti arrow Historia e bibliotekave nė Shkodėr
Historia e bibliotekave nė Shkodėr E-mail
Sunday, 23 April 2006

Tradita e bibliotekave në Shkodër është shumë e hershme, madje fillesat e saj shkojnë qysh prej periudhës ilire. Një shqiptaro-kroat i njohur me emër Aleksandër Stipçeviç, në “Historinë e librit” shënon se në Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanë qenë edhe në Shkodër. Nga ana tjetër, në veprën e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës” thuhet se ka pasur anale të shkruara në gjuhën e popullit. Sipas të dhënave të Farlatit në “Illyricum Sacrum”, “qendra të rëndësishme të administratës e kulturës me arkiva e biblioteka të famshme kanë qenë arqipeshkëvitë e Durrësit, Tivarit, Shkodrës e Shkupit”. Madje në Shkodra njihet edhe si bërthama e parë e bibliotekave publike në Shqipëri. Në vitin 1917, u hap e para bibliotekë shtetërore e quajtur Biblioteka e “Komisisë letrare”, që u drejtua nga shkrimtari dhe publicisti Hil Mosi, që luajti një rol të rëndësishëm në procesin e krijimit të bibliotekave, pasi ai për herë të parë futi konceptin e kopjes së detyruar. Disa vite më vonë, kur u krijua shteti shqiptar, banorët e Shkodrës ia falën këtë bibliotekë Tiranës dhe në 28 nëntor 1922 u krijua Biblioteka Kombëtare me një fond prej 6 mijë librash. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrës i përkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut të Tabakëve apo Këllyçit, e cila fatkeqësisht nuk ekziston më, sepse u dogj. Ka qenë shumë e pasur me dorëshkrime në gjuhën orientale dhe ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve të huaj, 1834 biblioteka e Vakëfit, në 1858 biblioteka e Etërve Jezuitë, 1875 Biblioteka e Françeskanëve, 1899 e Shoqërisë “Bashkimi”, 1901 e Shoqërisë “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonë”, në vitin 1917 e “Komisisë letrare”, 1919 e Shoqërisë Vllaznia. Duhet theksuar që në këto biblioteka kanë shërbyer albanologë nga më të shquarit, si Hil Mosi, Zef Valentini, i cili edhe pse ka qenë italian, e ka quajtue veten gjithnjë shqiptar, apo Gjergj Fishta, Hamdi Bushati, Kolë Kamzi, etj.
Por Shkodra njihet edhe si qyteti i shtypshkronjave të para. Thuhet që njëfarë Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti një shtypshkronjë dhe në vitin 1563 shtypi një libër kishtar. Duhet përmendur më pas shtypshkronja e Jezuitëve në vitin 1871, ku sipas studiuesit e gjuhëtarit Hamdi Bushati, në këtë shtypshkronjë, që nga viti 1871 e deri në 1938 janë shtypur 411 tituj. Pas kësaj u hapën edhe të tjera si “At Gjergj Fishta”, apo e Françeskanëve. Kjo traditë në fushën e bibliotekave dhe të shtypshkronjave bëri që në Shkodër të dalin dhe gazetat e para zyrtare. “Shkodra”, quhej organi zyrtar i vilajetit të Shkodrës, për të vazhduar me të tjera gazeta jozyrtare si “Ylqija e zemrës së Krishtit”, apo me revistat më të njohura për kohën “Hylli i dritës” dhe “Leka”, si dhe revista të tjera fetare, mes të cilave dhe “Kultura islame”

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 15°C
Mes.: 15°C
Lag.: 77%
Shpejt.: 21 km/h
Drejtimi: 220°
Barom.: 989.2 mb
SW
Vizitore: 1422477

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page