Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Angjelin Nenshati
Angjelin Nenshati E-mail
Saturday, 15 April 2006

angjelin nenshatiKa lindur nė Shkodėr mė 12.12.1929. Ka mbaruar shkollė e mesme tė pėrgjithshme nė gjimnazin “28 Nėntori” dhe nga viti 1948 deri nė vitin 1957 ka punuar si mėsues nė shkollat e Pukės dhe Shkodrės.Qė nė rini ka pasė pasion tė madh pėr profesionin e fotografit, duke e ushtruar atė qė nė moshėn 14 vjeē pranė fotografit tė njohur Raboshta. Nė Pukė ka krijuar laboratorin e parė fotografik nė vitin 1948. Deri nė vitin 1957 ėshtė marrė me fotografinė si amator, duke e vazhduar mė vonė si profesionist. Me shtetėzimin e repartit tė fotografisė, qė nga viti 1958 e deri nė vitin 1990 ka punuar fotograf profesionist dhe ėshtė shquar si i tillė, duke fiksuar ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė qytetit e mė gjėrė, ngjarje tė gėzueshme nė jetėn e njerėzve, duke u bėrė kėshtu “syri” dhe “kronisti” mė i shquar i Shkodrės.

Nė fondin e tij personal numrohen rreth 500.000 foto, tė cilat ndodhen gjysma nė fototekėn “Marubi” dhe gjysma tjetėr nė fototekėn e tij familjre, tė cilėn e ka krijuar nė vitin 1990, duke rritur dukshėm jo vetėm cilėsinė e hapsirėn e tyre.Duke pasė pėrvojėn e shquar nė zhvillimin e fotogarifisė tė mjeshtėrve tė vėrtetė: Marubi, Pici, Jakova e Raboshta, tė cilėt i kanė dhėnė emėr qytetit tė Shkodrės, Angjelin Nenshati ėshtė vazhdues i denjė i kėsaj tradite tė njohur nė Europė e nė botė. Ai me tė drejtė mund tė quhet si “mė i riu ndėr tė vjetrit e shquar dhe mė i vjetri ndėr tė rinjė e mjeshtėrisė sė fotografisė”. Atė e karakterizon aftėsia pėr tė krijuar fotografi me nivel tė lartė profesional, estetik e artistik, durimi qė tė shohė dhe kėrkojė tė gjithė elementėt e njė fotogafie cilėsore dhe tė realizojė foto qė tė ngjallin emocion e kėnaqėsi.Duke u nisur nga pasioni i tij i madh pėr fotografinė, nga njohja dhe profesionalizmi i tij, nga kultura dhe dashuria e madhe pėr njerėzit dhe pėr punė e tyre, nga dėshira pėr tė mos i shpėtuar asgjė nga jeta e qytetit pa i fiksuar ato nė celuloid, nga korektesa, dashamirėsia dhe sjellja e ngrohtė ndaj secilit, si dhe nga numri i madh i fotografive cilėsore qė ka realizuar, Angelin Nėnshati meriton tė cilėsohet si njė ndėr fotografėt mė tė shquar tė vendit, edhe pse ka punuar pėr njė kohė tė gjatė nė kushte mė tė vėshtira se disa kolegė tė tij nė Tiranė.Angjelin Nenshati e ka gjurmuar dhe e gjurmon jetėn shoqėrore deri nė detaje, deri nė skutat mė tė veēanta tė saj dhe ka meritėn e madhe se ėshtė bėrė e bėhet kėshtu jo vetėm njė vėzhgues aktiv i saj, por edhe njė kontribues nė ruajtjen e pėrjetėsimin e vlerave tė historisė e kulturės sė qytetit tonė dhe tė jetės familjare tė qytetarėve.Njė meritė e Angjelin Nenshatit ėshtė se u ka trashiguar tre djemėve tė tij jo pasionin pėr fotografinė dhe mjeshtrinė e ushtrimit tė kėtij profesioni me vlera, duke u dhėnė gjithēka nga pėrkushtimi e aftėsitė e veta. Kjo tė bind se traditat e shkėlqyeshme tė fotografisė nė Shkodėr do tė vazhdohen me dinjitet edhe nė tė ardhmen
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 4°C
Lag.: 81%
Shpejt.: 8 km/h
Drejtimi: 320°
Barom.: 991.9 mb
NW
Vizitore: 1424060

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page