Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Basketboll arrow Valbona triumfon
Valbona triumfon E-mail
Saturday, 15 April 2006

vllaznia ne basket

Valbona - Vllaznia 100-60 (1-0).Basketboll-Meshkuj. Luhet finalja e parë e play-off-it. Skuadra kampione, fitore të thellë     15-04-2006.Valbona triumfon në finalen e parë.Valbona fiton 100-60 ndaj Vllaznisë në finalen e parë të play-off-it në basketboll për meshkuj, duke hedhur hapin e parë drejt titullit të katërt radhazi kampion.. Një fitore e lehtë e skuadrës kampione, 40 pikë diferencë, që flasin qartë për diferencat mes dy ekipeve në fushë, ndonëse finaliste. Valbona luajti me ritmin e saj të zakonshëm, ndoshta duke mos i shpenzuar të gjitha energjitë. Por ajo që zhgënjeu ishte Vllaznia, e lodhur nga takimet gjysmëfinale, duke mos dalë në lojën e saj dhe duke bërë shumë gabime.

c
(24-15, 14-14, 29-13, 33-18)
VALBONA: Bilali (21), Stevoviç (13), Kasmi (17), Shima (23), Skanja (7) / E. Karaj (12), Madani (2), Gjonaj (5) / Byberi, Sh. Llazani, Gaçi. Trajner: A. Muhametaj
VLLAZNIA: Halili (8), Bërdica (19), Nexhimi (15), Gjeçaj (7), Myselimi (8) / Omi, E. Llazani, Taraboshi (3), Hadëri / Tevija, Dibra. Trajner: E. Milla
Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, D. Bardhi.
Kjo e lehtësoi punën e skuadrës tropojane, e cila gradualisht mori masat dhe u shkëput gradualisht, duke mos i dhënë mundësi Vllaznisë që të rivalizojë. Te shkodranët dje mungoi trajneri Osmani dhe ekipi u drejtua nga ndihmësi i tij, Milla, ndërsa Erkand Karaj, megjithëse jo në formën më të mirë, u aktivizua në pjesën e dytë.
Kështu, Valbona e nisi ndeshjen me Skanjën në vend të Karajit, Shimën, Bilalin, Kasmin e Stevoviç. Ndërsa asnjë "surprizë" në formacionin fillestar të Vllaznisë, me Gjeçajn, Halilin, Bërdicën, Myselimin e Nexhimin. 5 minutat e para të lojës janë të shkodranëve, që arrijnë të luajnë mirë në mbrojtje dhe shkëputen 4-9. Por këtu loja e miqve ngec dhe Valbona shënon 16 pikë radhazi, shkëputet 20-9 dhe situata përmbyset krejt. Perioda e parë përfundon 24-15 për Valbonën, ndërkohë që në periodën e dytë niveli lë shumë për të dëshiruar. Skuadrat gabojnë shumë dhe pjesa e parë përfundon 38-29, duke mërzitur edhe ata pak tifozë të pranishëm, ndonëse ishte një finale. Por gjuajtjet e sakta nga distanca në periodën e tretë nga lojtarët e Valbonës e rritin diferencën, 55-38, 64-40. Bilali, Shima e Kasmi janë të saktë, ndërkohë që Gjeçaj duket i lodhur, ndërsa Nexhimi e Bërdica bëjnë pak. Perioda e tretë përfundon 67-42 për Valbonën, që në 10-minutëshin e fundit krijon shkëputjen më të madhe, 95-52, pra 43 pikë. Kasmi shënon një 3-pikësh në fund, që e çon Valbonën në kuotën e 100 pikëve, duke sigluar këtë takim, që fitohet nga kampionët 100-60. Të martën takimi i dytë final, në Shkodër.
Thanë pas ndeshjes
Adem Muhametaj, trajner i Valbonës: "Ishte një ndeshje e bukur, e kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. E zgjidhëm shpejt ndeshjen dhe më pas monitoruam gjithçka. Falënderoj të gjithë djemtë, pasi luajtën shumë mirë. Takimi i ardhshëm është në
Shkodër dhe natyrisht është një sfidë më e vështirë, pasi Vllaznia mund të bëjë të papriturat e saj dhe di të luajë shumë bukur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Gjithsesi, mendoj se sot (dje) kemi hedhur një hap përpara drejt titullit kampion."
Ermal Milla, zv.trajner i Vllaznisë: "Nuk mund të themi shumë për këtë takim, pasi humbëm duke mos luajtur shumë mirë. Mendoj se gabuam shumë dhe skuadra nuk ishte në nivelin që pritej. Ndoshta këtu ndikoi edhe lodhja, duke humbur shumë terren ndaj kundërshtarit. Shpresojmë që në takimin e ardhshëm, në Shkodër, skuadra të dijë të reagojë më mirë dhe të rivalizojë siç duhet, pasi luajmë në fushën tonë."

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 1°C
Lag.: 81%
Shpejt.: 32 km/h
Drejtimi: 350°
Barom.: 989.8 mb
N
Vizitore: 1423478

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page